LIVE UPDATES
Politike

Osmani: Ushtarët amerikanë dhe NATO e kthyen frikën në siguri dhe okupimin në liri

Ajo tha se ai premtim vazhdon të jetojë, duke ritheksuar se sot, Kosova qëndron krenare si vendi më pro-amerikan në tokë.

27 Shtator 2025, 21:42 Nga I.A
Osmani: Ushtarët amerikanë dhe NATO e kthyen frikën në
Vjosa Osmani

SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku ka përmendur kontributin e ushtarëve amerikanë dhe NATO-s, që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt. Sipas Osmanit, në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne.

"Ishte një kohë kur ne po dëboheshim nga shtëpitë tona, kur të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë. Dhe ku fëmijëria jonë ishte thjesht luftë, konflikt, shkatërrim dhe vuajtje. Vetë ekzistenca jonë ishte në pikëpyetje. Dhe në ato orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s, që erdhën në Kosovë dhe e kthyen dëshpërimin në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri. Çdo familje, çdo familje e vetme në vendin tim ka një histori të herës së parë kur pa flamurin amerikan në krahun e një ushtari amerikan. Ata panë shpëtimtarët e tyre. Për ne, ai flamur nuk ishte thjesht një simbol i një shteti tjetër. Ai ishte simboli i një premtimi se edhe njerëzit në vendet më të vogla nuk do të braktiseshin nëse po qëndronin për të drejtën e tyre të dhënë nga Zoti për të qenë të lirë", deklaroi Osmani.

Ajo tha se ai premtim vazhdon të jetojë, duke ritheksuar se sot, Kosova qëndron krenare si vendi më pro-amerikan në tokë. Presidentja foli edhe për sulmin në Banjske, ku tha se ai ishte një akt agresioni i drejtuar dhe i mbështetur nga Serbia,që synonte jo vetëm Kosovën, por edhe vlerat që bashkojnë kombet e lira, duke theksuar se përgjigjja e Kosovës ishte e fortë në koordinim të ngushtë me aleatët, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

"Së fundmi, në vitin 2023, ne u përballëm me një sulm terrorist që përbënte një akt agresioni kundër vendit tonë, i cili u drejtua dhe u mbështet nga Serbia, proxy e Rusisë në rajonin tonë. Ky nuk ishte vetëm një sulm kundër Kosovës. Ishte një sulm kundër vlerave që na bashkojnë. Demokracia, liria dhe sundimi i ligjit. Ishte një sulm kundër gjithçkaje për të cilën ka qëndruar Amerika. Ishte një përpjekje për të shkatërruar gjithçka amerikane që ishte arritur në rajonin tonë. Përgjigjja jonë ishte e fortë, por e përgjegjshme. Ne mbrojtëm popullin tonë. Ne mbrojtëm sovranitetin tonë. Dhe e bëmë këtë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, kryesisht Shtetet e Bashkuara, sepse e dimë se fuqia e një demokracie nuk matet vetëm me madhësinë e territorit të një vendi, por, mbi të gjitha, me madhësinë e aleancave të saj", deklaroi presidentja Osmani.

vjosa osmani nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj