LIVE UPDATES
Politike

“Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve?” Ina Zhupa: Çaçi iku pa dhënë përgjigje, pranim i dështimit të Bashkisë Sarandë

Zhupa deklaroi se mungesa e përgjigjeve dhe largimi i tij nga komisioni është tregues i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, duke ngritur shqetësime për furnizimin me ujë, menaxhimin e fondeve publike, gjendjen e arsimit, mungesën e infrastrukturës sportive e kulturore, problemet me parkimet dhe administratën e fryrë të bashkisë.

6 Qershor 2026, 11:00 Nga E.d
“Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve?” Ina Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, ku kryetari Bashkia Sarandë Oltion Çaçi, refuzoi ti përgjigjej pyetjeve të deputetes mbi problematikat e qytetit që deputetja i bëri në komision dhe braktisi mbledhjen.

Zhupa deklaroi se mungesa e përgjigjeve dhe largimi i tij nga komisioni është tregues i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, duke ngritur shqetësime për furnizimin me ujë, menaxhimin e fondeve publike, gjendjen e arsimit, mungesën e infrastrukturës sportive e kulturore, problemet me parkimet dhe administratën e fryrë të bashkisë. Sipas saj, “zero përgjigje” për këto çështje do të thotë “zero përgjegjësi”, ndërsa dështimet e qeverisjes vendore reflektohen çdo ditë në jetën e qytetarëve të Sarandës.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Braktisja e mbledhjes dhe refuzimi për përgjigje pyetjeve të mia ne Komisionin e Reformës Territoriale nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, nuk ishte thjesht një akt arrogance politike. Ishte dëshmia më e qartë e pamundësisë për të dhënë llogari para qytetarëve për mënyrën se si menaxhohet bashkia dhe si shpenzohen fondet publike.

Kur një kryetar bashkie largohet nga komisioni në momentin që përballet me pyetje konkrete dhe refuzon hapur të jap përgjigje për detyrat e tij, kjo është sindroma e një bashkie të korruptuar, jo funksionale dhe të shkëputur nga nevojat e qytetarëve.

Saranda meriton më shumë sesa një drejtim që identifikohet vazhdimisht me skandale, hetime, burg, paraburgim apo ish-zyrtarë të dënuar. Kjo nuk është fytyra e denjë e përfaqësimit të qytetarëve të Sarandës.

Oltion Çaçi nuk mundi t’u përgjigjej pyetjeve më elementare:

Si ka mundësi që në vitin 2026 Saranda ende nuk ka furnizim me ujë 24 orë në ditë, ndërsa bashkia krenohet me buxhete gjithnjë e më të larta? Cilat kanë qenë sektorët prioritarë ku janë investuar fondet? Ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve?

Pse kundërshton krijimin e Bashkisë Ksamil duke u mbështetur në statistika të vitit 2012, kur sot jemi në vitin 2026? Ksamili ka tashmë të ardhura të konsiderueshme nga bizneset, resortet, turizmi dhe një realitet krejt tjetër demografik e ekonomik. Pse nuk na tregoi sa të ardhura ka përfituar Bashkia Sarandë nga Ksamili gjatë vitit 2025 dhe sa nga vetë qyteti i Sarandës?

Si ka mundësi që një qytet ku nxënësit vazhdojnë të zhvillojnë mësimin me dy turne, ndërkohë që ekzistonte një shkollë e re e bërë me paratë e qytetareve si Eco Kampusi për t’i shërbyer komunitetit, zgjedh t’ua dhurojë atë oligarkëve për projekte hoteliere?! Si ka mundësi që sot në territorin e Ekokampusit ndërtohet pa leje dhe bashkia nuk reagon ndaj shkeljes së hapur të ligjit?

Në fjalën hapëse në komision dëgjuam se të gjitha shkollat dhe kopshtet janë rikonstruktuar. Realiteti është krejt ndryshe. Godinat janë të amortizuara, mungon ngrohja dhe prindërit detyrohen të mbledhin para nga xhepi i tyre për të blerë kondicionerë për klasat e fëmijëve.

Saranda vuan nga mungesa e plotë e hapësirave sportive dhe kulturore. Një qytet i rëndësishëm turistik nuk ka pallat sporti, nuk ka teatër, nuk ka kinema dhe nuk ofron asnjë hapësirë moderne për fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët. Aq më pak për turistët që vizitojnë qytetin.

Një tjetër problem madhor është parkimi. Saranda nuk ka parkime publike të mjaftueshme. Një parkim me rreth 100 vende është hapur larg qytetit, në hyrje te tij, por pa asnjë linjë urbane që ta lidhë me zonat kryesore. Si pritet që qytetarët apo vizitorët të lëvizin? Me taksi? Me makina me qira? Ky nuk është planifikim urban, por improvizim.

Ndërkohë, parkimet buzë rrugës në qytet janë të mbingarkuara nga automjetet me qira dhe motorra skic, ndërsa banorët e Sarandës nuk gjejnë vend për të parkuar.

Bashkia Sarandë, me rreth 23 mijë banorë, numëron sot rreth 450 punonjës. Një rritje e pajustifikuar pas reformës territoriale, e cila nuk është shoqëruar as me përmirësim të shërbimeve dhe as me eficiencë më të lartë. Përkundrazi është një administrate të fryrë për qëllime patronazhimi politik dhe elektoral.

Po ashtu ngrita pyetje për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet sociale, strehimin social, nivelin e borxhit të bashkisë dhe garantimin e standardeve të barabarta të shërbimeve në çdo lagje e fshat të territorit.

Për asnjërën prej këtyre çështjeve nuk mora përgjigje.

Zero përgjigje, sepse ka zero transparencë. Zero përgjigje, sepse ka zero përgjegjësi.

Dhe ky dështim nuk fshihet dot pas propagandës. Ai reflektohet çdo ditë në rrugët, shkollat, lagjet dhe shërbimet e qytetit./Dosja.al

ina zhupa sarandë oltion Çaçi

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë