Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat Blushi thotë se shkak për mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm në banesat e qytetarëve vlonjatë, është korrupsioni në institucionin vendor, ndërsa fajësoi SPAK për heshtjen.
VLORË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe për këtë ka bërë përgjegjëse Bashkinë e Vlorës, e drejtuar nga Ermal Dredha. Në një deklaratë për mediat Blushi thotë se shkak për mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm në banesat e qytetarëve vlonjatë, është korrupsioni në institucionin vendor, ndërsa fajësoi SPAK për heshtjen.
Së bashku me anëtarën e Këshillit Bashkiak, Anxhela Shenaj, Blushi tha se PL kërkon interpelancë urgjente në Këshill me kryebashkiakun Ermal Dredha. Sipas tij ky nuk është një krim "intelektual", ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.
Deklarata e Plotë:
Përshëndetje nga qyteti i Vlorës, ku së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Vlorës, jemi sot këtu për të denoncuar skandalin e mungesës së ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik, çka dëshmon edhe njëherë dështimin dhe kapitullimin e këtij sektori jetik në këtë qytet, simbol të turizmit shqiptar. Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës.
Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e "Kuzum- Baba" dhe lagjes "Partizani", sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.
Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i "Rilindjes", e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik. 43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që "Rilindja" ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.
Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm. Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngrejmë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.
Ky nuk është një krim "intelektual", ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe. Gjithashtu dua t'ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës, por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet.
Gjithashtu dua t'ju informoj me konkluzionet më të fundit të bëra publike nga Agjensia Europiane e Mjedisit, që ka renditur së fundmi Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, sipas të cilës vetëm 16% e ujrave të notueshme në të gjithë vendin mund të jenë të përdorshme, ndërkohë 84% e deteve, lumenjve dhe liqeneve të mrekullueshme të këtij vendi kanë sot higjienën personale të Edi Ramës ose kundërmojnë erë njësoj siç kundërmon kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar. Tani ja kaloj fjalën Kryetares së grupit të këshilltarëve tanë në Bashkinë e Vlorës për të dhënë qëndrimin e saj.
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partisë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar bashkinë e Tira...
kuvendi i ksoves KOSOVË- Për herë të 39-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së n&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentim p&...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama udhëtoi disa ditë më parë drejt Hagës me një avion privat luksoz, të tipit Gulfs...
foto TIRANË- Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata t&...
Foto KOSOVË- Krerët e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur marrëveshje për dalje nga bllokada për konstituim...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij një nj&eum...
Foto KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti është shprehu...
Abdixhiku KOSOVE- Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas një takimi mes krerëve të part...