LIVE UPDATES
Politike

"Po ju rrëmbejnë pronat për të bërë ndërtime pa leje", Balliu: Flamur Gjuzi dhe kreu IKMT Durrës, hakmarrje ndaj aktivistëve të PD-së

Ai tha se me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. 

12 Korrik 2024, 13:02 Nga M.B
"Po ju rrëmbejnë pronat për të bërë
Klevis Balliu

TIRANA- Koordinatori rajonal i Tiranës nga Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka thënë se Ish-drejtori i legalizimeve, Flamur Gjuzi në bashkëpunim me drejtorin e IMT Durrës, Dorijan Mema po hakmerren ndaj aktivistëve të opozitës duke i shpronësuar. Balliu tha denoncoi prishjen e pronës dhe biznesit të një familjeje në fshatin Romanat.

Ai tha se me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. 

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën të PD, Klevis Balliu:

Bandat e Bashkisë Durrës pa vendim prishjeje dhe pa pritur ankimimin në gjykatë të qytetarit i kanë prishur pronën dhe biznesin një familje në fshatin Romanat. Me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. Synimi është i qartë: hakmarrje për një aktivist të opozitës dhe shpërblim të patronazhistëve të Rilindjes.

Në krye të fushatës shpronësuese janë vënë i deleguari i PS, Flamur Gjuzi, ish-drejtor i Legalizimeve, me precedentë penalë, dhe i denoncuar nga Partia Demokratike gjatë fushatës së fundit elektorale. Bashkë me të edhe Drejtori i IMT për Bashkinë Durrës, Dorijan Mema, i kapur mbi 20 raste në shkelje nga Kontrolli i Larte i Shtetit, organ që ka marrë vendim për shkarkim nga detyra, por nuk është marrë parasysh nga Bashkia.

Në stilin e përhershëm të pabesisë bandat e Rilindjes e kanë prishur biznesin më datë 3 dhe e kanë sjellë vendimin e prishjes më datë 5, dy ditë më vonë në mënyrë që qytetari të mos kishte mundësi ankimimi. Biznesi i z. Kapllani është një investim 30 vjeçar dhe mban me bukë 10 familje të fshatit Romanat.  Kjo është mënyra se si Rilindja hap fushatën elektorale, me prishje dhe denigrim të qytetarëve sidomos të atyre që nuk janë patronazhistë.

Partia Demokratike dënon çdo formë të intimidimit dhe prishjes së pronave të qytetarëve dhe do të ndihmojë çdo qytetar në procedurat ligjore. Në i bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të shqyrtojnë rastin dhe të dënojnë sipas ligjit çdo shkelje. Gjuzit dhe shërbëtorëve të tjerë të bandave të Rilindjes, në Durrës e kudo, u bëjmë me dije se emri i tyre figuron në Librin e Zi të zgjedhjeve të vitit 2023. Një ditë, sado vonë, do të përgjigjen për çdo përfshirje në terror dhe manipulime zgjedhore.

klevis balliu

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari