Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Dita e 32-të e protestës qytetare në vend/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve 1 Kor...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë në selinë blu Këshillin Kombëtar të PD-së, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e fundit në muajin maj. • Gjatë mbledhjes, Berisha deklaroi se ka menduar që drejtimin e Këshillit ta marrë një grua dhe për këtë ai propozoi si kandidate Julia Emilin dhe Silva Hasën. • Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për vite me radhë është drejtuar nga Edi Paloka, i cili deklaroi më parë se do të hiqte dorë nga post drejtues në parti. • Një tjetër veprim i rëndësishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së është dhe lista e kandidatëve të propozuar si për anëtarë të Kryesisë së PD-së. Në këtë listë vërehet se mungon emri i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, i cili mesa duket nuk do të jetë më në kryesinë e PD-së. • Sipas listave që u lajmëruan nga Berisha, delegatët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zgjedhin anëtarët e kryesisë të ndara në tre kategori: gra, të rinj dhe burra. • Sipas rregullave të votimit, delegatët mund të votojnë deri në 6 kandidate gra, 6 kandidatë nga të rinjtë, si dhe 8 kandidatë burra. • Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, Këshilli Kombëtar i konstituuar sot, është më cilësori dhe më i fuqishmi i PD-së. Në mbledhje, kryedemokrati komentoi se protestat e të rinjëve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë, duke deklaruar mbleshtetjen e plotë të protestave nga ana e PD-së.
4 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Një tjetër veprim i rëndësishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së është dhe lista e kandidatëve të propozuar si për anëtarë të Kryesisë së PD-së. Në këtë listë vërehet se mungon emri i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, i cili mesa duket nuk do të jetë më në kryesinë e PD-së.
Sipas listave që u lajmëruan nga Berisha, delegatët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zgjedhin anëtarët e kryesisë të ndara në tre kategori: gra, të rinj dhe burra. Delegatët mund të votojnë deri në 6 kandidate gra, 6 kandidatë nga të rinjtë, si dhe 8 kandidatë burra.
Kandidatet gra
Adriana Tolka
Alketa Mukavelati
Amanda Zegjiri
Denisa Kele
Eda Grimoi
Edith Harxhi
Elena Qirici
Enkelejda Sallaku
Fatmira Kola
Floriana Garo
Ilda Zhulali
Ilirjana Kuçana
Lili Sula
Mimoza Hajdarmataj
Mirela Tabaku
Të rinjtë
Andia Ulluri
Anxhelo Karalliu
Arlind Ahmetaj
Arnold Karoqi
Arsen Dushku
Çajup Shehaj
Desada Xhetani
Erges Esku
Eva Metaj
Fatjon Bathorja
Glauk Olldashi
Jonathan Pano
Julian Beqiri
Jurgen Spaho
Kristina Çjoka
Laviola Guma
Loranca Hoxha
Mario Runa
Neada Stana
Nikola Kedhi
Nikolin Çali
Rezenbrik Serjani
Tedi Topliku
Xhorxha Nigo
Xhulja Xhekaj
Kandidatët burra
Alfred Lela
Arjan Ndoja
Asllan Dogjani
Aitrd Hoxha
Aurel Bylykbashi
Bislim Ahmetaj
Dorian Teliti
Edi Paloka
Enri Ceno
Ervin Minarolli
Fidel Kreka
Fisnik Qosja
Gazmir Spahija
Gent Strazimiri
Gjin Gjoni
Grigels Muçollari
Ilir Alimehmeti
Keltis Kruja
Lefter Geshtenja
Luan Baçi
Nevton Koçhelaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi se mbështet protestat e të rinjve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lideri i opozitës theksoi se askush nuk duhet të ngatërrohet nga sloganet apo qëndrimet e individëve të veçantë brenda protestave, pasi, sipas tij, qëllimi kryesor mbetet përballja me qeverinë. Ai vlerësoi se kjo gjeneratë ka arritur t’i shkaktojë goditjen më të madhe politike Edi Ramës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
"Të dashur miq, PD ka mbështetur dhe e mbështet fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj. Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga ndonjë slogan i tyre, që nuk është i tyre, ua them unë. Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre. Jo dhe jo. Imagjinoni ju një uragan dhjetëra mijëra vetë në variantin aty ku 1 mijë janë armiq tanë dhe që kërkojnë atë që kërkojmë ne, rrëzimin e qeverisë. Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje. Edi Rama është sundimtari më i keq, më amoral, më i rrezikshëm që shqiptarët kanë pasur në histori. Por mos harroni se idealet e atyre të rinjve janë idealet më fisnike. Aty ka njerëz, të cilët kanë humbur pronën dhe protestojnë për pronën dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për pronën.
Ka të tjerë që kanë përjetuar padrejtësi të tjera dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për padrejtësitë. Por korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore. Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90. E ktheu në një kalec mjeran të zyrave të policisë sekret ku i thotë ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë, ti ke atë njollë, ti ke atë tjetrën dhe mendon se me këto do të mundë sadopak të nxijë një lëvizje, më madhështorja pas viteve ’90 në Shqipëri. Një lëvizje rinore.
Të rinjtë, ashtu siç patën atë ndjeshmëri, atë guxim të shpëtonin vendin nga armët kimike, kanë tani atë ndjeshmëri dhe atë guxim të shpëtojnë vendin nga Edi Rama. Ndaj dhe unë kam një thirrje për secilin prej jush. Kam një thirrje për çdo shqiptar, të mos humbasë shansin historik për t’u dhënë një ndihmë kësaj gjenerate që po lufton për çdo shqiptar, po lufton jo për Shqipërinë e sotme, por për Shqipërinë e ardhme. Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje. Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë.
Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Po, çdo qytetar shqiptar që ka një rrjet social, e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre, të postojë, të ripostojë, të klikojë në mënyrë që edhe në këtë fushë, sepse Edi Rama pasi akuzoi Iranin se po na merr algoritmet, në një kohë kur algoritmet i kanë të tjerët, tani ka marrë kompani dhe u paguan çdo gjysmë ore pagesa marramendëse për t’ua spostuar algoritmet. Përshëndes edhe ato blogere dhe influencere që me shkathtësinë, imagjinatën, u bënë frymëzim për gjeneratën dixhitale të Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar dy emra për drejtimin e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ka menduar që drejtimin e Këshillit ta marrë një grua dhe për këtë, kryedemokrati propozoi Julia Emili dhe Silva Hasa.
"Tani, në përputhje me nenin përkatës të statutit, do paraqes para jush propozimet, nga të cilat ju do zgjidhni ata që vlerësoni se e meritojnë më shumë sipas jush. Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë dhe janë propozuar dy kandidatura. Zonja Julia Emiri dhe zonja Silva Hasaj," tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë në selinë blu, Këshillin Kombëtar demokrat, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e fundit në muajin maj. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës foli për protestat masive në vend, duke theksuar se ky tubim mbështetet fuqishëm nga PD, ndërkohë u bëri thirrje të gjithë shqiptarët t’i bashkohen. Kryedemokrati theksoi më tej se gjenerata Z ka shfazuar dhe shkonfiguruar komplet kryeministrin Edi Rama.
"Përshëndetje për të gjithë ju sot këtu në këtë sallë, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, e them me ndjenjë optimizmi, kënaqësie dhe krenarie, e Këshillit Kombëtar më të fuqishëm, më cilësor që PD ka zgjedhur në tërë historinë e saj. E Këshillit Kombëtar që merr përsipër, i sigurt, misionin historik të kësaj partie. Misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. Të dashur miq, sot Këshilli ynë Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD, e cila zhvilloi një betejë epike, të pashembullt në historinë e një vendi për të mbrujtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje.
Këtë lëvizje të një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjenerata Z, apo gjenerata e re t’i themi, ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara. Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike, të cilat i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB. Shqiptarët u mbetën mirënjohës pafundësisht atyre. E vërteta është se ajo ishte beteja kryesisht e gjimnazistëve shqiptarë. Ata gjimnazistë, dhe studentë më vonë, me një ndjeshmëri, me një pastërti, me ideale, kur panë se vendi vendosej para një rreziku papritmas ata u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij. Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet, ne e vërteta është ajo që na frymëzon, e vërteta është ajo që na udhëheq, dhe atë betejë nuk e bënë forcat politike, jo, ne i mbështetëm, por betejën e bënë ata.
Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan. Janë të bekuar. Nuk është kjo beteja e vetme e fituar prej tyre. Mos harroni një moment tjetër, shumë të rëndësishëm, kur dora e zezë ekzekutoi 5 metra nga pragu i shtëpisë Klodian Rashën. Shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet për të ndjerin Klodian Rasha, por ato gjenerata nuk i besoi dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme. E lemeritën pushtetin. E detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij. Tani ata janë në rrugë, forcë në botë që mund t’i pengojë ata pa realizuar përmbysjen e kësaj qeverie, nuk ka. Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij prokolalike, sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për t’ua rrëmbyer algoritmin, sado që ka krijuar me qindra e qindra faqe fake për t’i sulmuar ata, çfarëdo që bën, është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet. Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë. Ndaj dhe Edi Rama që paguan çdo gjysmë orë shuma marramendëse për ta mbajtur nën kontroll algoritmin, po humbet çdo gjë," tha Berisha./Dosja.al