24 Nëntor 2024, 20:02
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se protestuesit paqësorë dhe guximtarë në Londër u ngritën të revoltuar sepse kryeministri Edi Rama i ka përzënë ata nga vendi i tyre. Ai shtoi se Rama ka tjetërsuar Shqipërinë dhe e ka bërë të pamundur jetesën, me vjedhjet e tij të tmerrshme në rrugë, në punët publike, në fondet publike dhe në pasuritë publike.
Berisha shtoi se emigrantët u ngritën si viganë për të përfaqësuar aty, çdo të ri shqiptar që nën këtë regjim, nuk mundet kurrë të ndërtojë ëndrrën rinore në dheun e tij. Sipas kreut të PD-së ata protestuan brenda dhe jashtë pallatit ku mbahej takimi i Ramës me banditë dhe patronazhistë ndërsa shtoi se emigrantët përfaqësuan edhe çdo të moshuar, çdo pensionist, të cilët sot në Shqipëri marrin sot një pension më të vogël seç merr gjermani për qenin e tij në shtëpi.
Fjala e Berishës:
Protestuesit paqësor, trima e guximtar në Londër u ngritën të revoltuar sepse Edi Rama i ka përzënë ata nga vendi i tyre i bukur, ua ka tjetërsuar Shqipërinë, e ka bërë të pamundur jetesën, me vjedhjet e tij të tmerrshme, në rrugë, në punët publike, në fondet publike, në pasuritë publike. Ata u ngritën si viganë për të përfaqësuar aty, çdo të ri shqiptar që nën këtë regjim, nuk mundet kurrë të ndërtojë ëndërrën rinore në dheun e tij. Nuk mundet kurrë sepse i duhet që për çdo kërkesë të paguajë një gjobë që ai nuk e paguan dot. Sepse i duhet, se në rast se mendon të krijojë familje dhe të blejë një fole për familjen e tij, i duhet të punojë, sipas çmimeve nga 70 në 108 vite për të shlyer detyrimin e blerjes së një apartamenti.
Ata që me guxim, heroizëm protestuan brenda dhe jashtë pallatit ku mbahej takimi i zi i Edi Ramës me bandit dhe patronazhist përfaqësuan aty çdo të ri, por përfaqësuan edhe çdo të moshuar, çdo pensionist, të cilët sot në Shqipëri marrin sot një pension më të vogël seç merr gjermani për qenin e tij në shtëpi. Po, po. Gjermani për qenin e tij në shtëpi, merr 125 euro. Por 125 euro në Gjermani, me çmimet, me mbulimet që kanë shërbimet shëndetësore me çmimet e ushqimeve të tjera, janë të paktën sa 200 euro në Shqipëri. Dhe kjo është e vërteta.
berisha rama
Politike
24 Nëntor 2024, 19:55
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:43
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mb...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar prej ditësh se do të zhvillojnë një protestë më da...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" në lidhje me takimin e zhvilluar ditë...
Politike
24 Nëntor 2024, 17:53
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë të ditur se Kosova...
Politike
24 Nëntor 2024, 16:15
N.F
Takimi
DIVJAKË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka takuar ditën e sotme fermërët e Divjakës....
Politike
24 Nëntor 2024, 15:08
ZH.LL
Edi Rama
LONDËR- Kryeministri Edi Rama teksa i falenderoi emigrantët shqiptarë për pjesëmarrjen, në mbyllje të fjalimit ...
Politike
24 Nëntor 2024, 14:38
ZH.LL
Edi Rama
LONDËR- Kryeministri Edi Rama u bëri apel emigrantëve shqiptarë Britani që të kthehen dhe të investojn&eum...
Politike
24 Nëntor 2024, 14:43
r.ll
edi rama
LONDËR- Nuk kanë munguar sulmet ndaj opozitës dhe udhëheqësve të saj në fjalimin e kryeministrit Edi Rama n&eum...