"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
PËRMES FOTOVE! Berisha rikthehet si kryetar në PD pas 9 vitesh
Pas publikimit të rezultatit, Berisha shkoi në selinë e PD-së ku u prit nga qindra demokratë të cilët i rezervuan një pritje entuziaste.
23 Maj 2022, 07:35Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. Ai u rikthye mbrëmjen e kaluar në krye të PD-së pas një procesi zgjedhor, ku morën pjesë më shumë se 40 mijë demokratë.
Pas publikimit të rezultatit, Berisha shkoi në selinë e PD-së ku u prit nga qindra demokratë të cilët i rezervuan një pritje entuziaste.“O Sali o hero, e gjithë Shqipëria ty të do”.- ishin thirrjet më të cilat u prit Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Berisha mundi rivalin e vetëm në garë, Ibsen Elezin me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme ishin vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhjet e sotme. Berisha u betua dhe u shpreh se do ta bënte Shqipërinë një vend ku të rinjtë të realizojnë ëndrrat e tyre këtu dhe të mos e shohin emigrimin si zgjidhje.