LIVE UPDATES
Politike

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Në një konferencë për shtyp, Berisha bëri thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-s, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një nder për historinë e saj të çlirimit, por edhe si një hap strategjik për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

24 Mars 2026, 12:50 Nga I.A
Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Bëj thirrje që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se përvjetori i sulmeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit është një moment historik për shqiptarët dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në një konferencë për shtyp, Berisha bëri thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-s, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një nder për historinë e saj të çlirimit, por edhe si një hap strategjik për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Berisha theksoi gjithashtu angazhimin e PD-së për të mbështetur këtë nismë nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

'Sot është një datë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, por një datë e shënuar edhe në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës ushtarake politike më të fuqishme të kohërave. Si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidit serb në Kosovë dhe bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb. Ndaj dhe sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut, për komandantin, heroin kombëtar të shqiptarëve, presidentin Bill Klinton që udhëhoqi me aq vendosmëri si president i SHBA, Aleancën në atë betejë, më të fuqishme për lirinë, të drejtat njerëzore dhe çlirim kombëtar. Sot, thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA, qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s.

Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore e historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Është një kundërpërgjigje e shkëlqyer që u jepet ndërprerjeve të pandërprera destabilizuese, ambicieve të hershme imperiale që përfaqëson sot Vladimir Putin. Ndaj dhe uroj që Aleanca në këtë përvjetori të konsiderojë mënyrën më serioze anëtarësimin e Kosovës në gjirin e kësaj aleance, e cila është një aleancë politike dhe ushtarake, por sot në rrafshin politik, Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit pasi funksionimi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Kosovë janë më të garantuara se në çdo vend tjetër. I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë në mënyrën më të vendosur anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. PD, këtë nismë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO-s është një kontribut dhe më i madh për paqen, stabilitetin në rajon, për sigurinë e rajonit dhe të hapësirës euroatlantike,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht