Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për herë të parë, përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendra të votimit për zgjedhjet parlamentare.
KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton të shtunën me 8. shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendra të votimitpër të pritur shtetasit e këtij vendi që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë të drejtë vote.
Në përfaqësitë diplomatike do të votojnë ata të cilët janë regjistruar paraprakisht. Votiminëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Mbi 20 mijë shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit paraprak kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë ditën e shtunë nga ora shtatë e mengjesit deri në orën nëntëmbëdhjetë.
Hera e parë e votimit në përfaqësitë diplomatike
"Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, tha zëdhënësi Elezi.
Sipas tij, vetëm në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë ditën e shtunë më 8 shkurt. Sipas një rregulloreje të të KQZ-së për regjistrimin dhe votim jashtë Kosovës, qytetarët identifikohen përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, siç janë: letërnjoftim, pasaportë ose patenta e shoferit. Periudha e regjistrimit të qytetarëve jashtë Kosovës ishte 120 ditë nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024.
Sa mërgimtarë janë regjistruar për votim?
Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.
Të angazhuar për të ndihmuar procesin e votimit jashtë Kosovës janë 200 anëtarë të emëruar nga KQZ. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare si dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues.
KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650 fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve. Numri më i vogël i fletëvotimeve është për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote./ DW
Kreshnik Radoniqi KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrta...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se primaret nuk përjashtohen sepse ato janë me vendim statutor. Be...
Inceneratori i Tiranës TIRANË- Prokuroria Speciale ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se SPAK k&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajn&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e cilësoi reformë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të vo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët premtoi se do të shkr...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët u shpreh se është e ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sërish në konferencën e sotme për shtyp tek intervista e ...
Mbreti Felipe VI dhe Edi Rama SPANJA- Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Spanjë teksa fillimisht është takuar m...