Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Celibashi ka deklaruar se vendimi nuk është marrë nga aryse personale të tij me Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD.
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, Celibashi vulosi mosregjistrimin e PD-së. Në një prononcim për mediat, Celibashi ka deklaruar se vendimi nuk është marrë nga aryse personale të tij me Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Enkelejd Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. E si pasojë, ai do kishte thënë aprovimin për regjistrimin në zgjedhje.
"Ka çështje që interpretohen, ky rast nuk lë vend për interpretim. Ka pasur gjithë vullnetin dhe ka kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje, por kjo nuk do të thotë që asesi nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje në kurriz të shkeljes së ligjit. Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po iu jap një të dhënë, të gjithë kryetarët e PD që janë regjistruar, deklarata është nënshkruar nga kreu i partisë. Edhe në ato raste kur ka autorizuar të tretë për regjistrimin e partisë. Dua të them edhe një gjë tjetër që e mbaj mend faktin që zgjedhja ime si komisioner është rrjedhojë e një procesi që qeveris vendin dhe opozitën. Nëse nuk do të ekzistonte ky konsensus, unë nuk do e kisha marrë këtë detyrë. E kuptojnë ata, shumë mirë nëse nuk e kuptojnë nuk është gjë e mirë. Unë nuk kam asnjë dhe asgjë personale me PD, edhe pse kam shumë miq e shokë, kam patur të gjithë angazhimin që kjo çështje të zgjidhej por nuk kanë dashur. Për zotin Basha, nuk ka asnjë obligim ligjor për të paraqitur deklaratën e dorëheqjes, por për këdo tjetër duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë vetëm kështu do të fitonin legjitimitetin për t'u sjellë si kryetari i PD. Për këtë arsye u dhashë 48 orë kohë, nuk e bënë, nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes. Nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. Kam qenë i gatshëm për të dhënë edhe më shumë kohë, por nuk e kanë dashur", tha ai.
Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se edhe ai ka pëlqimet e tij politike, por theksoi se...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e deputetit të Partisë Demokra...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Dem...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar gjithashtu kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Il...
Indrit Sefa TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka deklaruar se nuk do të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi ...
Indrit Sefa TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po u shërben palëve politike...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Celibashi për mosreg...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm...
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se ka futur në ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklauar se kryetari i PD-së është Lul...