LIVE UPDATES
Politike

PD depoziton në Kuvend projektligjin për ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist

Orjola Pampuri thotë se kjo nismë synon ti japë fund njëherë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist.

1 Gusht 2022, 12:02 Nga A.B
PD depoziton në Kuvend projektligjin për ndëshkimin publik
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme një tjetër projektligj në Kuvend. Bëhet fjalë për “për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist”. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e grupit të PD, Orjola Pampuri thotë se kjo nismë synon ti japë fund njëherë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË GRUPIT TË PD, ORJOLA PAMPURI

Partia Demokratike, pas projektligjit për hapjen e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit, nismave për burgun e Spaçit e kampin e Tepelenës, vjen sot me një tjetër projektligj, projektligjin “PËR NDËRGJEGJËSIMIN, KUJTESËN KOLEKTIVE, EKSPOZIMIN DHE NDËSHKIMIN PUBLIK TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST”.

Një nismë kjo që synon ti japë fund njëherë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist dhe përpjekjeve për ta propaganduar këtë të keqe kombëtare.

Në shtetet totalitare, historia rishkruhet, ndryshohet dhe manipulohet në varësi të interesave politike të atyre që udhëheqin nëpërmjet frikës, dhunës dhe terrorit.

Një shembull tipik i kësaj sjelljeje me të kaluarën, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Për 45 vite, historia e Shqipërisë u rishkrua dhe u rikonceptua, me qëllim që t’i shërbente jo të vërtetës historike të popullit shqiptar, por konsolidimit të plotë të pushtetit hoxhist, si dhe shtypjes ndaj klasave politike të persektuara. Dhënia e atributeve historike familjarëve të diktatorit apo fshirja e personazheve të ndëshkuara nga regjimi në fotot zyrtare janë vetëm ilustrime të këtij fenomeni.

Fatkeqësisht, megjithëse kanë kaluar 31 vite nga ajo natë e ftohtë e 8 dhjetorit 1990, në qytetin Studenti, ku do të merrte rrugë fundi i pakthim i regjimit totalitar komunist dhe fillim i ndryshimeve demokratike, shteti dhe shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të ndërtojë një raport të drejtë me historinë e saj 45-vjecare. Shpesh mendimet, qëndrimet dhe qasjet kanë qenë të ndryshme ndaj kësaj periudhe dhe zhvillimeve të saj, duke krijuar konfuzion dhe keqkuptime rreth të vërtetës historike.

Është për të ardhur keq që akoma sot në ceremoni publike dhe zyrtare, shihen individë të caktuar, përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetërorë, në prani të të cilëve ekspozohen simbole të regjimit komunist, duke krijuar vuajtje dhe dhimbje të panevojshme tek ajo pjesë e shoqërisë që humbi prindërit, familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe rininë e ndoshta pjesën më të madhe të jetës në burgjet dhe kampet komuniste. Mosnjohja e thellë e kësaj të vërtete, përballja e saj me kurajo dhe guxim, dhe mungesa e hapave të nevojshëm ligjorë kanë qenë pengesa reale në progresin demokratik të shtetit shqiptar.

Pikërisht, me shqetësimin e thellë për raportin problematik që shoqëria shqiptare ka ndërtuar me të kaluarën e saj nën regjimin totalitar komunist, me qëllim njohjen e thellë të së vërtetës historike, përballjen e saj, ndërgjegjësimin e brezave, zhvillimin e kujtesës kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të elementëve të diktaturës komuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike – forcës politike që ishte mishërimi i ëndërrave studentore të dhjetorit 90’ për liri dhe demokraci – kanë ndërmarrë nismën për ofrimin e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse që synon dekomunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare.

Deri më tani, kjo paketë ka ofruar projektligjin për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Spacit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës, si dhe projektligjin për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky projektligj ka për qëllim pranimin me vetëdije të të vërtetës historike të regjimit totalitar komunist, si dhe realizimin e paqes sociale, pajtimin dhe unitetin kombëtar pas një tranzicioni të gjatë shoqëror dhe institucional me përgjegjësinë që në të ardhmen të ndërtohet një shtet i së drejtës, demokratike e social, që ka në themel mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor.

Në objektin e këtij projektligji janë përcaktuar format dhe mënyrat e ndërgjegjësimit, kujtesës kolektive, ekspozimit dhe ndëshkimit publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist, pjesë e historisë së Republikës së Shqipërisë, në funksion të ndërtimit për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton të drejtat themelore të njeriut.

Qëllimi dhe objekti i këtij projektligj ofrojnë një qasje të re, bashkëkohore dhe demokratike, mbi raportin që shteti dhe shoqëria jonë duhet të ndërtojë me të kaluarën e saj. Shoqëritë demokratike që përnjëmend kërkojnë ta njohin thelbësisht historinë e tyre, nuk i tremben fantazmave të së shkuarës, por me kurajo vendosin të përballen me to.

Në këtë frymë, ky projektligj ofron për herë të parë disa përcaktime historike, që kërkojnë ligjvënës të guximshëm, në lartësinë e detyrës së besuar nga populli shqiptar, për t’i shqyrtuar dhe miratuar me përgjegjshmëri të lartë politike e patriotike. Kështu për herë të parë projektligji ka sanksionuar “natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist”; “regjimin totalitar komunist”; “simbolet e regjimit totalitar komunist”; “propagandën e regjimit”; dhe “organet e diktaturës komuniste”.
++++
Kuptimi dhe pranimi i kësaj terminologjie është thelbësore për zbatim me efikasitet të masave ligjore të nevojshme për ndërgjegjësimin dhe kujtesën kolektive, si dhe ekspozimin dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist. Kështu, ky projektligj ofron për herë të parë detyrimin e ministrive të arsimit dhe kulturës, por edhe cdo organi tjetër shtetëror, që të rishikojnë kurrikulat, dokumentet, programet dhe strategjitë e tyre në përputhje me hulumtimet dhe gjetjet shkencore të ISKPSH-së mbi krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Me këtë projektligj partive dhe organizatave politike iu ndalohet edhe propozimi i kandidatëve për anëtarë të pushtetit legjislativ dhe vendor, përfshirë pozicionin e kreut të shtetit, nëse gjatë veprimtarisë së tyre propagandojnë regjimin totalitar komunist dhe/ose përdorin simbole të tij. Tërësia e këtyre masave ligjore synon dekomunistizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, në cdo qelizë të saj; dhe mbi të gjitha ndërtimin e një raporti të drejtë e të vërtetë të brezave me historinë e atdheut të tyre.

Ky projektligj është borxh që PD ka prej krijimit të saj ndaj shoqërisë shqiptare dhe synon mbajë zgjuar kujtesën e shqiptarëve.

Edhe me këtë është e paplotë.

Lustracioni duhet të jetë akti përfundimtar për ndarjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e komunizmit dhe ti japë fund njëherë e mirë zgjatimeve të diktaturës në politikë, qeveri, drejtësi, e jetën publike të Shqipërisë.

KUVENDI
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Nr. __ Prot. Tiranë, më _._.2022

Lënda: Propozohet për shqyrtim dhe miratim një projektligj.

Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Këtu
Znj. Kryetare e Kuvendit,

Në mbështetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 68, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, bashkëlidhur gjeni për shqyrtim dhe miratim projektligjin “Për Ndërgjegjësimin, Kujtesën Kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Totalitar Komunist”, shoqëruar me relacionin përkatës, e propozuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ju lutem, marrjen e masave për nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me nenet 68 e vijues të Rregullores.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
KRYETARI

PËR NDËRGJEGJËSIMIN, KUJTESËN KOLEKTIVE, EKSPOZIMIN DHE NDËSHKIMIN PUBLIK TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e e një grupi deputetësh,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Qëllimi i këtij ligji është pranimi me vetëdije i historisë së vërtetë të regjimit totalitar komunist, si dhe realizimi i paqes sociale, i pajtimit dhe i unitetit kombëtar pas një tranzicioni të gjatë shoqëror dhe institucional, me përgjegjësinë që në të ardhmen të ndërtohet një shtet i së drejtës, demokratik e social, që ka në themel mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor.
2. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i mënyrave për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist, pjesë e historisë së Republikës së Shqipërisë, në funksion të ndërtimit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton të të drejtat themelore të njeriut.
3. Ky ligj nuk përjashton marrjen e masave të tjera, të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore, administrative ose joformale, për ekspozimin dhe ndëshkimin publik të krimeve të regjimit totalitar komunist, të cilat i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë, dinjitetit shoqëror dhe paqes sociale.

1. “Autoriteti Qendror” është Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i krijuar me ligjin nr. 10 242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve Për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”;
2. “Krijim tjetër intelektual” është:
a) ide, teori, koncept, zbulim, shpikje në një vepër tjetër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit:
b) shpikje, akte ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyrtare dhe koleksionet e tyre të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku;
c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike siҁ janë armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenjat dalluese, medalja;
d) mjetet e pagesës;
e) lajmet dhe informacioni i shtypit me karakter të thjeshtë informimi;
f) krijimet letrare popullore dhe artistike popullore.
3. “Natyrë kriminale e regjimit totalitar komunist” është tërësia e karakteristikave të këtij regjimi, që lidhen me zbatimin i një plani konkret të paramenduar ose në mënyrë sistematike, që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi kundërshtarësh politikë të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), të një grupi fetar apo të një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike e fetare, i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me vepra të tilla si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte të rënda jetese që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve apo birësimet e detyruara, transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, zhdukja me forcë, shfarosjet, zhvendosjet me forcë, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, persekutimi, spastrimet etnike ose politike, shpronësimet, dopingu i detyruar, shtrimi i detyruar në psikiatri apo vepra të kryera në kohë lufte, të tilla si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për ҁdo lloj shfrytëzimi tjetër ҁnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake. Për qëllime të këtij përkufizimi, konsiderohen vepra që lidhen me natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist edhe ҁdo akt tjetër dhune, që e drejta ndërkombëtare penale dhe e drejta penale vendase i parashikon si pjesë të veprave penale të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, që nga rezultatet e hulumtimit në të ardhmen konstatohet se është pjesë e zbatimit të një plani konkret të paramenduar ose në mënyrë sistematike, që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi kundërshtarësh politikë të PPSH, të një grupi fetar apo të një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike e fetare.
4. “Organet e diktaturës komuniste” janë ish-Sigurimi i Shtetit, organet e inteligjencës në ushtri, Ministria e Brendshme, Policia Popullore, forcat kufitare, repartet e ndjekjes në Ministrinë e Brendshme, si dhe personeli i burgjeve dhe i kampeve të internimit dhe cdo njësi, strukturë ose individ në hetuesi, prokurori dhe gjykatë që kanë kryer veprimtari me natyrë kriminale gjatë regjimit komunist.
5. “PPSH” është Partia Komuniste e Shqipërisë, e transformuar më pas në Partinë e Punës së Shqipërisë, që ushtroi veprimtarinë në periudhën 08.11.1941 – 12.06.1991.
6. “Person kyҁ në PPSH” është ҁdo person që ka mbajtur pozicion drejtues në këtë parti politike, duke filluar nga detyra e sekretarit të Komitetit të Rrethit e më lart;
7. “Përmbledhje veprash” është ҁdo përmbledhje e veprave, të kontributeve ose materialeve të tjera të veprave shkencore ose artistike, të cilat për arsye përzgjedhjeje ose të përshtatjes së përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale. Përmbledhja e veprave përfshin veҁanërisht enciklopeditë, antologjitë, fjalorë, përmbledhje të tjera të ngjashme ose përpilime të materialeve dhe të dhënave të ndryshme, gazeta, revista, recensione dhe periodikë të tjerë.
8. “Propagandë” është ҁdo mesazh i përcjellë përmes ideve, informacioneve, opinioneve ose imazheve, që përmban qëllimisht argument të paplotë, të shtrëmbëruar apo të pavërtetë për të përhapur dhe promovuar një pikëpamje politike dhe që i drejtohet një audience të caktuar njerëzish me qëllim që të ndikojë në mendimin e tyre, të nxisë apo të rrënjosë një qëndrim apo përgjigje të caktuar tek ata.
9. “Propagandë për regjimin totalitar komunist” është ҁdo akt propagande, i kryer me ҁdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë së PPSH dhe të organeve të diktaturës komuniste.
10. “Regjim totalitar komunist” është regjimi shtetëror në territorin e Republikës së Shqipërisë i udhëhequr dhe i zbatuar nga PPSH, që përfshin periudhën 30.11.1944 deri më 1.10.1991.
11. “Simbole të regjimit totalitar komunist” përfshijnë:
a) Imazhe të flamurit të regjimit komunist shqiptar me yllin komunist, yllit të kuq shqiptar me pesë cepa, shallit të kuq me tre cepa, të flamurit me akronimet e PKSH dhe PPSH, të stemës “pushkë, kazmë dhe libër”, të stemës “drapër dhe çekan”, të çdo imazhi tjetër dukshëm i stilizuar si identifikues i regjimit totalitar komunist, që lidhen me veprimtari apo me persona kyҁ të PPSH;
b) Himni i Internacionales Komuniste apo i partive të tjera komuniste;
c) Imazhe, monumente, lapidare, shenja përkujtimore, shënime të dedikuara për personat kyҁ në PPSH dhe për punonjësit e organeve të diktaturës komuniste;
d) Imazhe, monumente, shenja përkujtimore, shënime të dedikuara për ngjarje të lidhura me veprimtaritë e PPSH, persekutimin e kundërshtarëve të regjimit komunist;
e) Parrulla përfaqësuese të PPSH, citate të personave kyҁ në PPSH dhe të punonjësve të të organeve të diktaturës komuniste;
f) Emra qytetesh, rrethesh, vendndodhjesh, rrugësh, sheshesh, urash apo vendesh të tjera publike, emra ndërmarrjesh, institucionesh ose organizatash që përmbajnë emrat ose pseudonimet e personave kyҁ në PPSH dhe të punonjësve të organeve të diktaturës komuniste apo emra që tregojnë aktivitete dhe ngjarje të lidhura me veprimtarinë e PPSH, duke përfshirë edhe ditë përkujtimoresh të festuara nga kjo parti;
g) Emri i Partisë Komuniste Shqiptare dhe shndërrimi i tij në Partia e Punës së Shqipërisë;
h) Ҁdo imazh tjetër, që nga hulumtimet në të ardhmen rezulton të jetë i lidhur me regjimin totalitar komunist;
12. “Vepër krijuese intelektuale”, është ҁdo krijim origjinal ose i prejardhur, që mbart karakteristika individuale pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes së tij. Veҁanërisht me vepër do të kuptohen:
a) krijimet e fjalës, të shprehura nëpërmjet shkrimeve letrare dhe publicistike, leksionet, predikimet, fjalimet, ҁdo krijim tjetër me gojë ose me shkrim dhe programe kompjuterike;
b) krijimet dramatike dhe dramatiko-muzikore;
c) kompozimet muzikore, me ose pa tekst;
d) krijimet koreografike dhe pantonimat;
e) krijimet audio-vizuale, në të cilat përfshihen krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audio-vizuale të krijuara në mënyra të ngjashme me ato kinematografike, veprat radiofonike;
f) krijimet e artit pamor në fushën e pikturës, skulpturës dhe grafikës, artet dekorative monumentale, pavarësisht nga materiali/mediumi përbërësi i tyre, si dhe krijime të tjera të artit pamor;
g) krijimet arkitekturore që përfshijnë vizatimet, planet, skicat në shkalë të zvogëluar dhe krijimet grafike në projektet arkitekturore;
h) krijimet fotografike dhe ҁdo krijim tjetër që shprehet nga ҁdo proces i ngjashëm me atë fotografik;
i) veprat e arteve të aplikuara;
j) krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi;
k) krijimet hartografike;
l) krijimet shkencore, me shkrim ose me gojë, siҁ mund të jenë prezantimet, monografitë, deduksionet, disertacionet, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë, projektet dhe dokumentacioni shkencor.

Neni 3
Parime të përgjithshme

1. Veprimtaria e organeve shtetërore për ekspozimin, ndërgjegjësimin, kujtesën kolektivee dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, procesit të rregullt ligjor dhe të drejtës së informimit.
2. Organet shtetërore veprojnë në mënyrën që i shërben më mirë ndërgjegjësimit publik për historinë e regjimit totalitar komunist dhe realizimit të paqes sociale.
3. Në ushtrimin e funksioneve të tyre sipas këtij ligji, organet shtetërore respektojnë dhe garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sidomos dinjitetin njerëzor, lirinë e shprehjes, lirinë e organizimit, lirinë e tubimit dhe lirinë e krijimit lirisht të partive politike.

KREU II
NDËRGJEGJËSIMI DHE KUJTESA KOLEKTIVE
MBI NATYRËN KRIMINALE TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST

1. Ministri përgjegjës për arsimin dhe organet përgjegjëse të sistemit arsimor në Republikën e Shqipërisë verifikojnë kornizën kurrikulare dhe dokumentacionin kurrikular me qëllim përshtatjen e tyre sipas kërkesave të këtij ligji.
2. Ministri përgjegjës për arsimin dhe organet përgjegjëse të sistemit arsimor në Republikën e Shqipërisë përditësojnë një herë në 3 vjet planet dhe programet mësimore të shkollave të të gjitha niveleve me hulumtimet më të fundit të referuara nga Autoriteti Qendror për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri.
3. Në ҁdo rast, që evidentohet një ҁështje e veҁantë që lidhet me kornizën kurrikulare ose dokumentacionin kurrikular, rekomandimi i lëshuar prej Autoritetit Qendror reflektohet brenda 6 muajve dhe në raste të ndërlikuara, jo më vonë se brenda 1 viti.
Neni 5
Kultura dhe trashëgimia kulturore kombëtare

1. Ministri përgjegjës për kulturën dhe trashëgiminë kulturore kombëtare verifikon dokumentet strategjike dhe programore me qëllim përshtatjen e tyre sipas kërkesave të këtij ligji, si dhe marrjen e masave aktive për ndërgjegjësimin dhe forcimin e kujtesës kolektive për natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist.
2. Ministri përgjegjës për kulturën përmbush rekomandimet periodike të Autoritetit Qendror për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri.
3. Në ҁdo rast, që evidentohet një ҁështje e veҁantë që lidhet me dokumentet strategjike apo programore të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, rekomandimi i lëshuar prej Autoritetit Qendror reflektohet brenda 6 muajve dhe në raste të ndërlikuara, jo më vonë se brenda 1 viti.

Neni 6
Ndërgjegjësimi në fushat e tjera

1. Ҁdo organ shtetëror, brenda fushës së përgjegjësisë së tij, përmbush rekomandimet periodike të Autoritetit Qendror që lidhen me ndërgjegjësimin dhe kujtesën kolektive të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist.
2. Në rastin kur Autoriteti Qendror lëshon një rekomandim konkret për një ҁështje të veҁantë, organi shtetëror të cilit i drejtohet ky rekomandim, duhet ta reflektojë atë brenda brenda 6 muajve dhe në raste të ndërlikuara, jo më vonë se brenda 1 viti.

KREU III
EKSPOZIMI DHE NDËSHKIMI PUBLIK
I NATYRËS KRIMINALE TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST

Neni 7
Ndalimi i propagandës së regjimit komunist

1. Ndalohet propaganda e regjimit totalitar komunist, që përfshin shpërndarjen e mesazheve, nëpërmjet formave të mëposhtme dhe pa u kufizuar në to:
i. Simboleve të regjimit totalitar komunist;
ii. Mediave audio vizuale, publike ose private;
iii. Veprave krijuese intelektuale, krijimeve të tjera intelektuale ose përmbledhjeve të veprave;
iv. Sistemeve kompjuterike;
v. Fjalimeve publike;
vi. Dhënies së ҁmimeve, dekoratave, titujve apo vlerësimeve individuale për veprimtari që lidhen me regjimin totalitar komunist;
vii. Tubimeve dhe organizimeve të shoqatave;
viii. Veprimtarisë partiake;
ix. Çdo akti tjetër të shpërndarjes me efekt publik, i kryer në mënyrë të qëllimshme që i drejtohet një audience të caktuar me akt propagande të regjimit totalitar komunist.
2. Shkelja për herë të parë e këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 200 mijë gjer në 500 mijë lekë. Nëse pas dënimit administrativ, personi kryen sërish akt propagande, pavarësisht formës, ai mban edhe përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

Neni 8
Ndalimi i simboleve të regjimit totalitar komunist

1. Ndalohet krijimi i simboleve të regjimit totalitar komunist për të kryer propagandë të regjimit totalitar komunist.
2. Ndalohet mbajtja për qëllime ekspozimi i simboleve të regjimit totalitar komunist. Në rastin, kur këto simbole janë të trupëzuara me sende të paluajtshme, atëherë institucioni përgjegjës për administrimin e sendit të paluajtshëm, brenda 3 muajve nga konstatimi, merr masat e duhura për eleminimin e tyre ose nëse është rasti për transformimin fizik në atë masë që simboli i transformuar të mos shërbejë për qëllime të propagandës së regjimit totalit komunist. Në rastin kur simboli është i trupëzuar me vepra që paraqesin rëndësi të trashëgimisë kulturore apo të kujtesës kombëtare, atëherë ministria përgjegjëse, brenda 6 muajve nga konstatimi, merr masat për transferimin e veprës në muze. Rregulla më të detajuara për procedurën e transformimit fizik dhe të transferimit në muze përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi të jetë marrë mendimi i Autoritetit Qendror.
3. Ndalimi i krijimit ose mbajtjes së simboleve nuk vepron në rastet e mëposhtme:
a) në muze, kur ato krijohen ose mbahen për qëllime edukuese, ndërgjegjësuese dhe ndëshkuese të natyrës kriminale të regjimit komunist;
b) në ekspozita me temë të dedikuar;
c) në hartimin e teksteve akademikë, të udhëzuesve edukativë dhe të ҁdo materiali tjetër me natyrë edukative dhe akademike. Në këtë rast, informacioni në materialin edukativ dhe akademik nuk duhet të orientojë lexuesin drejt mohimit, minimizimit në mënyrë të ndjeshme, miratimit ose justifikimit të natyrës kriminale të regjimit komunist;
d) në procesin mësimor ose rindërtimin e ngjarjeve historike, si dhe në koleksionimin e këtyre simboleve.
4. Organet e pushtetit vendor dhe qendror, brenda 6 muajve nga konstatimi, marrin masat për heqjen e emrave të qyteteve, rretheve, bashkive, vendndodhjeve, rrugëve, shesheve, urave apo vendeve të tjera publike, emrave të ndërmarrjeve, institucioneve ose organizatave që përmbajnë emrat ose pseudonimet e personave kyҁ në PPSH dhe të punonjësve të organeve të diktaturës komuniste apo emrave që tregojnë aktivitete dhe ngjarje të lidhura me veprimtarinë e PPSH, duke përfshirë edhe ditë përkujtimoresh të festuara nga kjo parti.
5. Organet e pushtetit vendor dhe qendror, brenda 6 muajve nga konstatimi, marrin masat për heqjen e ҁmimeve, dekoratave, titujve apo vlerësimeve individuale për veprimtari që lidhen me regjimin totalitar komunist të dhëna përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Akti administrativ i heqjes publikohet.
6. Shkelja për herë të parë e këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë gjer në 200 mijë lekë. Nëse pas dënimit administrativ, personi kryen sërish aktin e kundravajtjes administrative, pavarësisht formës, ai mban edhe përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

Neni 9
Ndalimi i përgatitjes së veprave intelektuale
për propagandë të regjimit komunist

1. Ndalohet përgatitja për propagandë dhe shpërndarja në publik e veprave krijuese intelektuale, krijimeve të tjera intelektuale ose përmbledhjeve të veprave që përmbajnë propagandë të regjimit totalitar komunist.
2. Veprat krijuese intelektuale, krijimet e tjera intelektuale ose përmbledhjet e veprave, që përmbajnë propagandë të regjimit totalitar komunist, të përgatitura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji ndalohen, hiqen nga qarkullimi. Në rastet kur ato, përveҁ propagandës së regjimit totalitar komunist, përmbajnë edhe elementë artistikë apo shkencorë, shpërndarja në publik e tyre lejohet vetëm nëse ato shoqërohen me informacion të dukshëm dhe të qartë, të referuar nga Autoriteti Qendror për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri. Rregulla më të detajuara për shpërndarjen në publik të tyre përcaktohen me udhëzim të Autoritetit Qendror.
3. Ndalimi i krijimit ose mbajtjes së veprave intelektuale nuk vepron në rastet e mëposhtme:
e) në muze, kur ato krijohen ose mbahen për qëllime edukuese, ndërgjegjësuese dhe ndëshkuese të natyrës kriminale të regjimit komunist
f) në ekspozita me temë të dedikuar;
g) në hartimin e teksteve akademikë, të udhëzuesve edukativë dhe të ҁdo materiali tjetër me natyrë edukative dhe akademike. Në këtë rast, informacioni në materialin edukativ dhe akademik nuk duhet të orientojë lexuesin drejt mohimit, minimizimit në mënyrë të ndjeshme, miratimit ose justifikimit të natyrës kriminale të regjimit komunist;
h) në procesin mësimor ose rindërtimin e ngjarjeve historike, si dhe në koleksionimin e këtyre veprave intelektuale.
4. Shkelja për herë të parë e këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë gjer në 200 mijë lekë. Nëse pas dënimit administrativ, personi kryen sërish aktin e kundravajtjes administrative, pavarësisht formës, ai mban edhe përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

Neni 10
Ndalimi i përgatitjes së materialeve audio-vizuale
për propagandë të regjimit totalitar komunist

1. Ndalohet përgatitja për propagandë audio-vizuale dhe transmetimi në shtyp apo televiziv, radiofonik ose kompjuterik të materialeve që shërbejnë për propagandë të regjimit totalitar komunist.
2. Veprat krijuese intelektuale, krijimet e tjera intelektuale ose përmbledhjet e veprave, që përmbajnë propagandë të regjimit totalitar komunist, të përgatitura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të natyrës audio-vizuale hiqen nga qarkullimi. Në rastet kur ato, përveҁ propagandës së regjimit totalitar komunist, përmbajnë edhe elementë artistikë apo shkencorë, transmetimi i tyre në shtyp apo televiziv, radiofonik ose kompjuterik lejohet vetëm nëse ato shoqërohen me informacion të dukshëm dhe të qartë, të referuar nga Autoriteti Qendror për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri. Rregulla më të detajuara për shpërndarjen në publik të tyre përcaktohen me udhëzim të Autoritetit Qendror.
3. Ndalimi i krijimit ose mbajtjes së materialeve audio-vizuale nuk vepron në rastet e mëposhtme:
a) në muze, kur ato krijohen ose mbahen për qëllime edukuese, ndërgjegjësuese dhe ndëshkuese të natyrës kriminale të regjimit komunist;
b) në ekspozita me temë të dedikuar;
c) në hartimin e teksteve akademikë, të udhëzuesve edukativë dhe të ҁdo materiali tjetër me natyrë edukative dhe akademike. Në këtë rast, informacioni në materialin edukativ dhe akademik nuk duhet të orientojë lexuesin drejt mohimit, minimizimit në mënyrë të ndjeshme, miratimit ose justifikimit të natyrës kriminale të regjimit komunist;
d) në procesin mësimor ose rindërtimin e ngjarjeve historike, si dhe në koleksionimin e këtyre materialeve audio-vizuale.
4. Autoriteti i Mediave Audiovizive është e detyruar që brenda 3 muajve të marrë masat për zbatimin e këtyre rregullave nga ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv sipas ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. AKEP është i detyruar që brenda 3 muajve të marrë masat për zbatimin e këtyre rregullave për shërbimet e komunikimit publik sipas ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
5. Shkelja për herë të parë e këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë gjer në 200 mijë lekë. Nëse pas dënimit administrativ, personi kryen sërish aktin e kundravajtjes administrative, pavarësisht formës, ai mban edhe përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

Neni 11
Ndalimi i propagandës në veprimtaritë politike

1. Ndalohet organizimi i veprimtarive tubuese, i mbajtjes së fjalimeve publike dhe ҁdo akti tjetër publik, në kuadër të organizatave apo partive politike, me qëllim propagandën e regjimit totalitar komunist.
2. Ndalohet propozimi i kandidatëve për deputet, për pozicionin e Presidentit të Republikës apo për organe të pushtetit vendor nga një organizatë ose parti politike që propagandon regjimin totalitar komunist ose përdor simbolet e tij.
3. Shkelja për herë të parë e ndalimit të përcaktuar nga pika 1 e këtij neni përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 500 mijë gjer në 1 milion lekë, si dhe me detyrimin e kërkimit të ndjesës publike. Nëse pas dënimit administrativ, personi kryen sërish aktin e kundravajtjes, pavarësisht formës, ai mban edhe përgjegjësi penale sipas Kodit Penal.

KREU IV
VEPRIMTARIA E AUTORITETIT QENDROR

Autoriteti Qendror mbikëqyr dhe merr masa aktive për zbatimin e këtij ligji.

Neni 13
Kompetencat e Autoritetit Qendror

1. Përveҁ kompetencave të parashikuara në ligjin nr. 10 242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, Autoriteti Qendror ka edhe kompetencat e mëposhtme:
a) Përcakton dhe rishikon në mënyrë periodike, me nismën e tij ose me kërkesë të të tretëve, rastet konkrete kur veprimtari të ndryshme bien në fushën e zbatimit të këtij ligji;
b) Zgjidh me vendim përfundimtar, në rrugë administrative, ҁdo mosmarrëveshje që mund të krijohet nga zbatimi i këtij ligji;
c) Ndërmerr nisma për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e ndalimit të simboleve dhe propagandës së regjimit komunist;
d) Vendos sanksione administrative me gjobë për kundravajtjet administrative të parashikuara nga ky ligj;
e) Vendos gjobë për titullarin e institucionit shtetëror që nuk respekton afatin apo nuk përmbush pa shkak rekomandimin e tij;
f) Lidh marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim ndihmesën, promovimin apo lehtësimin e veprimtarisë së individëve apo bashkimeve kolektive të individëve, shqiptare apo të huaja, të cilët synojnë studimin, identifikimin, hulumtimin, mbledhjen e dëshmive dokumentacionit, fakteve apo të dhëna të tjera me qëllim ndalimin e propagandës së regjimit komunist apo ndjekjes penale të autorëve të krimeve të komunizmit;
g) Bashkëpunon, udhëzon dhe mbi këtë bazë edhe mbikëqyr veprimtarinë e autoriteteve të tjera shtetërore për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara nga ky ligj;
h) Përgatit dhe depoziton, në respektim të legjislacionit penal, pranë autoriteteve gjyqësore përkatëse, kallëzime penale me qëllim procedimin penal të krimeve të regjimit komunist si dhe për procedimin penal të sjelljeve dhe akteve që përbëjnë vepra penale lidhur me ndalimin e propagandës së regjimit komunist sipas Kodit Penal. Përvec sa parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, detyrimin për kallëzim e kanë edhe individët apo bashkimet kolektive të individëve që kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin Qendror.
2. Autoriteti Qendror, në raportin vjetor drejtuar Kuvendit, përfshin informacion edhe mbi masën e zbatimit të detyrimeve të tij dhe të institucioneve të tjera shtetërore të përcaktuara nga ky ligj.

Neni 14
Aktet administrative të Autoritetit Qendror

Aktet administrative individuale, që nxjerr Autoriteti Qendror në zbatim të kompetencave të parashikuara nga ky ligj, janë përfundimtare. Ndaj tyre ushtrohet ankim në gjykatë sipas rregullave për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë vendim sipas nenit 8 pika 2 të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
2. Ngarkohet Autoriteti Qendror të nxjerrë udhëzimin sipas neneve 9 pika 2 dhe 10 pika 2 të këtij ligji brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

1. Autoriteti Qendror brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton programin me masat konkrete që duhet të marrin institucionet shtetërore në zbatim të këtij ligji, duke treguar edhe afatet konkrete të realizimit të tyre. Programi depozitohet në Kuvend dhe publikohet.
2. Programi hartohet duke marrë mendimin edhe të institucioneve shtetërore, të ngarkuara me detyra sipas këtij ligji.
Neni 17
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Lindita NIKOLLA
Miratuar, më _._.2022

PËR NDËRGJEGJËSIMIN, KUJTESËN KOLEKTIVE, EKSPOZIMIN DHE NDËSHKIMIN PUBLIK TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST

I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË
ARRIHEN

Shtetet demokratike dallojnë nga shoqëritë totalitare nga raporti që ndërtojnë me historinë e tyre, të kaluarën e afërt apo të largët. Në shtetet totalitare, historia rishkruhet, ndryshohet dhe manipulohet në varësi të interesave politike të atyre që udhëheqin nëpërmjet frikës, dhunës dhe terrorit. Një shembull tipik i kësaj sjelljeje me të kaluarën, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Për 45 vite, historia e Shqipërisë u rishkrua dhe u rikonceptua, me qëllim që t’i shërbente jo të vërtetës historike të popullit shqiptar, por konsolidimit të plotë të pushtetit hoxhist, si dhe shtypjes ndaj klasave politike të persektuara. Dhënia e atributeve historike familjarëve të diktatorit apo fshirja e personazheve të ndëshkuara nga regjimi në fotot zyrtare janë vetëm ilustrime të këtij fenomeni.

Fatkeqësisht, megjithëse kanë kaluar 31 vite nga ajo natë e ftohtë e 8 dhjetorit 1990, në qytetin Studenti, ku do të merrte rrugë fundi i pakthim i regjimit totalitar komunist dhe fillim i ndryshimeve demokratike, shteti dhe shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të ndërtojë një raport të drejtë me historinë e saj 45-vjecare. Shpesh mendimet, qëndrimet dhe qasjet kanë qenë të ndryshme ndaj kësaj periudhe dhe zhvillimeve të saj, duke krijuar konfuzion dhe keqkuptime rreth të vërtetës historike. Është për të ardhur keq që akoma sot në ceremoni publike dhe zyrtare, shihen individë të caktuar, përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetërorë, në prani të të cilëve ekspozohen simbole të regjimit komunist, duke krijuar vuajtje dhe dhimbje të panevojshme tek ajo pjesë e shoqërisë që humbi prindërit, familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe rininë e ndoshta pjesën më të madhe të jetës në burgjet dhe kampet komuniste. Mosnjohja e thellë e kësaj të vërtete, përballja e saj me kurajo dhe guxim, dhe mungesa e hapave të nevojshëm ligjorë kanë qenë pengesa reale në progresin demokratik të shtetit shqiptar.

Pikërisht, me shqetësimin e thellë për raportin problematik që shoqëria shqiptare ka ndërtuar me të kaluarën e saj nën regjimin totalitar komunist, me qëllim njohjen e thellë të së vërtetës historike, përballjen e saj, ndërgjegjësimin e brezave, zhvillimin e kujtesës kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të elementëve të diktaturës komuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike – forcës politike që ishte mishërimi i ëndërrave studentore të dhjetorit 90’ për liri dhe demokraci – kanë ndërmarrë nismën për ofrimin e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse që synon dekomunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare. Deri më tani, kjo paketë ka ofruar projektligjin për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Spacit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës, si dhe projektligjin për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa, ky projektligj synon që shteti dhe shoqëria shqiptare të arrijnë në një qëndrim të përbashkët mbi regjimin totalitar komunist, bazuar në opinionet shkencore, objektive dhe faktike të institutit me ekspertizën më të lartë në vend për krimet dhe pasojat e komunizmit në vend, pikërisht Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (në vijim “ISKPSH”). Në përputhje me këtë qëndrim historik ndaj regjimit totalitar komunist, institucionet dhe organet publike, sipas fushave të kompetencës së tyre, do të duhet të marrin masat e nevojshme për të hartuar, shtuar apo ndryshuar dokumentet, platformat dhe strategjitë e tyre zyrtare. Jo vetëm kaq, por projektligji përcakton ndalime dhe sanksione për materiale të propagandës së regjimit komunist, simbolet dhe përgatitjen e veprave intelektuale për propagandë të kësaj periudhe, si dhe ndalimin e përgatitjes së materialeve audiovizive propaganduese dhe ndalimin e propagandës në veprimtarinë e partive e organizatave politike. Rol thelbësor në zbatimin e këtyre ndalimeve dhe sanksioneve, ashtu si edhe në ndërgjegjësimin e edukimin e brezave, do të ketë ISKPSH-ja, detyrat dhe kompetencat e të cilit janë përcaktuar në mënyrë të detajuar në projektligj.

II. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË,
PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Ky projektligj ka për qëllim pranimin me vetëdije të të vërtetës historike të regjimit totalitar komunist, si dhe realizimin e paqes sociale, pajtimin dhe unitetin kombëtar pas një tranzicioni të gjatë shoqëror dhe institucional me përgjegjësinë që në të ardhmen të ndërtohet një shtet i së drejtës, demokratike e social, që ka në themel mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor. Në objektin e këtij projektligji janë përcaktuar format dhe mënyrat e ndërgjegjësimit, kujtesës kolektive, ekspozimit dhe ndëshkimit publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist, pjesë e historisë së Republikës së Shqipërisë, në funksion të ndërtimit për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton të drejtat themelore të njeriut.

Qëllimi dhe objekti i këtij projektligj ofrojnë një qasje të re, bashkëkohore dhe demokratike, mbi raportin që shteti dhe shoqëria jonë duhet të ndërtojë me të kaluarën e saj. Shoqëritë demokratike që përnjëmend kërkojnë ta njohin thelbësisht historinë e tyre, nuk i tremben fantazmave të së shkuarës, por me kurajo vendosin të përballen me to. Në këtë frymë, ky projektligj ofron për herë të parë disa përcaktime historike, që kërkojnë ligjvënës të guximshëm, në lartësinë e detyrës së besuar nga populli shqiptar, për t’i shqyrtuar dhe miratuar me përgjegjshmëri të lartë politike e patriotike. Kështu për herë të parë projektligji ka sanksionuar “natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist”; “regjimin totalitar komunist”; “simbolet e regjimit totalitar komunist”; “propagandën e regjimit”; dhe “organet e diktaturës komuniste”.

Kuptimi dhe pranimi i kësaj terminologjie është thelbësore për zbatim me efikasitet të masave ligjore të nevojshme për ndërgjegjësimin dhe kujtesën kolektive, si dhe ekspozimin dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist. Kështu, ky projektligj ofron për herë të parë detyrimin e ministrive të arsimit dhe kulturës, por edhe cdo organi tjetër shtetëror, që të rishikojnë kurrikulat, dokumentet, programet dhe strategjitë e tyre në përputhje me hulumtimet dhe gjetjet shkencore të ISKPSH-së mbi krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Projektligji përcakton detyrimin e cdo institucioni publik, vendor apo qëndror, për marrjen e masave të nevojshme për përmbushjen e rekomandimeve të ISKPSH-së brenda afateve të prera ligjore.

Po ashtu, projektligji ka ngarkuar ISKPSH-në me detyrën, ndër të tjera, të monitorimit dhe vendosjes së sanksioneve administrative ndaj cdo personi, fizik ose juridik, shqiptar ose i huaj, që në Republikën e Shqipërisë shpërndan mesazhe të propagandës komuniste, krijon dhe ekspozon simbole të regjimit komunist, përgatit dhe shpërndan vepra intelektuale dhe audiovizive me përmbajtje propagandistike komuniste, si dhe cdo lloj organizimi të partive politike që synon propagandimin e regjimit totalitar komunist. Madje, këtyre partive dhe organizatave politike iu ndalohet edhe propozimi i kandidatëve për anëtarë të pushtetit legjislativ dhe vendor, përfshirë pozicionin e kreut të shtetit, nëse gjatë veprimtarisë së tyre propagandojnë regjimin totalitar komunist dhe/ose përdorin simbole të tij. Tërësia e këtyre masave ligjore synon dekomunistizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, në cdo qelizë të saj; dhe mbi të gjitha ndërtimin e një raporti të drejtë e të vërtetë të brezave me historinë e atdheut të tyre.

III. VLERESIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR

Projektligji është propozim i një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 81, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe nenin 68, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji është mishërimi i preambulës së Kushtetutës së miratuar në periudhën postkomuniste, e cila përcakton se “Ne, Populli i Shqipërisë…me përgjegjësi për të ardhmen…me vendosmërinë për të ndërtuarnjë shtet të së drejtës, demokratike e social për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut…”. Po ashtu, ky projektligj është në harmoni me nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton se “…drejtësia shoqërore, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare…janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.”. Megjithatë, hartuesit e projektligjit janë kujdesur të ruajnë një balancë të shëndetshme ndërmjet qëllimit për njohjen e së vërtetës historike dhe përballjes me pasojat e saj, dhe parimeve të ligjshmërisë, procesit të regullt ligjor dhe të drejtës për informim.

IV. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT

Projektligji përbëhet nga pesë krerë dhe shtatëmbëdhjetë dispozita.

Kreu i parë, i cili përmban tre dispozita, ka përcaktuar qëllimin dhe objektin e projektligjit, përkufizimet dhe parimet e përgjithshme. Në pjesën e përkufizimeve për krijimtarinë intelektuale, ato janë në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr. 35/2015 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me To”.

Kreu i dytë, i cili po ashtu përmban tre dispozita, sanksionon detyrimin e ministrive përgjegjëse për arsimin dhe kulturën, si dhe cdo organ tjetër shtetëror, për rishikimin e kurrikulave dhe dokumenteve të tyre strategjikë në përputhje me hulumtimet dhe rekomandimet e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Kreu i tretë, i cili përmban pesë dispozita, parashikon ndalimet e propagandimit të simboleve, materialeve të krijimtarisë intelektuale dhe audiovizive në cdo lloj veprimtarie publike dhe politike. Në të kundërt, ISKPSH-ja ka të drejtën e vendosjes së masave administrative gjobë. Në rast përsëritje të shkeljeve, ISKPSH-ja ka detyrimin e hartimit dhe dorëzimit të kallëzimeve penale sipas rregullimeve të Kodit Penal.

Kreu i katërt, i cili përmban tre dispozita, ka përcaktuar autoritetin qëndror për zbatimin e këtij ligji, përkatësisht Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili është një organ i parashikuar me ligjin nr. 10 242, datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”. Në nenin 13 janë parashikuar në një listë shteruese kompetencat e këtij Instituti, në kuadër të këtij ligj, ndërsa në nenin 14 është përcaktuar fuqia ligjore e akteve administrative të nxjerra nga ISKPSH-ja.

Kreu i pestë, përmban tre dispozita, të cilat sanksionojnë detyrimin e Këshillit të Ministrave për nxjerrjen e aktit ligjor të parashikuar nga neni 8, pika 2 (transformimi dhe transferimi fizik në muze), brenda një afati 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit; detyrimin e ISKPSH-së për nxjerrjen e akteve ligjore sipas nenit 9, pika 2 (shpërndarja në publik e veprave intelektuale me përmbajtje të përzierë) dhe nenit 10, pika 2 (shpërndarja në publik e materialeve audiovizive me përmbajtje të përzierë) brenda një afati 3-mujor nga hyrja në fuqi. Po ashtu, në këtë kre është parashikuar një periudhë kalimtare 6-mujore për ISKPSH-në, në mënyrë që të hartojë programin dhe masat konkrete që duhet të marrin institucionet shtetërore në zbatim të këtij ligji. Neni 17 parashikon hyrjen në fuqi, në përputhje me përcaktimin e bërë në nenin 84, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë.

V. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Projektligji nuk parashikon efekte financiare për Buxhetin e Shtetit, pasi nuk krijon organe të reja shtetërore, por iu ngarkon atyre ekzistuese, vecanërisht Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, disa detyra shtesë. Nëse si rezultat i këtyre detyrave shtesë, ISKPSH-ja do të ketë nevojë për burime njerëzore dhe infrastrukturore shtesë, atëherë gjatë regjimit kalimtar, Bordi i ISKPSH-së, në përputhje me nenin 11 të ligjit nr. 10 242, datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”, duhet t’i propozojë Këshillit të Ministrave rishikimin e strukturës, organikës dhe buxhetit vjetor të Institutit.

partia demokratike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni