LIVE UPDATES
Politike

PËRGJIMI I PLOTË/ Publikohet biseda e rrallë Rama-Berisha-Hajdari 32 vjet më parë

Në këtë takim, katër protagonistët flisnin me pasion dhe binin dakord me njëri-tjetrin, për të organizuar rrëzimin e një regjimi, regjimit komunist.

6 Janar 2023, 15:12 Nga F.M
PËRGJIMI I PLOTË/ Publikohet biseda e rrallë Rama-Berisha-Hajdari
Përgjimi

TIRANË- Një regjistrim i rrallë i datës 4 janar 1991 është publikuar 32 vite më vonë. Përgjimi i realizuar në një studio të Tiranës në rrugën “Mine Peza”, ku ndodheshin një seri studiosh piktorësh, në një prej të cilave u takuan disa personazhe, tregon një bisedë mes 4 personave që do të luanin role shumë të rëndësishme në 32 vitet e ardhshme të Shqipërisë politike.

Bëhet fjalë për një takim ku shfaqen së bashku Edi Rama, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Ky takim i panjohur më parë, i cili është regjistruar nga piktori Ramadan Karanxha, është bërë publik dhe është diskutuar në emisionin “Opinion”, një natë më parë. Në këtë takim, katër protagonistët flisnin me pasion dhe binin dakord me njëri-tjetrin, për të organizuar rrëzimin e një regjimi, regjimit komunist.

PËRGJIMI: 

Sali Berisha: Skandal! Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta.

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them, kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Sali Berisha:  Ouu! Bravo! Shumë të drejtë ke!

Azem Hajdari. Në rast se gazeta nesër në ora 8:00 nuk del, e gjithë Tirana e di, do dalim, do rrimë aty…

Edi Rama: Pse merr elementin më asocial, pse thua se prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frikë ë, unë se bëj se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpëtoj ty. ( I referohen Ramiz Alisë).

Sali Berisha: Jo se s’ka ai ( sërish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se se dimë ne se ça ka ai mbi shpatulla, për mua më gafa më e madhe në histori ka qenë kjo; ky që në fillim t’i thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet, një moment histori ju them 1, 2. Sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë! Trashëgimia e tij njihet apo jo?! Ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se s’i njohin, edhe fëmija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë.

Edi Rama: Kjo po bëhet për diplomaci, ti ma merr për frikë.

Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.

Edi Rama: Bile përkundrazi, e parë gjë që ai duhet t’ju dijë për nder është kjo, këtë duhet t’jua dijë për nder, për këtë duhet t’jua japi e t’ju thotë faleminderit. Jo fare-fare atje, e në fund fare të vijë edhe atje, e ti shkojnë kështu…

Sali Berisha: Tani, nëse pengojnë gazetën… Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, “ftoj popullin në rrugë e në miting!”

Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim.

Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…

Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?

Berisha dhe Hajdari: Nesër duhet të dalë.

Sali Berisha: Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bëjmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë bërë 20 mijë informatorë kanë shpërndarë pas ngjarjeve të ambasadave.

Edi Rama: O profesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë pacipërine, ata janë të pacipë.

Sali Berisha: Shumë e vërtetë!

Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipë.

Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp!

Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zbërthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kështu?

Sali Berisha: Jo shiko këtu, e po na nxorën pengesa, do të jemi ultimatik!

Azem Hajdari: Unë…do dal te sheshi te Skënderbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ça të duan, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të dojë ai qe jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendos kulturë demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40 vjetorin e Konferencës të Pezës; “Para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata,  e morëm ne, na lumt”, ne jo, ne s’kena punë pushteti.

Edi Rama: Jo mo jo, lufte për pushtet është.

Azem Hajdari: Bie fjala, jo prit, pushtet në interes të Shqiptarisë…

Edi Rama: Luftë për pushtet është. Çfarë është ajo?! Pushteti, s’diskutohet ajo punë! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja përmendni emrin më.

Sali Berisha: Kush ja përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetëm në mitingun themelues, në asnjë miting tjetër si është përmend më emri.

Azem Hajdari: Me dëgju në mitingun e Shkodrës…

Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, thotë që janë disa njerëz që kanë programe…

Azem Hajdari: Në Shkoder i thashë unë…

Sali Berisha: Në asnjë mënyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte, “popull është ba ça është ba ( bërë), këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperiencë që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…”

Edi Rama: Kush mor..kush me e bo?!

Azem Hajdari: Ai ftoi gjithë komunistët shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në Shkodër e ka ba për udhëheqjen.

Sali Berisha: Të gjithë të thonë, jemi fajtorë!

Edi Rama: Një gjë tjetër, ti thu kanë bo gabim, ai s’thotë asnjëherë që ka bo një gabim, unë s’di të ketë përmend ndonjë gabim ai.

Azem Hajdari: Por prapë e ruajti në Kushtetutë… Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesëm nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojmë funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nëse e lufton shume burokratizmin shoqëria shkatërrohet.

Edi Rama: Unë imagjinoj vetëm një gjë, si bëhen ata kur shohin ato mitingje në televizor, vetëm këtë imagjinoj. Si behën ata kur shohin ato turma që ngrenë duart, këtë më thuaj.

Sali Berisha: Shiko ça bëjnë ata. Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muj, e në Kavajë mu desh me dal në miting, nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me të vërtetë me merreshim këmbët,të them të drejtën, ça banë kta , këto kanë hap llafin në gjitha degët e brëndshme se kam qënë i dehur në Kavajë dhe i janë marr këmbët.

Azem Hajdari: E di e vërtetë mezi dalim nga mitingu . A di si dalim nga mitingu të them unë si dalim,  duhet me zbrit poshtë e me lujt lojën e mitingut, të merr turma të hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë metër në shpinë, mua dje në Shkodër më morën e më përcollën, në Elbasan të njëjtën gjë…

Edi Rama: Këta e duan vetëm me forcë, vetëm forcë duan këta asgjë tjetër.

Sali Shijak: Duhet të futen në parlament 25-30% në Parlament.

Azem Hajdari: Me 10 shkurt thua ti? Nuk shkojmë fare.

Sali Shijaku: Edhe 4 vjet e dominon ai, me këtë përbërje, me këtë fshatarësi se gjithë propagandën e kanë në dorë partia punës, pra 25deri 30 % po mundet me fut.

Sali Berisha: Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, ti futemi përveç fshatit këto 10 ditë sa të mundemi me ba.

Edi Rama: Po këtej s’do shkoni, Tepelena, Gjirokastra.

Sali Berisha: Tepelenën e kemi mirë…

Azem Hajdari: O Sali po do shkojmë na kërkon dhe baza…

Sali Berisha: Tepelenë dhe Sarandë, një herë pastaj Gjirokastër… Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korçë e nuk shkuem ne Pogradec. Shiko si është puna ata kërkojnë këtë atyre, se provinca është province gjithmonë, ata e dinë qe u legalizue por se besojnë qe e legalizuam…

Sali Shijaku: Ata kanë jetu në bajga të lopës e thonë “rroftë Ramiz Alia” nuk dinë gjë ata fare.

Sali Berisha: Shkodrën e terrorrizuan ata.

Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët s’pyesin.

Sali Shijaku: Të organizohet, merr çuna të rinj, të paguajnë të gjithë anëtarët, të mblidhni fonde, a i keni kërku, i regjistroni, a i jepni ato letrat?

Sali Berisha: Te gjitha llogaritë kush don me ndihmu, aty?

Sali Shijaku: Këto të hidhen në fonde për agjetacion dhe propagandë.

Edi Rama : O profesor ( i drejtohet Berishës) po Partinë e Punës s’do e sulmoni direkt me emër, burokratët, burokratët, po Partinë e Punës direkt me emër?

Azem Hajdari: Në miting…

Edi Rama: Në miting ee… Direkt me emër Partia e Punës, edhe partia në pushtet, s’ka rëndësi.

Azem Hajdari: Me emër me emër direkt.

Sali Berisha: Edhe dje… me emër, bile thashë “siç ishte parimi i Enver Hoxhës me hangër bar”, e thashë direkt me emër.

Azem Hajdari: Po edhe dje thashë ai ka pas kult individi dhe kanë tërë jetën vetëm…

Sali Berisha: Dhe na pengojnë, çfarë të bësh vetëm me një makinë, ku të shkosh më parë tani ne na duhen 5 makina, 10 makina minimumi. A kupto? Për t’u shpërnda.

Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat… ça mendimi keni? Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrimë aty, meqë është dhe dëshira popullit aty të rrimë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, s’ka njeri me ardh aty.

Sali Berisha: Shiko , dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka këtë në dorë?

Azem Hajdari: Po presidiumi e ka.

Sali Berisha: Presidiumi është një organ aq konservator e regresiv sa që se imagjinoni dot.

Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partisë, ushtri aty të vijnë të jepet urdhri, të vijnë përfaqësuesit.

Edi Rama: Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nëse behet mitingu plot , kush do vijë të ndërhyjë po të jenë 80 mijë vetë, kush do vijë, me 80 mijë vetë këtu nuk lëvizim, kush do vijë të prishi punë?! Këtu nuk lëvizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj.  Ndërhyjnë po ta marrin vesh para, aty është frikë.

Edi RAMA: Pas mitingut pastaj…

Azem Hajdari: Shefi Policisë Tiranë ka deklaruar që jap dorëheqjen nga Partia Punës, shefi policisë.

Sali Berisha: Po, po ka dhanë intervistë, po, po.

Edi Rama: Pash Zotin!/tvklan.al

edi rama sali berisha azem hajdari

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari