LIVE UPDATES
Politike

PD publikon provat e reja/ Kalaja: Krime zgjedhore dhe korrupsion! Dosja 184 test për Dumanin e Task Forcën

Kalaja tha se autoritetet duhet të kryejnë hetim pasuror për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë dosje, ndërsa shtoi se prokurori i  SPAK, Dritan Prençi, amnistoi dosjen duke mos marrë si pazë kallëzimin e depozituar nga PD në Prokurorinë e Posaçme për ‘184’.

25 Mars 2025, 12:02 Nga I.A
PD publikon provat e reja/ Kalaja: Krime zgjedhore dhe korrupsion! Dosja 184
Adriana Kalaja

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë publike prova të reja, që sipas saj faktojnë krimin zgjedhor me dosjen 184. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kalaja tha se autoritetet duhet të kryejnë hetim pasuror për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë dosje, ndërsa shtoi se prokurori i  SPAK, Dritan Prençi, amnistoi dosjen duke mos marrë si pazë kallëzimin e depozituar nga PD në Prokurorinë e Posaçme për ‘184’.

Sipas Kalasë, në përgjime të reja, dalin një sërë zyrtarësh, përfshirë ish-kryebashkiakun e dorëhequr të Matit, Agron Malaj, apo edhe ish shefi i Komisariatit të Kamzës apo edhe të ish drejtueses së Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi e cila mbylli dosjen për llogari të pushtetit, ndërsa si shpërblim mori postin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kalaja ka kërkuar që të hetohen lidhjet mes ish-drejtuesit politik të PS në Dibër, Arben Keshi dhe prokurores Esmeralda Keshi, për të cilët tha se është depozituar kallëzim penal shtesë. Sipas Kalasë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka dijeni të plotë për dosjen 184, pasi PD ka mundur të evidentojë të gjitha lidhjet mes personazve të përfshirë në këtë dosje, që për qëllime politike u degdis për ‘kompetencë’ në Dibër.

Deklarata e plotë:

Më datë 19.02.2025, PD kallëzoi Ulsi Manja,  Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri,  Artan Gaçi,  Esmeralda Keshi, Arben Keshi etj., ndër të tjera edhe për veprat  “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Pengimi i zgjedhësit”, “Organizata kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”,  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal si dhe hetimin pasuror të tyre në referim të Ligjit Nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Pas denoncimeve shtesë, më datë 24.02.2025, depozituam një kallëzim shtesë, me prova të reja dhe me subjekte të rinj ku ndër ta evidentohet Arta Marku, Agron Malaj, Sali Skura etj., për të njëjtat vepra penale si ato në kallëzimin penal bazë.

Sipas vendimit datë 17.03.2025, jashtë afatit të parashikuar nga ligji, prokurori Dritan Prenç, prokurori që vijon të amnistojë përgjegjësit kryesor për inceneratorin e Tiranës, ndër to edhe Edi rama dhe Erion Veliaj, vendoset mosfillimi ui këtij procedimi penal nr.47 datë 03.03.2025, ndërkohë në 14 faqe arsyetim, nuk ka dhënë asnjë fakt për këtë kalëlzim penal bërë nga ne, por ka marë në analizë dosjen e parë që sot po gjykohet në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Referuar denoncimeve vijuese bërë nga ne por edhe në kallëzimin penal, e kallëzuara Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019, për shkak të lidhjeve shumë të ngushta që ka me dosjen 184 ose siç njihet si dosja e Dibrës, dhe jo më kot, ka dhënë dorëheqjen fillimisht nga kjo dosje (jo me shkrim për shkak të lidhjeve familjare me të kallëzuarin tjetër Z. Arben Keshi), dhe “çuditërisht” pasi ka kaluar vettingun me urgjensë pa ankim, si shpërblim për mbylljen e kësaj dosje (pasi ka qenë Drejtuese në këtë prokurori, edhe këtu në mënyrë antiligjore).

Për shkak të mbylljes së paligjshme të kësaj dosje, promovimi i të kallëzuarës Keshi, vijoi edhe në  vitin 2021, ku ajo emërohet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria e Dibrës, ku sipas ligjit duhej të kthehej.

Po kështu, edhe për faktin se kjo dosje nuk është hetuar në formën e grupit të strukturuar kriminal si dhe të padijenisë që ka Drejtuesi aktual i SPAK, Z. Altin Dumani lidhur me këtë dosje (sipas deklarimeve të Z. Dumani kur u pyet nga deputetët e Opozitës në Kuvend), po e sjellim para Jush, me indicie dhe arguemnta të reja, bashkë me provat që konsiderojmë se i shërbejnë zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kjo prokurore nuk ka dhënë arsyet e vërteta për hetimin e kësaj çështje të cilat nuk lidhen me kapacitetet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër (për të mos folur edhe sesi u emërua në krye të kësaj prokurorie), por që lidhen me personat përgjegjës në dosjen 184 që nga Arben keshi e deri te bashkëshorti Gentjan Keshi, fakt të cilin e ka fshekur në vijimësi, tregon se jemi përpara jo vetëm konsumimit të veprave penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, “Veprime arbitrare”, parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal, por edhe të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

•           Sipas vendimit për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016 të prokurorit Gentjan Trenova, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi, i cili sipas prokurorit ka shfaqur interes lidhur me hetimet e kësaj dosje.

•           Vendimi për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016, është pranuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Nr. 634 datë 13.09.2016, lidhur me Nr. 0696813402 Celular, që i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi.

•           Sipas CD që është një ndër 64 CD e përgjuara me kërkesë të prokurorit Gentjan Trenova dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon Gentjan Keshi, ose bashkëshorti i Esmeralda Keshi që në këtë kohë ka qenë në krye të Prokurorisë Dibër dhe nuk e ka deklaruar konfliktin e interesit lidhur me këtë fakt.

Ndërhyrja e tij në dosje, vërtetohet edhe nga faqja 15 e volumit 1, ku nga nr. 0696813402 dergohet teksti:

Pyeta deri tani jo, per përgjim skane dergu gje ne gjykate vetëm nëse e kan nis dhe nesër, do pyes ne vazhdimësi

Përveç të tjerave, e kallëzuara prej nesh, është në dijeni të nenit 60 pika 7 e Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ku sanksionohet se:

“7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate”,

fakt i cili nuk e pengon KLP, nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga subjekte të dosjes 184  ta promovojë në një prokurori më të lartë se ajo e Dibrës, dhe pas promovimit tu shërbejë atyre që e propozuan si armë në duar të Partisë Demokratike dhe Opozitës.

Për tu kthyer te dosja 184, është fakt se e kallëzuara prej nesh  jo vetëm nuk ka deklaruar arsyet konkrete të shpalljes së moskompetencës (në rastin kur dosja erdhi për herë të parë), por ka ushtruar ndikim të paligjshëm që kjo dosje të përfundonte me shumë pak të dënuar, dhe këto të niveleve shumë të ulta.

Sipas të dhënave që u publikuan në media të ndryshme por edhe sipas atyre të publikuara nga media prestigjoze BILD, fakt për të cilin ne kërkojmë që me anë të një letër porosie, të kërkoni T`Ju vënë në dispozicion të gjithë përgjimet origjinale, në 64 cd të përgjuara që i korespondojnë vetëm 10 ditë përgjimi dhe 20 numrave telefoni, me rreth 50 mijë orë regjistrime, evidentohen subjekte të kallëzuar nga ne në këtë kallëzim, me funksione shumë të rëndësishme jo vetëm në Partinë Socialiste por edhe në Kuvend, Pushtet Qëndror por edhe atë Vendor, dhe që çuditërisht, pasi mbahet pa veprime për 2 vite nga Prokurori Klodian Braho (për të cilin duhet të hetoni kryesisht lidhur me këtë dosje), kalon për kompetencë në Dibër, ku subjekte të kësaj dosje qartësisht ishin kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në atë kohë.

Ajo që të bën përshtypje në atë kohë është fakti se përveç se pas largimit të prokurorit Z. Trenova, këtë dosje nuk e heton fare prokurori Braho prej dy vitesh (madje edhe shkresat mund ti verifikoni i ka të njëjtat më ish prokurorin e dosjes por thjesht nga ndryshuar emrin dhe datën), nga qershori 2018 deri në korrik kur vendos moskompetencën, kishte kohë të studionte 15 fashikuj?????? dhe pas një jave kalon me “sukses” vettingun.

“Çudia” vijon edhe me prokurorin Vladimir Mara, i cili ashtu si prokurore Keshi, nuk jep arsyet e vërteta të dorëheqjes nga kjo dosje (të cilat lidhen me familjarë të tij të përfshirë në të siç është rasti i kunatit të tij Sali Skura, me detyrë në atë kohë shef i Komisiariatit të policisë në Kamëz), por atë të pamundësisë për ta hetuar për shkak të ngarkesës.

 Jo pak i rëndësishëm është fakti i zgjedhjes nga KLP e Z. Dumani si Drejtues i SPAK ku e kallëzuara Keshi, jep dorëheqjen nga kjo vendimmarrje (bashkëlidhur kallëzimit), për shkak se bashkëshorti i saj Gentjan Keshi (sot në BKH), do kalonte për verifikim nga një komision në SPAK, opjesë e të cilit do të ishte edhe Z. Dumani.

Në këtë kuptim, e shohim me shumë vend të ngremë një shqetësim real në formën e pyetjeve edhe lidhur me Z. Dumani:

•           A është verifikuar në referim të dispozitave ligjore dosja që i përket kandidatit Gentjan Keshi?

•           A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi  (i cili rezulton që ka dalë fitues) të ketë patur problematika lidhur me figurën e tij?

•           A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi  të ketë rezultuar me lidhje të drejtpërdrejta me dosjen 184?

Ndaj, me një përpjekje fare të vogël dhe vetem duke ju referuar fakteve publike si dhe provave që ne kemi depozituar, vërtetohet dhe faktohet kryerja e veprave penale nga të kallëzuarit prej nesh dhe personat e tjerë të paidentifikuar, të cilet në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë konsumuar te gjithe elementet e veprave penale që ne kallëzojmë, dhe që në pjesën parësore të tyre lidhen me funksionim e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, për një hetim sa më të plotë dhe të paanshëm të këtyre veprave penale, kemi kërkuar nga SPAK që krahas sekuestrimit të cd të përgjimit nga dosja ku ndodhen (sipas dijenisë tonë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), të administroni edhe dosjen 184/1, duke e bashkuar atë më procedimin penal që i korespondon kërij kallëzimi (po sipas dijenisë tonë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm).

Për ta mbyllur, ky ishte rasti i artë që edhe  Dumani, edhe SPAK edhe Task Forca e ngritur nga ta të tregojë që e kanë seriozisht m,e luftën ndaj krimit zgjedhor, por faktet flasin vetë.

dritan prençi adriana kalaja

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më