Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Lideri i opozitës u shpreh më tej se gjatë fjalës së tij denoncoi atë që e quajti “regjim autoritar” në Shqipëri, duke e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar në PPE ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD. Kryedemokrati theksoi se konferenca u drejtua nga presidenti i EPP-së, Manfred Weber, dhe mblodhi liderë politikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lideri i opozitës u shpreh më tej se gjatë fjalës së tij denoncoi atë që e quajti “regjim autoritar” në Shqipëri, duke e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve, duke e akuzuar për kërcënime, fyerje dhe etiketime ndaj lëvizjeve qytetare dhe rinore.
"Mirëdita dhe përshëndetje zonja deputete dhe zotërinj deputetë. Mbrëmë u ktheva nga një konferencë rajonale e Partisë Popullore Europiane e organizuar në Sarajevë, në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria isha unë me zonjën Vokshi dhe Enri Çenon. Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Ëeber, dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin. Ngjarje e cila dëshmonte angazhimin e madh të Partisë Popullore Europiane për të mbështetur forcat politike anëtare të kësaj partie në përpjekjet e tyre për procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.
Natyrisht në këtë konferencë paraqita, pasi falënderova, sepse në një hark kohor të shkurtër ky ishte aktiviteti i tretë madhor që organizohej për Ballkanin Perëndimor. I pari ishte konferenca e kësaj natyre në Mal të Zi, e dyta ishte misioni faktmbledhës shumë i rëndësishëm që u dërgua në Shqipëri, dhe së treti konferenca në Sarajevë. Në fjalën time u ndala në regjimin autokratik apo diktaturën autoritare të bazuar në farsën zgjedhore, në lidhjet me krimin dhe korrupsionin e madh dhe kartelin e drogës. Sigurisht një rëndësi të veçantë, ose një pjesë të veçantë i kushtova lidhjeve të regjimit me drogën dhe kartelet e drogës, gjë e cila tashmë ka marrë njohuri ndërkombëtare. Por, kryefjala e fjalës time në Sarajevë ishte: Shqipëria në sallën e urgjencës.
Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës. Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi.
Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri. Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta.
Setapi i tyre psikologjik, lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin nuk i lejojnë ata asnjëherë të marrin vendime të drejta. Ndaj dhe qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk duhet të shkohet hapa të tjerë mbrapa, nuk mund të përdoret dhuna dhe asgjë ndaj tyre përveç përplotësimit të kërkesave politike. Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra kërkesat janë shumë të drejta ndaj dhe ne qëndrojmë në mbështetje të këtyre kërkesave," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjy...
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur n&e...
Edi Rama, Esmaeil Baqaei TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë s...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar se se do ta vazhdojë projektin e lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-s...
GJERMANI- Angela Merkel e di shumë mirë këtë: Ish-Kancelarja, e cila ishte në detyrë deri në vitin 2021, u kritikua va...
KQZ TIRANË- Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, i janë drejtuar sot Komisionit Qendror të ...
Protesta në Tiranë Mes protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, që shpërthyen ku...
Foto ilustruse TIRANË- Forbes i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa kan&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planet për zgjerimin e institucioneve arsimore në vend, duke premtuar hapjen e uni...