Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Spahia shkruan se çështja e SPAK ndaj tij është qesharake, teksa liston edhe disa fakte që sipas tij rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokuroria. Spahia thotë se, SPAK e akuzon se nuk ka mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme.
TIRANË - Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykim nën akuzën “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, lidhur me shkarkimin dhe emërimin e administratorit të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se çështja e SPAK ndaj tij është qesharake, teksa liston edhe disa fakte që sipas tij rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokuroria. Spahia thotë se, SPAK e akuzon se nuk ka mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme.
Ai thotë se Prokuroria kundër korrupsionit e akuzon se nuk kam mbajtur në punë një njeri i cili sipas KLSH duhej të largohej nga detyra. Më tej Spahia ngre akuza, se padia ndaj tij është nisur politikisht për të dëmtuar PD-në në Shkodër.
Reagimi i Bardh Spahisë:
Çështja e SPAK-ut ndaj meje është qesharake: më akuzon se nuk kam kthyer në punë një administrator për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon “Largim nga Detyra”.
Faktet pas kësaj akuze, pa asnjë koment janë këto:
Më 16 Maj 2022, si Kryetar i Bashkisë së Shkodrës mora vendim për shkarkimin nga detyra të administratorit të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër—shoqëri tregtare në pronësi të Bashkisë Shkodër. Shkarkimi u bë pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe një raporti të Kontrollit të Shtetit që gjente shkelje dhe abuzime në ujësjellës-kanalizime dhe rekomandonte largimin e drejtorit.
Administratori bëri ankesë në gjykatë dhe gjyqtari nxorri urdhër për pezullimin e vendimit të shkarkimit deri në shqyrtimin e çështjes.
Unë respektova vendimin e gjykatës dhe prita derisa Gjykata e Apelit dha vendim, e cila prishi vendimin gjykatës së rrethit dhe rrëzoi masën e pezullimit të shkarkimit. Pastaj, unë mora vendim për shkarkimin e administratorit.
Në muajin shtator 2023, Gjykata e Shkodrës e pushoi çështjen dhe ish-administratori as nuk e ankimoi çështjen në Gjykatën e Apelit. Kështu çështja u mbyll.
Tre vjet më pas, dhe dy vjet pasi kisha lënë detyrën e kryebashkiakut, në korrik 2024, ish-administratori “kujtohet” të më denoncojë në Prokurorinë Shkodër për moszbatim të vendimit të gjykatës. Justifikimi ishte se pasi gjyqtari nxorri urdhërin e pezullimit të vendimit të shkarkimit, unë duhet ta kisha anulluar vendimin dhe ta kthejë në zyrë administratorin deri sa të vendoste gjykata.
Prokuroria e Shkodrës shpalli mungesë kompetence meqë “krimi” i supozuar ishte bërë nga një kryetar bashkie dhe e dërgoi padinë në SPAK.
SPAKU u mor menjëherë me këtë padi, duke i dhënë asaj përparësi të madhe. Unë jam thirrur katër herë për t’u marrë në pyetje për këtë “krim”. Nuk mendova kurrë se kjo çështje do arrinte në gjykatë, por sot SPAK e ka çuar për gjykim.
Që ta përsëris me fjalë të thjeshta: SPAK më akuzon se nuk kam mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme!
Kjo është qesharake: Prokuroria kundër korrupsionit më akuzon se nuk kam mbajtur në punë një njeri i cili sipas KLSH duhej të largohej nga detyra.
Padia ndaj meje është nisur politikisht për të dëmtuar PD-në në Shkodër. Unë do ta fitoj betejën para drejtësisë. Bashkë me qytetarët e Shkodrës do fitojmë më 11 maj edhe betejën politike kundër krimit e korrupsionit që ka pushtuar Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Kongresi SHBA - Gazetari investigativ i "The Daily Signal", Tyler O’Neil, ka bërë një deklaratë të fortë kët&...
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, por dhe kreut të Parisë së Lirisë, Ilir Meta,...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua gjatë takimit me të përndjekurit politik ku prezantoi prog...
Foto ilustruese KOSOVA- Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, u...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të të përndjekurve polit...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrar&eum...