LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kërkoj zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve, ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

Berisha tha se kryeministri Rama ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve të BE-së.

6 Qershor 2026, 13:01 Nga E.d
Berisha: Kërkoj zbatimin e menjëhershëm të kërkesave
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve.  Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij.

Ai tha se kryeministri Rama duhet të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve. Berisha tha se kryeministri Rama ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve të BE-së. Në fund, Kryedemokrati tha se kërkesat e paraqitura dhe të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës. 

Sali Berisha: Prapë vazhdojmë pak më tutje në këtë mes. Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian. Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushte. Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve.
Prandaj presidenti i Këshillit Evropian ndalej dhe i kujtonte se Zvërneci ëshët zonë e mbrojtur për BE dhe nuk ke autoritet të veprosh në kokën tënde dhe xhepin tënd në atë mënyrë. Pra, ka pasur një seri zhvillimesh, ndërsa ky i quante hoxho bondo, bondo hoxho etj, etj me epitete.

Cili prej jush pa intervistën e tij në CNN. Turpi i shekullit, turpi i dheut. U garantoj se Kim Jong Un po të fliste, nuk do fliste ndryshe. Rrekej t’i mbushej mendjen gazetares se nuk ka projekt. Po ti si e dhe lejen e zhvillimit? Pse nuk bën publike çfarë kriteresh ke përcaktuar ti në përputhje me direktivën Natyra 2000, e cila kërkon vlerësimin e përshtatshmërisë, kërkon një seri, kërkon gjetjen e zëvendësimit të habitateve në qoftë se ato preken. Dhe në qoftë se këto nuk ndodhin, ti nuk mund të ndërtosh, është shumë e prerë. Të gjitha këto ky i kapërceu duke thënë se është ndërtuar në filan lagunë. Në qoftë se ndërtohet, ndërtohet në përputhje të plotë me peizazhin dhe je i detyruar që çdo cenim të habitatit ta kompensosh. Jo ta kompensosh mbrapa Dajtit siç bën ai.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim shumë të madh dhe mendoj se kërkesat e paraqitura, të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës. Ndaj dhe kërkoj menjëherë zbatimin e këtyre kërkesave. Është mashtrim me bisht se kush do i zbatojë kërkesat e tjera në qoftë se ti jep dorëheqjen. Po çfarë je ti, fundi i botës po ike ti. Do i zbatojnë kërkesat e tjera ata të cilët i kanë kundërshtuar aktet që ke nxjerrë ti. Ata të cilët kanë vite që kundërshtojnë me gjykata, në parlament e kudo korporatën tënde të korrupsionit, investitorët strategjikë që i përdore për ministrat e tu dhe akrobatët e tu.
Kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur.

Kush t’i bëjë ato? Ato i bën parlamenti dhe ti duhet të largohesh menjëherë, të dëgjosh zërin e qytetarëve.
Dhe hiq dorë nga intrigat. Ka urdhëruar Blendi Gonxhen tani që në mënyrë që të shuajë protestën të organizojë sa më shumë koncerte. E dënoj këtë praktikë. Pra, të shpenzohen dhjetëra milionë euro për të dëmtuar protestën, e cila ka qëllime shumë të larta dhe jam i bindur se me asgjë nuk mund të pengohet ky uragan pa realizuar qëllimet e tij./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet