LIVE UPDATES
Politike

Propozimi i Edi Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe është iniciativë private. Kryeministria për BIRN: S'kemi asnjë koment më shumë!

Dokumenti nuk është arkivuar nga Këshilli i Ministrave dhe nuk ka kaluar procedurat standarde protokollare dhe arkivore në Shqipëri, ndërsa ekspertët e vlersojnë si inciativë private të kreut të qeverisë shqiptare.

20 Qershor 2023, 14:27 Nga k.m.
Propozimi i Edi Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe është
Edi Rama

Më 8 qershor kryeministri Edi Rama thirri një konferencë urgjente dhe të rrallë shtypi me gazetarët dhe me tone dramatike mbi fatin e Kosovës, ku njoftoi se ai u kishte propozuar presidencës franceze dhe kancelarit të Gjermanisë “një draft të asociacionit” për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Rama tha në konferencë se drafti ishte konfidencial dhe se për të, siç edhe u konfirmua më vonë nuk ishin në dijeni as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por megjithë pretendimet e kryeministrit për sekret shtetëror, BIRN ka zbular që jo vetëm që dokumenti nuk është i klasifikuar por as i arkivuar nga Këshilli i Ministrave. Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN i kërkoi Këshillit të Ministrave draftin në fjalë ose arsyetimin ligjor për shpalljen e tij sekret shetëror.

Në një përgjigje zyrtare nëpërmjet postës elektronike, Këshilli i Ministrave deklaroi se dokumenti nuk ekzistonte në arkivat e qeverisë shqiptare.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, dëshiroj t'ju informoj se Autoriteti Publik nuk e ka në zotërim, këtë propozim, të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjigjen e Koordinatores për të Drejtën e Informimit pranë Këshillit të Ministrave.

BIRN gjithashtu pyeti Këshillin e Ministrave nëse propozimi në fjalë ishte dërguar apo jo në emër të qeverisë shqiptare apo si propozim personal i Edi Ramës. Përmes një zëdhënësi qeveria refuzoi ta sqaronte se kujt i përkiste propozimi.

“Kryeministri Rama e ka bërë të qartë për se, si, dhe se për çfarë bëhet fjalë,” tha zëdhënsja e kryeministrit Manjola Hasa.

“Nuk kemi asnjë koment më shumë”, shtoi ajo.

Për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, propozimi i Edi Ramës për komunat serbe nuk duket se vjen nga shteti shqiptar dhe as nga Këshilli i Ministrave.

“Që të ishte propozim i Shqipërisë duhej të kalonte përmes Presidencës dhe nëse do bëhej nga qeveria duhej të votohej në Këshillin e Ministrave”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

Krasniqi tha se dukej që bëhej fjalë për “një propozim personal” të kryeministrit që faktorizon këtë të fundit.

Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic. Megjithatë Rama e prezantoi atë si një përpjekje ekspertësh amerikanë e europianë, që do të zgjidhte “nyjën gordiane të dialogut” dhe që do i hapte rrugë njohjeve të reja të Kosovës./BIRN

edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit