LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka "Meta-Gate", por "SPAK-Gate"!" Meta: Mund të gjenden ata që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to edhe në SHBA edhe në Tiranë

Meta shkruan se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria dhe teksa komenton diskutimin që u bë mbrëmjen e shkuar në një emision.

28 Maj 2025, 11:01 Nga M.B
"Nuk ka "Meta-Gate", por "SPAK-Gate"!" Meta: Mund
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë sërish sot një reagim ku thotë se gjykimi po vjen dhe Dielli nuk mbohet me shoshë. Meta shkruan se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria dhe teksa komenton diskutimin që u bë mbrëmjen e shkuar në një emision. Ai thotë se të vetmet foto që ka me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në New York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar.

"Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht. Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis", shkruan Meta.

Ai thotë se menjëherë e denoncoi këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkoi që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë. Sipas Metës, shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Fideszis pas insistimit të tij është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut. Meta shton se “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ata ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme ajo kurrë nuk u finalizua. 

Sipas tij, Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në Washington. Meta shton se e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit e depozituar në KQZ. Ai thotë se çudia më e madhe në këtë rast është se personi që e prezantoi atë me Fideszis në Greqi, që erdhi me të në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis. Ai thotë se për këtë në deklarimin në SPAK ia vendoi fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se ai kishe thënë të vërtetën.

"Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën. Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara", shkruan Meta.

Ai thotë se është e padiskutueshme që gjatë kohës që ai ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Meta thotë se nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sipas tij, sepse as ka qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as ka autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme. 

POSTIMI:

E dashur Grida!

Gjykimi po vjen dhe Dielli nuk mbohet me shoshë. Nuk ka "Meta-Gate", por "SPAK-Gate" përpara nesh.

E dashur Grida,

Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte i ftuar nga ju. Kur pashë panelin m’u kujtua vlerësimi i OSBE-ODIHR, se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria. Kjo pasi pashë një njeri të vetëm (Avokat Cakrani), i cili natyrisht ka për detyrë të më mbrojë mua tashmë ligjërisht, përballë tre analistëve të ftuar, të cilët thanë apo interpretuan gjëra që as vetë prokurorët e SPAK-ut nuk do t’i kishin thënë vetë. Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër! Pasi u shpreh gjoja keqardhja për formën e “tepruar” të arrestimit tim, që në fakt ishte vetëm rrëmbim i qëllimshëm dhe i paligjshëm terrorist, analisti pranë SPAK-ut, qëllimisht gënjeu se ne nuk e paskemi denoncuar nga ana ligjore, kur është fakt publik protesta e Partisë së Lirisë para SPAK-ut dhe dorëzimi publik i kallëzimit të bërë atje në prani të mediave nga Avokat Gjokutaj.

Pastaj, po i njëjti analist na tha se paratë e lobimit ishin përdorur për foto me Trampin, kur kjo është gënjeshtër që as SPAK-u se ka pranuar, pavarësisht se kishte hetuar kallëzimin e një delinkuenti se unë (LSI), kisha paguar 1 milionë USD për një foto me Trumpin, që nuk ka ndodhur kurrë. Ndërkohë që të vetmet foto që unë kam me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në New York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar. Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht. Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis.

Ndërkohë në atë vizitë të planifikuar më parë nga unë si Kryetar Kuvendi dhe i shoqëruar nga Z. Petrit Vasili, etj., ky deputet iu bashkëngjit delegacionit tonë vetëm për të qenë në takimet e organizuara nga Z. Fideszis me “McKeon Group”.
Madje edhe foto e bërë publike e imja me Z. Petrit Vasili gjatë ceremonisë është në vendet e rezervuara më parë nga miq të Kongresit, ndërsa ftesat e siguruara (të pakërkuara) nga “McKeon Group” me kërkesë të Z. Fideszis ua dhamë shoqëruesve të tjerë pasi ato ishin periferike dhe të panevojshme për ne. Ashtu sikurse në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI.

Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi. Shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Z. Fideszis pas insistimit tim është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut. Natyrisht “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ne ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme ajo kurrë nuk u finalizua. Ndërsa Z. Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në Washington. Ndërkohë që e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit e depozituar në KQZ. Çudia më e madhe në këtë rast është se personi që më prezantoi mua me Z. Fideszis në Greqi, që erdhi me mua në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis.

Unë për këtë në deklarimin në SPAK ia vura fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se unë kisha thënë të vërtetën. Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën. Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara.
Është e padiskutueshme që gjatë kohës që unë kam qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse as kam qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as kam autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme. Unë i kam kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi unë kurrë nuk kam autorizuar dikë të bëjë marrëzira të tilla.

"Nuk ka "Meta-Gate", por "SPAK-Gate"!" Meta: Mund

Por ky nuk është problem dhe shqetësimi im. Interesi im i vetëm është vendosja përballë ligjit e secilit që e ka shkelur atë apo që ka patur dijeni. Përpjekjet për të keqpërdorur të gjithë ata që kanë shkelur ligjin apo kanë patur dijeni për këto shkelje për t’i përdorur politikisht kundër Ilir Metës, vetëm do të provojnë në procesin e gjykimit se sa të drejta kanë qenë denoncimet e mia për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë. Po kështu, e dashur Grida, unë dhe Monika nuk jemi më çift, pasi jemi divorcuar edhe juridikisht plotësisht dhe unë nuk kam asnjë pretendim pronësor apo pasuror ndaj saj. Ndaj do të lutesha që përgjegjësitë të mos i trajtoni më çift, pasi ato janë individuale të secilit në raport me ligjin. Komunizmi ndjente një kënaqësi perverse kur përdorte familjarët kundër familjarëve në procese politike. “Rilindja” e kryeperversit është edhe më zi në këtë drejtim. Unë marr çdo përgjegjësi timen para ligjit dhe së vërtetës dhe nuk kam arsye t’ia “faturoj” dikujt tjetër.

Por edhe cilido apo persona që vetëm kanë përfituar nga LSI, që synon të përdoret kundër meje për të lehtësuar veten dhe duke i dhënë kënaqësi kryeperversit gabon shumë rëndë për sot dhe të ardhmen. Unë as mund të braktis kauzat e Partisë së Lirisë që janë një interes ekzistencial kombëtar sot dhe as të zhgënjej të gjithë ata shqiptarë që kanë besuar dhe besojnë te Ilir Meta. Ndërsa për çështjen e stërlodhur të CEZ-DIA që Z. Dumani e ka regjistruar që në dhjetor 2019 me kërkesën e Ramës dhe McGonigal do ishte kohë e humbur të merresha këtu pasi ajo është e stërkonsumuar me personazhe tejet groteske e me problem me ligjin dhe e gjykuar disa herë brenda e jashtë vendit. Por shumë mirë që do gjykohet edhe njëherë tjetër që të argëtohemi me “dëshmitarët” e regjimit dhe gënjeshtrat e SPAK-ut që nuk heton dot as faljen e 600 milion eurove CEZ-it nga Rama-Gjiknuri dhe as inceneratorin që nuk ekziston se është krim shumë “intelektual”. Dhe së fundmi e dashur Grida meqënëse unë nuk vij dot në studio, të lutem kërko një leje te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që me të gjithë analistët që kishe ftuar dje të bëjmë një panel këtu (te salla e ping-pongut) për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre të djeshme dhe të tjera. Do kalojmë bukur, të siguroj!

ilir meta

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më