LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë

Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se regjim sot është më shkatërrimtar për qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi i Enver Hoxhës.

4 Shkurt 2026, 18:44 Nga E.d
Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse Rama po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse kryeministri Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se regjim sot është më shkatërrimtar për qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi i Enver Hoxhës. Kryedemokrati tha se degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin.

Sali Berisha: Të dashur demokrate e demokratë të pranishëm sot në këtë sallë, ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe ju, përshëndes të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD të degëve të tuaj, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Të dashur kryetarë të degëve, z.Ilir, Floriana, faleminderit shumë që keni ardhur në këtë takim. Ne mblidhemi në një kohë ndër më kritiket për vendin dhe për shtetin shqiptar.

Mblidhemi në një kohë në të cilën kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet. Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund të keni parë. Ne që kemi jetuar në dy diktatura, ne bëjmë krahasime dhe u them unë që në memorien tonë, kurrë nuk ka ekzistuar në Europë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës.

Por u garantoj se disa aspekte, dhe jo të pakëta, ky regjim sot është më shkatërrimtar për qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi më i parë. Miq, këtu unë flas me njerëz politikë, flas me njerëz që kanë vite, dekada që merren me politikë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që mesazhet ne t’i përcjellim tek çdo mik, tek çdo mikeshë, tek çdo anëtar i familjes, tek çdo i ri. Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin.

Do t’u jap një shembull. Ish-kryeministri i ndjerë i Italisë, një mik i madh i Shqipërisë, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu përvesh, por edhe kur ishte kryeministër në detyrë, kur kryesonte G 7-tën, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Edhe kur ato shënonin padrejtësinë më të madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrë se nuk do të paraqitem. Shikoni se ç’ndodh me këtë bastard te xhelatëve komunistë, të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës.

Shikoni miq se si i merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë. A ka turp më të madh, a mund të bëjnë një turp më të madh ata gjykatës që duhet të jenë gjykatësit më eprorë të shqiptarëve që e trajtojnë veten si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa asgjë? Por mos harroni se ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata vendosin. Ata pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi. Pse? Ata kanë degraduar në atë shkallë nga frika dhe tmerri që kanë nga diktati i Edi Ramës./Dosja.al

sali berisha protesta opozita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj