Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu Prokurori Dritan Prençi kërkoi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite për Kokën.
TIRANË- Prokuroria Speciale ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se SPAK kërkon 4 vite heqje lirie për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Po ashtu Prokurori Dritan Prençi kërkoi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite për Kokën.
SPAK shpalli po ashtu pretencën për shtatë të pandehurit e tjerë që po gjykohen bashkë më Kokën me gjykim të shkurtuar. Katër vite burg është kërkuar për Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen, Namik Simixhin. Ndërsa dy vite burg ësjtë për Valbona Ballgjinin, Jetmir Llapajn dhe Sidita Koplikun, që konvertohet në katër vite shërbim prove.
Pretenca e SPAK:
Lefter Koka: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Bledar Karoli: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Fatjon Murati: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tusha: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Namik Simixhiu: 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite).
Valbona Ballgjini: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.
Sidita Kopliku: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.
Jetmir Llapaj: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, konvertohet në shërbim prove.
Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 100 milionë euro, ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, të cilët u arrestuan dhe ndodhen në qeli.
Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë mori jetë pasi kryebashkiaku Veliaj i dërgoi qeverisë në janar të vitit 2016 një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës bashkë me propozimin për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në kryeqytet. Projekti u udhëhoq më pas nga Ministria e Mjedisit, ku u përfshinë edhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto përmes një oferte të pakërkuar.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajn&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e cilësoi reformë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të vo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët premtoi se do të shkr...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët u shpreh se është e ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sërish në konferencën e sotme për shtyp tek intervista e ...
Mbreti Felipe VI dhe Edi Rama SPANJA- Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Spanjë teksa fillimisht është takuar m...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte sot i pranishëm në mbledhjen e ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithve për pjesëmarrje masive në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, u shpreh se...