LIVE UPDATES
Politike

Intervista e Ahmetajt/ Berisha: Është dëshmi e shekullit sepse shqiptarët mësuan me dokumente vjedhjet familjare të Ramës

Ai shtoi se dëshmitë tronditëse me dokumente të Arben Ahmetajt në çdo vend të botës rrëzojnë çdo qeveri. 

7 Shkurt 2025, 13:03 Nga M.B
Intervista e Ahmetajt/ Berisha: Është dëshmi e shekullit sepse
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sërish në konferencën e sotme për shtyp tek intervista e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se dëshmia e Ahmetajt është dëshmi e shekullit sepse shqiptarët, sipas tij, mësuan me dokumente vjedhjet familjare të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se dëshmitë tronditëse me dokumente të Arben Ahmetajt në çdo vend të botës rrëzojnë çdo qeveri. 

"Nuk gjendet kund një popull i civilizuar që mund të tolerojë një kryeministër, i cili i lejon vetes luksin më të shfrenuar, më të pabesueshëm. Kur unë lexova për herë të parë se Edi Rama shijonte Romanee Conti në restorantin e tij, m’u duk e pabesueshme, por kur doli shishja dhe dëshmitari okular, ajo përbën një abuzim ekstrem të një zyrtari", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jam sot për të ftuar çdo qytetar që e ndjen veten të mashtruar nga ky regjim të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka parë Tirana në historinë e saj. Dëshmitë tronditëse me dokumente dhe okulare të Arben Ahmetajt në çdo vend të botës rrëzojnë çdo qeveri. Kjo është e vërteta. Nuk gjendet kund një popull i civilizuar që mund të tolerojë një kryeministër, i cili i lejon vetes luksin më të shfrenuar, më të pabesueshëm. Kur unë lexova për herë të parë se Edi Rama shijonte Romanee Conti në restorantin e tij, m’u duk e pabesueshme, por kur doli shishja dhe dëshmitari okular, ajo përbën një abuzim ekstrem të një zyrtari.

As perandori i Japonisë, as mbreti i Britanisë së Madhe, vende demokratike, nuk i lejon vetes një abuzim të tillë. Këto janë tipare tipike të sundimtarëve absolutë që nuk i lidh asgjë me qytetarët e tyre. Po në qoftë se luksi i shfrenuar është dëshmi e karakterit të degraduar të Edi Ramës, vjedhjet e tij të mëdha kanë pasoja të rënda tek qytetarët shqiptarë. Me 20 milionë euro avion taksi, me 5 milionë euro vazo në oborrin e kryeministrisë, me bileta 28 mijë euro për një ndeshje, me 10 mijë euro për seanca detoksi, tejkalohet çdo lloj norme morale për një njeri të civilizuar, në një kohë kur dhjetëra mijëra, në mos qindra mijëra shqiptarë mezi mbyllin javën apo muajin me gjysmë pensionet, çerek pensionet që marrin.

Dëshmia e Arben Ahmetajt do mbetet dëshmi e shekullit, sepse në këtë dëshmi, shqiptarët mësuan me dokumente vjedhjet familjare të Edi Ramës. Shqiptarët kishin lexuar se tenderat e AKSHI-it i përcaktonte tërësisht, Armand Frangu, kunati i Linda Ramës me kunatën zonjë të kryeministrit. Kishin dëgjuar se regjistrimi ambiental fliste për këto gjëra, por Arben Ahmetaj solli prova me shkresa se baxhanaku i Edi Ramës i shisnin kompjuterët shtetit me çmime të dhjetëfishta. Fitonin dhjetëra milionë euro tendera pa garë dhe se urdhër arresti për të dhe drejtoreshën e AKSHI-t ishte grisur nga Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës