LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka zgjedhje me Ramën pa e larguar atë"/ Berisha: Po të kishte zgjedhje në vitin 2025, PD do ishte në pushtet

Kryedemokrati tha se Edi Rama dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke vjedhur,dhe se do shkojnë aty ku e kanë vendin.

4 Shkurt 2026, 19:18 Nga E.d
"Nuk ka zgjedhje me Ramën pa e larguar atë"/ Berisha: Po
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka zgjedhje me Ramën pa e larguar atë nga pushteti. Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha u shpreh se po të kishte zgjedhje në vitin 2025, PD do ishte në pushtet.

Kryedemokrati tha se Edi Rama dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke vjedhur,dhe se do shkojnë aty ku e kanë vendin. Lideri demokrat u shpreh se propaganda e Ramës përhap nga mëngjesi gjer në darkë trilime dhe mashtrime të pafundme.

Sali Berisha: Pra, këto janë të vërtetat. Por ne nuk jemi parti e dhunës. Ne jemi të përcaktuar, parti që nuk marrim kurrë pushtet ndryshe përveçse me votë. Historia jonë, po ta studioni, po ta shihni, ka faktuar që ne kemi pasur të drejtë.
Alternativa jonë është e drejtë.

Ne kemi fituar në kushtet më të vështira, dhe unë u garantoj se ne do fitojmë kësaj here. Jo vetëm do fitojmë, por do bëjmë përgjegjës të gjithë këtë narko-nomenklaturë që shkelmon dhe poshtëron shqiptarët dhe i varfëron çdo ditë. Ne do të fitojmë dhe në mënyrë absolute Lubi Balluku, Edi Rama dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke u vjedhur ju, do shkojnë aty ku e kanë vendin dhe pasuritë e tyre do u kthehen ju.

Dhe ato janë miliarda e miliarda. Ju garantoj se ne do të vendosim sistemin më transparent për paratë tuaja dhe për pronat tuaja. Për pronat publike. Pronat publike janë pronat tuaja. Por, asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij. Ne duhet ta përmbysim këtë regjim. Ne duhet ta përmbysim dhe do ta përmbysim atë. Kjo kërkon nga ne që në këtë errësirë censure që përjetojnë njerëzit, të jemi me debatet tona, me shpjegimet tona, pishtarë të të vërtetës, të mbrojmë të vërtetat tek qytetarët shqiptarë. Propaganda e tij përhap nga mëngjesi gjer në darkë trilime dhe mashtrime të pafundme.

Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përballje përveç atyre rrjeteve sociale tona, që duhet t’i përdorim në mënyrë maksimale, por mbi të gjitha takimet me njëri-tjetrin. Me qëllim, takime me qëllim, debate me qëllim, në mënyrë që të ndriçojmë mendjet e njerëzve. Cili është mashtrimi më i madh? Mashtrimi më i madh është kur flitet për zgjedhjet, kur zgjedhje nuk ka, ka farsë. Ka farsë. Ju garantoj se po të kishte zgjedhje, në vitin 2021, PD do ishte në pushtet.

Ju garantoj se po të kishte zgjedhje, në vitin 2025, PD do të ishte në pushtet.
Mund të më kundërshtojë ndonjëri, por çfarë e shtyu atë të japë 2 miliardë euro dy ditë para votimit, të falë të gjitha gjobat e kamatat që ishin mbi 2 miliardë dhe që u intereson 200 mijë familjeve? Demokratë e demokratë, kurrë mos u gaboni. Mos pranoni të mashtroheni.

Ka pasur jo një, por disa nga miqtë tanë, demokratë, që thonë mos e thuaj se na dekurajon se Edi Rama nuk bën zgjedhje. Jo, kjo është e vërteta më e madhe, kjo është alfa nga duhet të fillojmë Se ai bën farsë. Dhe në farsë, ai nuk ka legjitimitet. Ne duhet të kthejmë zgjedhjet. Dhe zgjedhje me Edi Ramën nuk ka në qoftë se nuk e largojmë./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet