LIVE UPDATES
Politike

Prishja e ndërtimeve në Theth/ "Bloomberg": Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane thekson edhe lirim e hapsirave publike në qytetin bregdetar të Vlorës dhe prishen e 100 objekteve në fshatin alpin verior të Thethit. Ndër të tjera Bloomberg shkruan se tetë ekipe arkitektësh janë shpërndarë nëpër gjithë vendin me 2.4 milionë banorë.

18 Korrik 2025, 12:20 Nga E. D
Prishja e ndërtimeve në Theth/ "Bloomberg":  Zemërimi i
Edi Rama

SHBA- Agjencia amerikane, Bloomberg, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit në vendin tonë, konkretisht aksioni për prishjen e ndërimeve paleje. Bloomberg në artikull shkruan se Kryeministri Edi rama po zbaton planet e tij për të shembur rreth gjysmë milionë ndërtime në vend.

Agjencia amerikane thekson edhe lirim e hapsirave publike në qytetin bregdetar të Vlorës dhe prishen e 100 objekteve në fshatin alpin verior të Thethit. Ndër të tjera Bloomberg shkruan se tetë ekipe arkitektësh janë shpërndarë nëpër gjithë vendin me 2.4 milionë banorë.

Agjencia amerikane gjithashtu ka përmenduar edhe kundërshtarët politikë të Ramës që e kanë kritikuar ashpër për shkatërrimin e Thethit, gjë që Kryeministri e mohon. Bloomberg thekson se zemërimi i Kryeministri është veçanërisht i fortë në veri, ku vlerësimet për Ramën janë më të ulëta krahasuar me rivalin e tij kryesor, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Artikulli i Bloomberg

Kryeministri shqiptar Edi Rama po vazhdon me planet e debatueshme për të shembur gati gjysmë milioni ndërtime pa leje në të gjithë vendin, pavarësisht zemërimit në rritje të banorëve vendas, të cilët e akuzojnë për sabotim të industrisë së lulëzuar të turizmit.

Skuadrat e prishjes po pastrojnë kioskat, zgjatimet në trotuar dhe ambientet e jashtme të kafeneve në kryeqytetin Tiranë. Në qytetin bregdetar mesdhetar të Vlorës, po hiqen kasolle druri dhe bare plazhi. Ndërsa në fshatin alpin verior të Thethit, buldozerët kanë shembur tashmë gati 100 ndërtime.

Tetë ekipe arkitektësh janë shpërndarë nëpër gjithë vendin me 2.4 milionë banorë. Ata do të vendosin cilat ndërtesa duhet të prishen dhe cilat kualifikohen për legalizim retroaktiv. Ndërkohë, më shumë se 18 drejtorë bashkiakë, si dhe disa drejtues komisariatesh policie, janë shkarkuar nga qeveria për mosveprim ndaj ndërtimeve të paligjshme më herët. 

Kundërshtarët e planit thonë se kanë shpenzuar kursimet e jetës në prona për turizëm sektor që përbën rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe akuzojnë qeverinë për veprime të pabarabarta, gjë që ajo e mohon.

Zemërimi është veçanërisht i fortë në veri, ku vlerësimet për Ramën janë më të ulëta krahasuar me rivalin e tij kryesor, ish-kryeministrin 80-vjeçar Sali Berisha. Gjatë protestave në Theth javën e kaluar, banorët ngritën bllokada rrugore dhe hodhën koktej molotovi ndaj inspektorëve dhe policisë, sipas raportimeve lokale.

Pasojat e qasjes së lehtë ndaj ndërtimeve u bënë të dukshme në vitin 2019, kur tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Shqipërisë vrau 51 persona, plagosi 3,000 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Kostoja për të riparuar mbi 14,000 prona u vlerësua rreth 1 miliard euro (1.2 miliard dollarë). Prokurorët lëshuan urdhër-arreste për inxhinierë, ndërtues dhe zyrtarë të dyshuar për shkelje të standardeve të sigurisë. 

edi rama sali berisha theth bloomberg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj