LIVE UPDATES
Politike

"Paratë e paligjshme të firmës 5D-së janë hedhur në fushatë!" Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kam kërkuar që të hetohen krimet zgjedhore

Në një prononcim për mediat Këlliçi tha se u paraqit në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes '5D', ku pati një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes.

25 Nëntor 2024, 11:04 Nga M.B
"Paratë e paligjshme të firmës 5D-së janë hedhur
Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka dalë pas rreth një ore nga paraqaitja e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në një prononcim për mediat Këlliçi tha se u paraqit në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes '5D', ku pati një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes.

Ai shtoi se ato që i janë kërkuar të mos i bëjë publike, nuk do t'i bëjë. Këlliçi tha se donte të ndalej te kërkesa e tij dhe te deklaratat e dhëna në prokurori ku kërkohet hetimi i Jona Bejkos, e cila, sipas tij, ka deklaruar në komunikimet e saj private se në hotelin me vlerë 50 mln euro në Durrës rezulton se aksioner është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjithashtu pasi renditi disa emra konkretë, Këlliçi tha se ka kërkuar nga SPAK të hetohet krimet zgjedhore gjatë periudhës që kanë administruar përgjimet telefonike.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

U paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes 5 D, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes famoze 5 D. Ato që më janë kërkuar të mos i bëjë publike, nuk do t’i bëjë. Por padiskutim dua të ndalem në kërkesën time dhe deklaratat e dhëna edhe në organin e akuzës ku kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet e saj private se hoteli me vlerë 50 mln euro në Durrës rezulton se aksioner është Lali Eri. Të na sqarojë organi i akuzës se kush është Lali Eri, se mbase nuk e dinë ende.

Kam kërkuar të hetohet roli i administratorit Nestor Muhametllari, i cili është i lirë dhe nuk ka ende asnjë masë. Mendoj se dëshmia e tij do shërbejë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Të hetohen personat e përfshirë dhe roli i titullarëve të autoritetit kontraktor që deri në 2021 që ka qenë Veliaj dhe më pas Mazniku. Kam kërkuar t'i shkohet deri në fund rolit të shtetasve Herjon Rrapaj, që kishte nën menaxhim fabrikën e asfaltit në Krrabë ku kryhej evazion fiskanal, shtroheshin rrugët me asfaltin e Bashkisë Tiranë, me burime njerëzore të Bashkisë Tiranë, tenderoheshin fiktivisht këto vepra publike, më pas paratë hidheshin në fushatë.

Kam kërkuar nga SPAK të hetohet krimet zgjedhore gjatë periudhës që kanë administruar përgjimet telefonike bazuar në informacionin që kam, Rezulton se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga shtabi elektoral i Veliajt dhe drejtorët e 5 D janë hedhur në fushatë elektorale. Kam kërkuar që të shihet roli i Elton Kacidhes, që është titullar i autoritetit kontraktor. Të thellohet organi i akuzës në thellimin e plotë të kësaj dosje që është një rast spektakolar vjedhje, rast abuzimi me paratë e qytetarëve dhe të evidentohet i gjithë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të sekuestrohen asetet e përfituara ne mënyrë të paligjshme nga këta shtetas.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet