EMRI/ Gjendet i vrarë brenda një automjeti një person në Shkodër, policia nis hetimet
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë”/ Rama: Dezinformimi ka s...
Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë 11 Korrik, 14...
Kryedemokrati theksoi se lëvizja po mbështetet nga spektri politik evropian dhe qytetarët e vendeve të lira, ndërkohë akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe shkelje të ligjit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale se protesta që po zhvillohet prej 41 ditësh po merr mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Kryedemokrati theksoi se lëvizja po mbështetet nga spektri politik evropian dhe qytetarët e vendeve të lira, ndërkohë akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe shkelje të ligjit.
Lideri i opozitës tha ndër të tjera se PD do të dorëzojë së shpejti në Prokurori një kallëzim për “Albanian Files”, të cilit iu referua si “Libri i Kuq i Edi Ramës”, dokument që sipas tij përmban akuza për 523 vepra penale.
"Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare. Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës. Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.
Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore. Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij. Natyrisht ky është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje," tha Berisha./Dosja.al
Kanye West, Edi Rama TIRANË- Gazeta holandeze, De Telegraaf i ka kushtuar një artikull koncertit të Kanye West në T...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e reperit amerikan, Kanye West, që do të zhvillohet sot në Ti...
Kanye West TIRANË- Vendimi i qeverisë për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan, Kanye West në Tiran&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me review-të negative ndaj bizneseve, duke i cilësuar ato si...
Wadephul GJERMANI- Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipër...
Michel De Maegd BELGJIKË- Ligjvënësi belg Michel De Maegd deklaroi se mbështetja gjeopolitike për Shqipërinë n...
Kanye West dhe Edi Rama SHBA- Koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye West, i cili do të zhvillohet ditën e nes&eum...
Kurti dhe Abdixhiku KOSOVË- Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, d...
Kurti- Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar vijimin e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reguar lidhur me vlerësimet negative të cilët qytetarët kanë lën&eum...