Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetja Ina Zhupa, tha se 1200 nxënës të shkollës “Adem Sheme” nuk kanë asnjë informacion se si do të vijojë mësimi në këtë shkollë.
SARANDË- Partia Demokratike akuzoi sot ministrinë e Arsimit se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e institucioneve arsimore në vend teksa do të mbyllë për rikonstruksion një shkollë në Sarandë në mes të vitit arsimor.
Deputetja Ina Zhupa, tha se 1200 nxënës të shkollës “Adem Sheme” nuk kanë asnjë informacion se si do të vijojë mësimi në këtë shkollë.
DEKLARATA E PLOTË:
Ndodhem në qytetin e Sarandës bashkë me kryetaren e degës së Partisë Demokratike për qytetin. Jemi këtu për të denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës.
Mbrapa nesh ndodhet shkolla “Adem Sheme”, e cila bashkë me shkollën “9 Tetori” janë dy shkollat e vetme që ofrojnë shërbime për nxënësit e Sarandës. Aktualisht të dyja janë të mbingarkuara me nxënës. Mbahen rreth 1200 nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.
Nëse situata do të ishte marrë parasysh dhe do të ishte zgjidhur duke hapur dhe duke vënë në funksion ecokampusin ne nuk do të ishim të detyruar sot që të denonconim rastin e radhës kur institucionet shtetërore neglizhojnë dhe nuk marrin parasysh interesat e nxënësve dhe mësuesve, siç është rasti konkret.
Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?
Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore.
Arsimi është harruar kudo. Është harruar edhe këtu në Sarandë. Gjendja se si shkollohen nxënësit e Sarandës është e mjerueshme dhe e lënë në harresë.
Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare,për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.
Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.
Banorët e Laprakës TIRANË- Banorët e Laprakës janë rikthyer në rrugë. Ata protestojnë sërish për t&e...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim ndaj Ba...
FRPD TIRANË- Ka përfunduar numri i votave. Besart Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota dhe &eu...
Familja Meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur (SPAK) ka firmosur tre letër-porosi t...
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen TIRANË- Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. N&e...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga media malazeze “Pobjeda”, e cila shkruante sot se...
Yuri Kim TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe përfaqësuesja Yuri Kim kanë reagu...
Monika Kryemadhi Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk lë më njerëzit që të lyejnë faqet e mureve, e ke parë ç'u ka b&eu...
Monika Kryemadhi Monika Kryemadhi: Unë nuk kam qenë në takim. Në dijeninë time ka qenë një takim mbi dy orë. D...
Monika Kryemadhi Monika Kryemadhi: Unë e kam parë qesharake, e di të gjithë historinë, e di si e kanë shantazhuar autoritetin...