LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste

Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në vitet e diktaturës nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë.

4 Shkurt 2026, 18:56 Nga E.d
Berisha: Censura e këtij regjimi është më e mjerë se
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste. Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në vitet e diktaturës nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë.

Ai tha se për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve. Ndërsa sot, sipas tij mediat bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje.

Sali Berisha: Miq, nuk është vetëm kaq. Një dimension tjetër më i zi i këtij regjimi është censura që vihet mbi ne, mbi ju, mbi qytetarët. E patë ju, një dosje doli, se si X televizion merrte 2 milion, se si televizioni tjetër merrte 3 milionë, se si media tjetër merrte 4 mijë metra tokë, etj me radhë. Në qoftë se analizoni, sot qytetarët janë më të mjerë në raport me censurën se në vitet e diktaturës.

Pse? Sepse në vitet e diktaturës së pari nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë. Ishin një. Por për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve. Dhe ti vërtet mund të dëgjoje RTSH-në, por ti dëgjoje edhe Zërin e Amerikës në darkë.

Ata që dinin gjuhë të huaja, përpiqeshin të merrnin, kurse kjo është bërë ferr, është bërë tmerr. Një ushtri mercenarësh pa din, pa iman, ma nder, pa dinjitet, fabrikojnë nga mëngjesi gjer në darkë trillime dhe mashtrime për të mashtruar njerëzit dhe për të mbrojtur Edi Ramën. Bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje. Për të shpërqendruar vëmendjen vetëm që të mos përqendrohemi tek Rama, Lubia.

Fshehin çdo të vërtetë, glorifikojnë të keqen. Dëgjoni se çfarë lajmesh. Nga më absurdet. Vendi i tij ishte në Davos, nuk e pranoi. Mediat e tij, nuk iku se priti çiftin presidencial. Çifti presidencial ishte në Davos. E kuptoni se çfarë janë këta? Ju e kuptoni, por duhet ta kuptojnë ata me të cilët rrimë gjithë ditën, me të cilët bisedojmë çdo ditë. Nuk ka se si të mos jetë kjo një vështirësi shumë e madhe për ne. Unë i parashtroj këto sepse ne jetojmë në një kohë shumë të veçantë./Dosja.al

sali berisha opozita foltore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet