29 Korrik 2024, 20:43
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ka sjellë në vemendje të shqiptarëve se Greqia mund të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Pirro Vengun, i cili sipas tij, u vendos aty për të plaçkitur pronat e ushtrisë. Gjithashtu Kreu i PD u shpreh më tej se Pirro Vëngu është njeri i cili ia ka mbathur nga shërbimi ushtarak.
"Po Peleshi, pse iku? Peleshi iku se që kur u thirr në prokurori, nuk firmoste më për grabitjen e pronave të ushtrisë. Dhe u soll aty edh ai pinjoll i xhelatëve të diktaturës, që firmosnin ekzekutime me Kristaq Ramën, Pirro Kokaina, që kontrollonte Portin e Durrësit, që firmosi plaçkitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve prej 4 miliardë euro të territorit të Portit të Durrësit. Çfarë është Pirro Vëngu? Delinkuent. Njeri i cili ia ka mbathur nga shërbimi ushtarak. Të dashur miq, sot ka qindra mijëra, në mos edhe më shumë shqiptarë që për emigracionin kanë marrë shtetësi të vendeve të tjera, por karakteri e kërkon që të jesh luajal ndaj shtetit që i ke marrë shtetësinë. Tani le ta marrim pak këtë Pirron e Edvinit. Ky ikën nga shërbimi ushtarak, paçka se me marrjen e shtetësisë ka përfituar të gjitha të drejtat e shtetasit të republikës helenike.
Por çdo shtetësi, në çdo vend të botës, krahas të drejtave, favoreve, ka edhe detyrime. Pra, ky Pirro Vengu do të drejtat, por jo detyrimet. A mund të imagjinoni miq të jetë ai në ministri të Mbrojtjes, një dezertor i shërbimit ushtarak? Një turp! A nuk është ky një motiv për vendin fqinj, të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për dezertorin e ushtrisë? Po ky është një turp kombëtar për Shqipërinë, që emëron pikërisht këtë ministër, këtë dezertor të shërbimit ushtarak. E emëron ministër të Mbrojtjes, vetëm e vetëm se Rama dhe Belinda janë të sigurt se Pirro i Kokainës do firmosë plaçkitjen edhe të pronave të fundit të ushtrisë. Çfarë risie është kjo? Hiq një mëkatar dhe vendos një super mëkatar!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
29 Korrik 2024, 20:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot lidhur me ndryshimet që u lajmëruan në Kongresin e Part...
Politike
29 Korrik 2024, 20:25
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot lidhur me Kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste. Berish...
Politike
29 Korrik 2024, 20:02
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie tha se detyra e...
Politike
29 Korrik 2024, 18:34
Blerina Gjoka
Edi Rama
TIRANA- Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, krye...
Politike
29 Korrik 2024, 18:17
M.B
Kuvendi
TIRANA- Në seancën e kaluar plenare, e cila supozohej të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, u ndryshua ...
Politike
29 Korrik 2024, 15:59
I.A
Belinda Balluku dhe Olen Çezari
DURRËS- Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Pale...
Politike
29 Korrik 2024, 15:09
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tira...
Politike
29 Korrik 2024, 14:21
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n...
Politike
29 Korrik 2024, 14:06
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet n&e...
Politike
29 Korrik 2024, 13:39
N.F
Komisioni Rregullator
HIMARË- Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do...