LIVE UPDATES
Politike

Protesta e 11 korrikut/ Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri mungojnë mjekët, mungon financimi për shëndetësinë, mungojnë ilaçet dhe shërbimet

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat tha se qytetarët duhet të protestojnë për shkak se shëndetësia është në kolaps.

11 Korrik 2024, 10:22 Nga I.A
Protesta e 11 korrikut/ Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri mungojnë
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Partia Demokratike vazhdoi thirrjet për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 20:00 përpara kryeministrisë. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat tha se qytetarët duhet të protestojnë për shkak se shëndetësia është në kolaps. Alimehmeti ka theksuar se në Shqipëri mungojnë mjekët, mungon financimi për shëndetësinë, mungojnë ilaçet dhe shërbimet.

Deklarata e Plotë:

1. Që në krye të herës, modeli qeverisës “Rama” erdhi në fuqi me gënjeshtrën e “Shëndetësisë Falas”. E tani çdo qytetar e ka të qartë se sa falas është kjo shëndetësi. Plot 60% e shpenzimeve shëndetësore dalin direkt nga xhepi i qytetarit raporton OBSH-ja në fundin e vitit 2023, niveli më i lartë në Europë, pas 10 vitesh implementimit të “Shëndetësisë Falas”. Sepse në fakt këtë vizion ka modeli i tyre qeverisës.

2. Premtuan që do ta çonin shpenzimin publik të shëndetësisë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pas 11 vitesh që e shkruajnë vetë buxhetin kjo vlerë është vetëm 2.78% e PBB.

• Niveli më i ulët i shpenzimit publik në Europë.

• As nivelin 3% nuk e kapin dot, jo më nivelin 5%.

• Jo se nuk munden, por se nuk duan.

• Duan që të jenë qytetarët ata që paguajnë.

• Sepse ky është vizioni i modelit të tyre qeverisës.

3 E këto pak para që kanë vendosur, ku shkojnë? Ku i çon ky model qeverisës? Mbi 455 milionë euro kanë përfunduar deri tani në xhepat e tyre përmes skemës së katër koncesioneve në shëndetësi.

4. Kujtoj miqtë e mi që falë këtij modeli qeverisës, ndërkohë që ju u përballët të vetëm me pandeminë COVID-19 duke paguar nga xhepi çdo shpenzim, testim, ekzaminim e trajtim, jo vetëm që u tallën duke pretenduar se rimbursimi i shpenzimeve ishte vetëm 40 euro për pacient, por pretenduan se ishin edhe menaxhuesit më të mirë të pandemisë në botë.

a.  Por grupi ndërkombëtar i punës i udhëhequr nga Universiteti i ëashingtonit tregoi qartë se deri në fundin e vitit 2021 kishin humbur jetën 17.300 shqiptarë, mbi 5-fish më shumë se sa pretendonte Ministria e Shëndetësisë deri atëherë.

b.  E ky numër ka kaluar mbi 20.000 deri në fund të pandemisë, duke e bërë Shqipërinë një ndër 10 shtetet me menaxhimin më të keq në botë, falë vizionit të modelit të tyre qeverisës.

5. Për më tej, ky model qeverisës bazohet mbi krijimin e kapaciteteve të kufizuara.

a.  Kapacitete të kufizuara burimesh njerëzore. Dhe e dimë shumë mirë se sa mjekë e infermierë janë larguar tashmë nga Shqipëria, duke bërë që të kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë sipas OBSH-së e të kemi zona pa fund pa mjekë.

b.  Kapacitete të kufizuara shërbimesh. Dhe e dimë shumë mirë se si nuk kryhen sistematikisht shërbime të caktuara të spitalet publike që të krijohen hapësirat për shfrytëzime dhe abuzime.

c.  Kapacitete të kufizuara mjekimesh. Dhe e dimë shumë mire se si ranë me një të katërtën shpenzimet për rimbursimin e barnave: nga 2.1% e shpenzimeve totale buxhetore në vitin 2013, në 1.6% në vitin 2024.

E, ndërkohë që fondi i rimbursimeve ka rënë me 3.4% të shpenzimit total të FSDKSH, nga 24% në 2019, në 20.6% në vitin 2023, shpenzimet për koncesionet u rritën me 2% të shpenzimit total të FSDKSH, nga 7% në 9%. Pra, qartazi, paratë e rimbursimeve të ilaçeve tuaja po shkojnë në xhepat e tyre.

Sepse ky është vizioni i modelit të tyre qeverisës. Pikërisht ky model qeverisës, që bazohet mbi krijimin e mungesave, ka vendosur koncesionet dhe përfitimet në qendër të vizionit të tyre dhe pacientin në periferi. E për të hedhur hi syve njerëzve që nuk marrin sistematikisht shërbimin shëndetësor prej vitesh me radhë, demonizon personelin shëndetësor, të fundit në listë në shkallë përgjegjësie, pasi rregulli kyç i përgjegjësive është që përgjegjësitë shkojnë për lart. E kjo duhet të na bëjë të shohim qartësisht faktin se kemi aktualisht dy ish-Ministrat e Shëndetësisë të qeverive Rama 1, Rama 2 dhe Rama 3 në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

E në vend që të kërkojnë falje publike për dështimet e modelit të tyre qeverisës, ka disa ditë që Rama mbledh mjekët dhe në vend që të diskutojë me ta mbi mënyrën e zgjidhjes së kolapsit në shëndetësi dhe riparimin e këtij modeli problematik ai i kërcënon mjekët me masa represive. Ne e njohim mirë këtë model që ka implementuar ai që prej ardhjes në pushtet në 2013 dhe që nuk ka prodhuar asnjëherë zgjidhje. Epo ky model përçmues për jetën dhe shëndetin duhet kundërshtuar miqtë e mi! E drejta e shëndetit duhet mbrojtur! E drejta e jetës duhet mbrojtur! Për këto arsye ju ftoj të gjithëve në protestën e datës 11 korrik! Të protestojmë në emër të shëndetit! Të protestojmë në emër të jetës!

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara