LIVE UPDATES
Politike

"Paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte fantazmë"/ Këlliçi: Strategjia e riciklimit të Ramës, fasada e re e korrupsionit

Këlliç tha se PD ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve me fakte dhe dokumente, por shtoi se këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe jo pronarët faktikë të tyre që sipas tij janë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

29 Gusht 2025, 13:10 Nga r.ll
"Paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte
belind kelliçi

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Këlliçi ka folur lidhur me çështjen e trajtimit të mbetjeve, proces i cili u prezantua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. 

Deputeti i zgjedhur demokrat shprehet se qindra miliona euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, të cilët ai i cilëson si projekte fantazmë.

Këlliçi shton se pas 12 vitesh nga "mashtrimi" me inceneratorët, Rama ka prezantuar strategjinë e riciklimit. Sipas tij kjo është pranimi i dështimit të projektit të inceneratorëve nga vetë kryeministri. 

Këlliç tha se PD ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve me fakte dhe dokumente, por shtoi se këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe jo pronarët faktikë të tyre që sipas tij janë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, BELIND KËLLIÇI

Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.

Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.

Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:

Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit. 

Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.

Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.

Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përret, por të gjithë kryeqytetin.

Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama. 

Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Të nderuar qytetarë,

Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një ‘operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve’. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.

Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave.

E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

belind këlliçi inceneratoret

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë