LIVE UPDATES
Politike

Berisha në takimin e ‘Martens Centre’, think tanku zyrtar i PPE : Shqipëria po rrëshqet drejt narkoshtetit, integrimi në BE duhet të bëhet sipas meritave jo lobingjeve

Takimi i përvitshëm që bëhet për herë të parë ne një vend jo anëtar i BE-se, mbledh ekspertë e figura drejtuese nga PPE dhe fondacionet anëtare të Martens Centre.

6 Qershor 2026, 10:40 Nga E.d
Berisha në takimin e ‘Martens Centre’, think tanku zyrtar i PPE
Sali Berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD.

Takimi i përvitshëm që bëhet për herë të parë ne një vend jo anëtar i BE-se, mbledh ekspertë e figura drejtuese nga PPE dhe fondacionet anëtare të Martens Centre.

Gjatë takimit me ish-kryeministrin e Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, aktualisht Presidenti i ‘Martens Centre’, kreu i PD-së, Sali Berisha paraqiti një panoramë të plotë të gjendjes politike, institucionale dhe sociale në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtimin e vendit nga qeveria aktuale.

Gjatë takimi që u zhvillua në hotel ‘Melia’ në Durrës, kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj PPE-së dhe ‘Martens Center’ për angazhimin e tyre gjithnjë e më të madh në adresimin e realitetit shqiptar. Ai vlerësoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, mes tyre Instituti Republikan Ndërkombëtar, Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, KAS dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci, për mbështetjen e çmuar në procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit të strukturave të PD. Berisha theksoi se ripërtëritja është kryefjala e PD-së dhe se ky transformim do të forcojë kapacitetet e partisë si alternativa e vetme demokratike dhe europiane për Shqipërinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, ka rikujtuar edhe angazhimin e vrullshëm të opozitës gjatë periudhës së fundit, duke përfshirë organizimin e deri dy-tre protestave në javë, si dhe veprimtari intensive parlamentare dhe qytetare. I gjithë ky angazhim ka pasur si qëllim kryesor sensibilizimin e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar mbi dy skandale madhore, atë të skandalit Balluku, që prek drejtpërdrejt ish-zv/kryeministren e qeverisë Rama; dhe ai i AKSHI-t, që ngrejnë pikëpyetje serioze mbi integritetin e infrastrukturës shtetërore digjitale.

Sipas Berishës, refuzimi kategorik i Edi Ramës për të hequr imunitetin e Ballukut, përbën dëshmi të pamohueshme të kapjes së shtetit dhe të refuzimit institucional për t'u ballafaquar me drejtësinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD-ja ka dokumentuar me prova se Edi Rama ka ndërtuar një sistem të organizuar të blerjes së votave dhe manipulimit elektoral, duke mobilizuar burimet e shtetit në shërbim të interesave partiake. Instrumentet e këtij sistemi përfshijnë shpërndarje të drejtpërdrejtë të ndihmave sociale dhe faciliteteve tatimore me vlerë qindra milionë euro, bonuse dhe skema sociale të synuara ndaj shtresave vulnerabël, kryesisht të moshuarve, skema si ajo e AZHBR-së, e cilësuar nga PD si vjedhje e organizuar e fondeve evropiane dhe bashkëpunim i drejtpërdrejtë me kartelet e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës për blerje votash dhe falsifikim të procesit elektoral. Berisha u shpreh se, PD i kërkon komunitetit europian dhe institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të procesit elektoral në Shqipëri.

Duke folur në tryezë, kryetari i PD-së Sali Berisha shprehu shqetësim të thellë dhe alarm maksimal lidhur me transformimin e Shqipërisë në një narkoshtеt. Ai vërejti se toleranca e gabueshme e disa diplomatëve të huaj ndaj kultivimit dhe trafikut të kanabisit, me arsyetimin se bëhej fjalë për drogë të lehtë, ka çuar drejtpërdrejt në përshkallëzim të ndjeshëm të trafikut të drogave të forta me origjinë nga e gjithë bota, konsolidim të strukturave kriminale brenda institucioneve shtetërore, rrezik real dhe të dokumentuar për sigurinë rajonale europiane.

Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet, ka qenë bashkëfajësi pasive, theksoi lideri i opozitës Sali Berisha, duke i bërë thirrje BE-së dhe SHBA-së të rishikojnë qasjen e tyre ndaj qeverisë Rama.

Lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, PD mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë, por mban qëndrim të qartë e parimore: procesi i zgjerimit duhet të bazohet ekskluzivisht mbi merita dhe mbi transformime reale e të verifikueshme, që përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e institucioneve, zbatimin e plotë të standardeve dhe reformave të kërkuara nga BE-ja dhe transparencën e procesit elektoral dhe respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sipas tij, PD kundërshton kategorikisht çdo tendencë për ulje të standardeve apo anashkalim të kushteve të integrimit me qëllim legjitimimin e qeverisjes Rama. Kryetari i PD-së Sali Berisha foli në tryezën organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, edhe për skandalin e Kolegjit të Europës.

Berisha e ka cilësuar skandalin e Kolegjit të Europës në Tiranë, si një nga rastet më flagrante të lobimit të financuar me para publike shqiptare. Ky skandal, i lidhur me emrin e ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, aktualisht në hetim nga autoritetet belge hedh hije të rënda mbi tërë procesin e vendimmarrjes europiane për Shqipërinë. Partia Demokratike tha kryetari Sali Berisha, kërkon hetim të plotë dhe transparent, si në Bruksel ashtu edhe në Tiranë./Dosja.al

sali berisha jarl hjalmarson fld

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet