LIVE UPDATES
Politike

Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri

Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

29 Maj 2023, 18:11 Nga k.m.
Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri
Katalin Novák

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023. Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare. Më pas, vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp. 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA: 

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Hungarisë, Sh.S.Znj. Katalin Novák. Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vedeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

katalin novak

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit