LIVE UPDATES
Politike

PD: Policia e Shtetit shpërdoron 670 mijë USD për makina, Prokuroria të hetojë!

Garo u shpreh se Policia do të shpenzojë 30 mijë euro për një makinë të tipit ‘Hyundai’ që blihet nga 19.500-21.500 dollarë me zero kilometra.

4 Mars 2023, 14:50 Nga I.A
PD: Policia e Shtetit shpërdoron 670 mijë USD për makina,
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka denoncuar sot korrupsionin në nivele të larta të Policisë së Shtetit me blerje të automjeteve dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë një hetim. Në një deklaratë për mediat, Garo u shpreh se Policia do të shpenzojë 30 mijë euro për një makinë të tipit ‘Hyundai’ që blihet nga 19.500-21.500 dollarë me zero kilometra.

Fjala e Garos:

"Për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit. Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytë. Edhe pse skema e ‘leasing’ është e njohur, ajo që duket mister është vendimi i Policisë së Shtetit për të shpenzuar 30 mijë euro për një makinë Hyundai, e cila e blerë e re në tregun e automjeteve, me zero kilometra, do të kushtonte nga 19.500 USD deri në 21.500 USD. Pra, Policia shpenzon rreth 10 mijë dollarë më shumë për të marrë në përdorim një makinë për katër vjet dhe më pas për ta kthyer mbrapsht. Ky veprim mund të kuptohej po të kryhej nga policitë e vendeve të pasura, si Gjermania apo Suedia, por jo nga një vend si Shqipëria ku rroga mesatare është më e ulëta në rajon, ku policët paguhen pak mbi minimumin jetik, dhe për këtë arsye jo pak prej tyre, korruptohen. Nuk ka asnjë mister në fakt në këtë skemë. Është vendimi i qartë i krerëve të korruptuar të Policisë për të futur në xhep para të qytetarëve, duke thelluar varfërinë e popullsisë dhe korrupsionin e policisë. Këtë e shpjegon edhe fakti se, në procedurën e tenderimit nuk ka konkurrencë, pra nuk ka oferta të ndryshme që mund të ulnin çmimin, por kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë të bashkuar në një të vetëm, “ANTIGONE RENTALS’’ dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”.

Edhe vlera që ata kanë paraqitur si ofertë ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, çka tregon se mes kërkuesit dhe ofertuesit, pra mes Policisë së Shtetit dhe koncensionarit, ka pasur një dakordësim paraprak. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e kalkuluar, në serinë e vjedhjeve që policia politike e Rilindjes anti-kombëtare bën në kurriz të qytetarëve. 67 makinat po të ishin blerë në tregun e lirë do të kushtonin të paktën 670 mijë dollarë më pak, dhe nuk do të ndërronin duar pas katër vjetësh, por mund të ishin pjesë e Policisë së shtetit, ose të shiteshin të përdorura dhe të fusnin një shumë të caktuar në arkën e shtetit. Partia Demokratike e dënon këtë vjedhje të taksave tuaja, që shkojnë në xhepat e një grupi që nuk ka agjendë tjetër veç pasurimit nëpërmjet korrupsionit. Prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë, pasi elementët e korrupsionit që përbëjnë vepër penale janë të qartë. Organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemës. Qytetarëve u bëjmë një thirrje: dora e gjatë e pushtetit në xhepin tuaj duhet prerë. Ikja nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja: kjo i mban hajdutët pafund në pushtet. Bashkimi kundër hajdutëve është alternativa e vetme."

 

floriana garo

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!