LIVE UPDATES
Politike

Projektbuxheti/ Duma-Muzhaqit: Ç'keni bërë për rininë që po largohet? S'jeni të qartë në rolin tuaj

Ditën e sotme, vijoi seanca e dytë në Komisionin e Punëve dhe Çështjeve sociale me ministren Bora Muzhaqin.

1 Nëntor 2022, 10:09 Nga A.B
Projektbuxheti/ Duma-Muzhaqit: Ç'keni bërë për
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Grida Duma dhe ministrja Bora Muzhaqi u përfshinë në një debat për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2023”. Duma kërkoi nga ministrja që të bënte publike objektivat e programit që kap vlerën 11 miliard, e sesi ky projekt do të funksionojë. 

Duma iu drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve. Pas kësaj kërkese nisi debati mes tyre për rolin e ministres. 

DEBATI I PLOTË

Grida Duma: Nuk kemi kërkesë që të lexoni emrat e projekteve.

Muzhaqi: Jo do lexoj sa është buxheti dhe çfarë bëjnë

Duma: Cili është targeti i rinisë që ju mbuloni?

Muzhaqi: Për fëmijët nga 0-18 vjeç dhe 15 deri në 18 konsiderohen të rinj. Duke qënë se e kërkuat dje, po ju tregoj dhe programet. 

Duma: Kush ka qënë objektivi për programin 11 miliard? Si parashikohet programi 11 miliard? Si do ta rregullojë eficencën? 

Muzhaqi: Këtu jemi mbledhur për të diskutuar.

Duma: Jo një herë dhe dy herë. Ju thoni vlera është aq, ju them cilat godina, ju thoni do i them më pas. Meqë thoni se mediat bëjnë tituj spekulativ, nuk bëhet asnjë për protestën e pedagogëve

Muzhaqi: Unë po flas për buxhetin

Duma: Dhe unë për buxhetin po ju flas

Muzhaqi: Nëse me lejoni, çfarë parashikohet që të bëhet vitin e ardhshëm. Buxheti që unë mbuloj është ai për rininë. Unë e kreva raportimin për ministrinë time, ju po më kërkoni për më gjerë.

Duma: Ky 11 miliardi është nga buxheti i shtetit?

Muzhaqi: Po

Duma: Pse e keni parashikuar ndërtimin me këtë projektbuxhet. Kjo shkon përtej bisedës tonë

Muzhaqi: Jo nuk shkon përtej, nuk do të thotë se duhet të marrim autonominë e tenderimit. 

Duma: Ta mbyll unë pastaj vijon. Ministria duhet të shqetësohet se këto buxhete ti ndërtojë në hall, po ju nuk jeni për ministrinë e arsimit, as për rikonstruksionin e godinave. Ju falenderoj që na e thatë që në këto 11 miliard futet rikonstruksioni. Në këtë sens ju këshilloj që të mos e vazhdojmë me këtë të rikonstruksioneve se nuk është një lavdërim.

Muzhaqi: Ndjesë se ndoshta përsëritem, strategjia kombëtare e rinisë nuk rivendoset në strategjitë e tjera. Ndaj unë dhe dje insistova se jam këtu për të folur për buxhetin që e kam bërë unë. 

Duma; Nuk jemi komision te mënyra sesi i bëni ju ushtrimet. Nuk jemi këtu për ushtrim. 

Muzhaqi: Prandaj po përpiqem.

Duma: Përpiqu pak më shumë se mbase ju kuptojmë. Nuk ju kërkojmë që të radhisni projekte të akademive apo të barinjve. Ne kërkojmë shifrën. Mirë na jep tre shifra që ju kuptoni. Shifra nuk kuptohet. Ju nuk kuptoni rolin tuaj

Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim

Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vjet. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem.

Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Duma: Si thatë?

Muzhaqi: Po e përsëris për ta rikujtuar

Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne

Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje

Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol , Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.

Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente

Duma: Ka kaluar koha e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj

Muzhaqi: E kam shumë të qartë.

Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten.

bora muzhaqi grida duma komisioni per ceshjet sociale

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë