Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i RMV-së, Admirim Aliti dhe ajo e shtetit dhe integrimit për Shqipërisë, u shprehën se kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin mes dy vendeve për rrugën drejt integrimit në BE.
SHKUP- Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen për 'Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian'. Ministri i RMV-së, Admirim Aliti dhe ajo e shtetit dhe integrimit për Shqipërisë, u shprehën se kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin mes dy vendeve për rrugën drejt integrimit në BE.
Ministri Admirim Aliti: Qeveritë tona e kanë të qartë rrugën, jemi të lumtur se jemi përkrah njëri tjetrit. BE është stacioni ku ne duam të arrijmë, përkundër të gjitha sfidave, së shpejti do jemi anëtarë të plotfuqishëm të BE. Si ministër i shoqërisë dhe administratës shpreh dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e inovacionit. Promovimi i inovacioneve dhe projekteve në sektorin e TIK dhe shkëmbimi i përvojës do të sigurojë krijimin e një mjedisi që mbështet inovacione në të dyja vendet. Shpresoj që të tilla të kemi në vazhdimësi.
Ministrja e shtetit për integrimin dhe kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka: Perspektiva e përbashkët drejt BE është kyce për stablitetin në rajon. Kjo përbën një moment historik për të dy vendet tona, janë promotore dhe do të kontribuojnë fuqimisht në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Të dyja vendet nga nisja e procesit të negociatava janë të përkushtuara për reformat që përmirësojnë vlerat tona. Në Shqipëri jemi të vendosur për të thelluar programin e reformave, mirëpresim bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të përfshpejturar procesin për të mbështetur njëri tjetrin. Ne do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, duke theksuar dhe një herë bashkëpunimin.
Do të punojmë dhe për disa masa që do të rrisin efektivitetin e procesit të negociatava do ta bëjnë atë më të shpejtë dhe rezultativ. I kemi filluar bisedimet me kolegun tim dhe për një format ballkanik, midis kryenegociatorëve, kemi vendosur që dy vendet tona të bëhen promotore.
Foto nga mbledhja OHER- Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen pë...
Bledi Çuçi dhe Oliver Spasovksi SHKUP- Në takimin e dy qeverive, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, janë prezantuar nga ministrat...
Qani Xhafa ELBASAN- Luçiano Boçi ka vendosur që të lërë mandatin e deputetit të Partisë Demokratrike, për ...
Artan Grubi TIRANE- Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha sot në takimin e përbashkët mes dy qeverive, Shqip&eum...
Artan Grubi SHKUP- Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi listoi 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 Shkupit dhe Shq...
Belinda Balluku SHKUP- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u shpreh gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ...
Edi Rama dhe Artan Grubi SHKUP- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë s&e...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në samitin e Bashkimit Europian që të do zhvillohet në Tiranë në...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ballkani i Hapur u ka dhënë mundësitë dy qeverive që të shohin p&e...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit. Në f...