Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama ka theksuar se prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë, kanë bllokuar kanalet në vend.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për mbetjet plastike që hidhen në rrugë. Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama ka theksuar se prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë, kanë bllokuar kanalet në vend.
Më tej ai shtuar se qeveria do të dalë me një sërë masash të reja, duke nisur nga sensibilizimi i qytetarëve dhe deri te ndëshkimi.
"Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull! Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës.
Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat ditën e sotme për shkak të raportimit mbi përmbytjet në vend. Gjatë fj...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një p...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka mbyllur takimin e tij në Korçë. Ai tha se 95% e drejtuesve të PD-s...
Foto ilustruse Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. P...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se ka mbajtur shumë kosto nga kjo qeveri. Ai tha se për k&e...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit. Gja...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka ironizuar foltoret duke thënë se PD mbledh para Kryeministrisë më pak nj...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji i ka dërguar një mesazh Berishës dhe deputetit Noka. Gjatë fjalës s&eum...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se takimet me demokratët nuk shqetësojnë demokratë...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji iu është përgjigjur akuzave për agjendë personale. Gjatë fjalë...