Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANA- Ish-drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani ishte sot në Komisionin hetimor parlamentar për check-up dhe sterilizimin ku iu drejtuan disa pyetje nga anëtarët. Jani tha në Komision se pavarësisht problemeve të fillimit, gjithçka i është përmbajtur kontratës. Ajo ka shtuar se procesi i sterelizimit nuk ka pasur efekte negative, as si mjeke e as si drejtuese, sipas saj.
Pjesë nga diskutimet në Komision:
Korreshi: Kur mbaronte entuziazmi, cilit ishin problemet që mund t’i quani edhe të vogla ju.
Jani: Sterilizimi nuk ka pasur efekte negative, as si mjeke e as si drejtuese. Në fillim kanë munguar setet/paketat e vogla. Me insistimin e drejtuesit, më vonë kanë ardhur ato që kemi kërkuar. Nuk është fushë me lule, po nuk është problematikë kush e di se çfarë. Fillimet janë gjithmonë të vështirë. Personeli nuk ishte plotësisht i trajnuar për këtë pjesë. Këto duhet të jenë të kuptueshme. Por anë negative dhe problematika madhore, nuk ka pasur. SaniServis nuk pagoi qira për ambientet, as për ujin dhe dritat. I pagoi Ministria e Shëndetësisë.
Vokshi: Ju keni mbrojtur interesin publik me shumë shkresa. Sot na thoni se jeni entuziaste. Ju keni vijuar të kërkoni sete mikrokirurgjikale e nuk ju kanë ardhur për një vit. Thoni se kompania ju mori të gjitha ambientet dhe hoqi pajisjet që ju kishit. I thatë ministrisë se përdorët pajisjet tuaja, dhe ju rritën shpenzimet. Keni përdorur autoklavat tuaja.
Jani: Problemi kryesor ishte buxheti, ndaj kemi kërkuar me ngulm. Thashë punë muajsh, ndoshta gabova, por nga 1 muaj, ndoshta kanë shkuar me 3 muaj.
Vokshi: Kam shkresat tuaja. Nuk ju kanë ardhur as pas një viti. Ju është dashur të paguanit disa fish më shumë. Unë jam impresionuar për mirë nga menaxhimi juaj në mbrojtje të interesit publik. Jeni ankuar se në vend që të paguanit 266 lekë, keni kaluar në 13 700 lekë.
Vokshi: Ju jeni ankuar për mos pagesë qeraje dhe mos pagesë energjie elektrike. Keni bërë llogaritë. Pas refuzimit të operatorit, keni thënë, për të vënë matës të energjisë elektrike, keni bërë matje, e shpenzimi 550 mijë lekë në muaj vetëm për energji në spital 52 milionë lekë të vjetra, të matura vetëm në një periudhë nga ju. Jeni ankuar në ministri se nuk kishit buxhet për të paguar këto fatura.
Jani: Fondi na tha vijoni kontratën ndërsa ministria nuk na ktheu përgjigje fare për këtë çështje.
TIRANA- Kanë vijuar debatet edhe ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Soc...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve, nism&eu...
Jorgo Goro TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar ...
PD TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Enkelejdt Alibajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit q&...
niko peleshi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka folur për mediat pas përfundimit të mb...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme në dhomën e këshillimit kërkesë...
pamje nga asambleja e ps TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte në Elbasan në një takim deputet&eum...
Foto nga takimi TIRANA- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen me kryesinë e re të forcës politike që ai udhëheq, por...
Ekipi i BBC TIRANË- Ekipi i BBC ka qënë i pranishëm mbrëmjen e sotme në tubimin e qytetarëve në mbështetje t&e...
erion veliaj TIRANË- Ditën e djeshme është mbajtur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Në k&e...