LIVE UPDATES
Politike

Formimi i qeverisë së re të Kosovës/ Analiza: Koalicionet ende në ajër, sytë nga votat e diasporës

Dy javë e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk ka asnjë ide të sigurt se si do të duken institucionet e reja të vendit.

26 Shkurt 2025, 19:27 Nga M.B
Formimi i qeverisë së re të Kosovës/ Analiza: Koalicionet
Foto ilustruese

KOSOVA- Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ende të pasigurta. Votat e diasporës - që në përfaqësitë diplomatike kanë nisur të numërohen më 26 shkurt - mund ta kenë çelësin. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Dy javë e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk ka asnjë ide të sigurt se si do të duken institucionet e reja të vendit.

Në prapaskenë mund të zhvillohen bisedime e të bëhen përllogaritje, por në publik flitet pak. Vëzhguesit thonë se, në dritën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike në botë, është e rëndësishme që Kosova të ketë sa më shpejt institucione të qëndrueshme.

“Konstituimi i institucioneve mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është i nevojshëm edhe për shkak të interesave të Kosovës në planin e integrimeve evropiane, por edhe sfidave që e presin atë në planin ekonomik e politik”, thotë Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) në Prishtinë.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, tha më 26 shkurt se i takon partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, që, “si fituese e qartë e zgjedhjeve”, t’i formojë institucionet e Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, kjo parti doli e para me rreth 40 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me rreth 7 për qind.

Këto shifra tregojnë se asnjëra parti nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar shumicën në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe votat e diasporës - që janë mbi 80.000 - ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kurti tha se pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, javën e ardhshme, të dalë me rezultatet përfundimtare për subjektet politike.

“Të gjithë presim nga KQZ-ja edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, tha ai.

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti ka shprehur bindjen se Vetëvendosja e tij do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur. Gjatë fjalimit të asaj nate, ai ka përdorur gjuhë denigruese ndaj partive opozitare - gjë të cilën disa analistë e kanë interpretuar si mesazh se nuk do të kërkojë koalicion me to.

Mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen e kanë përjashtuar edhe PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, por jo edhe partnerja e kësaj të fundit, Nisma. Udhëheqësi i Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka vënë “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

“Kush më fton në tavolinë, unë shkoj. Për Kosovën”, ka thënë Limaj në një paraqitje në Radio-Televizionin Dukagjini.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Limajn dhe zyrtarë të tjerë të partisë së tij për t’i pyetur se a janë duke u zhvilluar bisedime për koalicion me Vetëvendosjen dhe, nëse po, deri ku kanë mbërritur ato, por, përkundër disa përpjekjeve, nuk mori përgjigje.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara - GAP, thotë se rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit, do ta përcaktojnë votat e diasporës. Ai beson se partitë janë duke pritur certifikimin e rezultateve - që është paralajmëruar se do të bëhet në mes të marsit - për të bërë hapa konkretë drejt koalicioneve eventuale.

Me votat e numëruara deri tash, Vetëvendosje i ka 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, e për të formuar shumicën i duhen së paku 61. Salihu pret që Kurti të sigurojë ndonjë deputet nga votat e diasporës, ndërsa llogarit edhe në dhjetë deputetët e komuniteteve joserbe, si dhe në një deputet nga serbët, por jo Lista Serbe.

“Ndaj, unë e shoh të mundshme që Vetëvendosje ta shfrytëzojë opsionin e Limajt, duke aplikuar edhe një lloj ‘kontraktimi’ të deputetëve të tjerë, për të mbështetur qeverinë”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Mendim të ngjashëm ndan edhe Gërgi nga GSLP-ja, por shton se një shumicë e tillë, me minimumin e deputetëve të kërkuar, nuk do të ishte stabile. Ai sheh edhe një opsion tjetër të mundshëm.

“Opsioni B është që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë një koalicion qeverisës qoftë me PDK-në, qoftë me LDK-në, në mënyrë që të ketë një stabilitet në qeverisje, si dhe të ketë numra të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit në prill të vitit të ardhshëm”, thotë Gërgi.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill të vitit 2026. Për Besar Gërgin është shumë urgjent, sidomos kur merren parasysh zhvillimet gjeopolitike në botë, të cilat, siç thotë, ndryshojnë dita-ditës. Jashtë luftës në Ukrainë, që ka marrë vëmendjen kryesore të BE-së dhe SHBA-së, Gërgi përmend edhe mundësinë e trazirave në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e dënimit të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

“Kështu që është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile dhe një udhëheqësi të sigurt në këto ujëra të rrezikshme gjeopolitike, në të cilat kemi hyrë”, thotë Gërgi.

“Unë besoj se partitë janë ngutur për të vendosur ‘vijat e kuqe’ pas shpalljes së rezultateve preliminare. Tash, duke parë realitetin e ri që po krijohet në terren, ato do të detyrohen që t’i rikonsiderojnë këto vija të vendosura”, shpreh bindjen Gërgi.

Salihu, në anën tjetër, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është në situatë për të nxituar me formimin e qeverisë së re, për shkak se buxhetin për këtë vit e ka të miratuar.

“Pra, kemi një qeveri në detyrë, të cilën e udhëheq LVV-ja dhe, natyrisht, qeveria në detyrë nuk ka kufizim kohor. Qeveria në detyrë mund t’i ndërmarrë të gjitha veprimet sikurse një qeveri e zgjedhur”, thotë Salihu.

Sipas tij, i vetmi kufizim është fakti se ajo nuk mund të procedojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare për miratim në Kuvend. Me Kushtetutën e Kosovës, 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zyrtar zgjedhor nga KQZ-ja, presidentja Osmani duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Kjo praktikë edhe mund të zgjasë - në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet