Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama shkoi për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama shkoi për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.
Berisha thekosi se emigrantët shqiptarë jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe ndërsa tregoi tastin ku pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël u ngrit dhe bërtiste kundër madhërisë së tij. Ai shtoi se deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Berisha shtoi se Rama kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante fjalën e tij.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq! Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Por në gjuhën e tij atërore, bastardit i xhelatit Kristaq Rama i shpalli atje fjalimin e tij, si diversantë. Shkoi pra, për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij. Jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe, në një vend në të cilin vetëm pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël do të ngrihej dhe do të bërtiste, do të hidhte slogane kundër madhërisë së tij.
Por deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Kurse bastardi kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante, fjalën e tij të neveritshme. Duke treguar kështu se cila është motoja e vërtetë e kërkimit të votës, ndaj emigracionit shqiptar. Të dashur miq, në emrin tuaj unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj atyre qindra e qindra protestuesve që me revoltën e tyre mbrojtën, nderin, dinjitetin e shqiptarit, përfaqësuan opozitën demokratët, përfaqësuan mbarë shqiptarët pavarësisht nga partitë e tyre, për guximin, dhe i garantoj se dhunuesit e tyre dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore të papara ndonjëherë në një takim, të quajtur elektoral.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar prej ditësh se do të zhvillojnë një protestë më da...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" në lidhje me takimin e zhvilluar ditë...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë të ditur se Kosova...
Takimi DIVJAKË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka takuar ditën e sotme fermërët e Divjakës....
Edi Rama LONDËR- Kryeministri Edi Rama teksa i falenderoi emigrantët shqiptarë për pjesëmarrjen, në mbyllje të fjalimit ...
Edi Rama LONDËR- Kryeministri Edi Rama u bëri apel emigrantëve shqiptarë Britani që të kthehen dhe të investojn&eum...
edi rama LONDËR- Nuk kanë munguar sulmet ndaj opozitës dhe udhëheqësve të saj në fjalimin e kryeministrit Edi Rama n&eum...
pamje nga perplasja LONDËR- Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të ...
edi rama LONDËR- Kryeministri Edi Rama tha nga Londra se nëse vota e diasporës është masive, përballja e ardhshme elektorale ...