LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Diktatori sot nuk ka Sigurim, por ka Pojën, Xhevdet Troplinët e Bajrët që shpalosin autokolonat e tyre

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Rama tani nuk ka sigurim të shtetit, por ka bandat, si Bajrat në Shkodër, Pojën e Xhevdet Troplinin në Durrësi e të tjera banda në qytete të tjera.

26 Shkurt 2025, 18:27 Nga E. D
Berisha: Diktatori sot nuk ka Sigurim, por ka Pojën, Xhevdet Troplinët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të të përndjekurve politikë, është shprehur se Kryeministri Edi Rama është narkodiktatori i ri. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Rama tani nuk ka sigurim të shtetit, por ka bandat, si Bajrat në Shkodër, Pojën e Xhevdet Troplinin në Durrësi e të tjera banda në qytete të tjera. Më tej Berisha tha se në Shqipëri, gjatë paqes po t’i bëje kundërshti regjimit duhet të hapje ose varrin, ose dyert e burgut dhe të kampit. 

"Të dashur miq, sot ne diskutojmë programin e PD për trajtimin në tërësi të problemeve serioze, shumë të rëndësishme të shtresës së të Përndjekurve Politikë. Por ne e diskutojmë këtë program në një kohë kur, shoqëria shqiptare, Shqipëria përjeton diktaturën e dytë. Përjeton një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë. Ne jemi sot nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend. Ka në dorë të tij të gjithë vendimarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale.

Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhpisat e Sigurimit të Shtetit. Nuk ushtrojnë më pak terror në Durrës, Xhevdet Troplini, apo i famshmi Poja, se sa dikur dega e Punëve të Brendshme. Por kishte një dallim ama. Dallimi në atë kohë ishte se kishte një ligj, që ata, ligji i keq, ligji i shkruar, mbi bazën e cilit vepronin. Sot nuk ka asnjë ligj. Ligjet janë krejt tjera. Ligjet janë në rregull. Janë ligje të një vendi demokratik, por ligjet shkelmohen. Ligjet nuk respektohen. Ligji, është në kuptimin absolut vullneti i padrinos. Dhe, në qoftë se diktatori me genocidin e tij se, regjimi komunist ka kryer genocid në Shqipëri.

Regjimi komunist në Shqipëri në aspektin e dhunës dhe represionit, me të drejtë është krahasuar me regjimin nazist në kulmin e luftës. Po! E thotë Karls Xhasper që, në Gjermani për të qenë opozitar duhet të hapje me duart e tua varrin, por ama e thotë gjatë lutës. Në Shqipëri, gjatë paqes po t’i bëje kundërshti regjimit duhet të hapje ose varrin, ose dyert e burgut dhe të kampit. Kjo është e vërteta. Megjithatë, i gjithë ky genocid, kjo dhunë preku rreth 20% të popullatës. Kurse, ky genocidi i padrinos, i narkotrafikantit, ky në 10 vjet ka largua 45%. Spastrim etnik është ky. Genocid është. Pse iknin që të gjithë? Sepse nuk mund të jetojnë. Ikin që të gjithë nga varfëria dhe mjerimi. Në pamje të parë, ka liri. Po çfarë lirie? Liri për të ikur. Liri për t’u larguar nga ky vend," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet