9 Shtator 2025, 12:21
Nga I.A
Vilson Pepa
TIRANË- Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Pepa, qe u ekstradua nga Republika Domenikane. Në seancën e sotme gjyqsore, vetë Pepa ka deklaruar se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
Soni Pepa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
40-vjeçari Pepa rezulton i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga e cila u sekuestruan 600 kilogramë në Roterdam, Holandë, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Përveç kësaj, ai akuzohet për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Arrestimi u krye pasditen e së mërkurës, më 3 shtator, në Distriktin Kombëtar.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që operonte në disa vende europiane dhe amerikano-jugore, me synim trafikun e sasive të mëdha të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë ishte nisur nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Anversës, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, Pepës iu sekuestrua një pasaportë shqiptare, disa dokumente me origjinë italiane, pesë celularë të enkriptuar dhe para në dorë./Dosja.al
vilson pepa soni pepa
Aktualitet
9 Shtator 2025, 11:24
I.A
Barush Bregu
SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është bashkëpunëtori i Ragip Gilës, që kreu masakrë...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 11:16
I.A
Ragip Gila
SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës R...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 11:06
I.A
Vendngjarja
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Shkodrës që ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku u vran&...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 11:00
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Zejman në Lezhë. Mësoh...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 10:48
I.A
Ragip Gila
SHKODËR- Detaje të reja nga hetimet për masakrën e Shkodrës të ndodhur mëngjesin e djeshëm kanë dal...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 09:22
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- Emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni 'First Day' në Elbasan janë zbardhur. Fillimisht mësohet se ...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 08:51
I.A
Ragip Gila
SHKODËR- Pamjet e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila, pasi kreu vrasjen janë publikuar nga mediat. Si&cced...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 08:33
I.A
Foto Ilustruese
HAS- Aksidenti i mbrëmshëm i ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj, ka marrë dhe një tjetër jetë...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 08:27
I.A
Foto Ilustruese
Arsimi është një themel për vende të mira pune dhe rruga më e sigurt për t’u çliruar nga v...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 08:17
I.A
DIMAL- Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze,...