LIVE UPDATES
Politike

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

Facebook dhe Instagram duket se përdorin një kombinim të luhatshëm të interesit që kanë për përmbajtje që përdoruesit ia japin falas, dhe interesit që kanë për shitjen e reklamave, për të caktuar vizibilitetin e secilit postim.

20 Qershor 2026, 23:15 Nga E. D

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që

TIRANË- Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo: media e tipit Facebook apo Instagram, të cilat përdoren më shumë nga shqiptarët e moshës së re e të mesme, përpiqen t’i mbajnë njerëzit në lundrim sa më gjatë, duke i dhënë atyre informacionin që Facebook supozon se po kërkojnë, supozime të mbështetura në informacionin e mbledhur nga sjellja e përdoruesit. Ky model biznesi ka bërë që Facebook të fitojë përmbajtje të ofruar falas nga përdoruesit, kryesisht përmes llogarive personale, dhe ta shesë vëmendjen e tërhequr të publikut nga ky informacion, te reklamuesit që reklamojnë kryesisht nga faqet.

Facebook dhe Instagram duket se përdorin një kombinim të luhatshëm të interesit që kanë për përmbajtje që përdoruesit ia japin falas, dhe interesit që kanë për shitjen e reklamave, për të caktuar vizibilitetin e secilit postim.

Postimet për të cilat përdoruesit e tjerë shprehin interes, u shfaqen më shumë njerëzve. Postimet për të cilat nuk shfaqin interes, do të duhet që postuesi të paguajë reklama që të mund t’i shpërndahet mesazhi. Reklamat funksionojnë nga ana e tyre në formë burse. Nëse ka shumë kërkesë për reklama, siç ndodh në fushata zgjedhore në Shqipëri, çmimi rritet. Rrjedhimisht, kur je biznes i vogël që dëshiron të reklamosh diçka në kohë zgjedhjesh në Shqipëri, mund të vëresh se si kostoja për të arritur disa blerës potencialë dyfishohet apo trefishohet për shkak se lumi i parave të fushatës praktikisht të nxjerr jashtë tregut.

Grupe të ndryshme, fjala vjen, qeveritë, përdorin sjellje të koordinuar për të gënjyer algoritmin sikur një postim i caktuar përbën interes të lartë. Siç është vërejtur nga së paku një hetim në SHBA, Facebook nuk ka ndonjë shqetësim të madh nga kjo sjellje e koordinuar, megjithëse zyrtarisht e konsideron të parregullt. Arsyeja është se sjellja, e koordinuar apo tjetër, i shërben Facebook që të mbajë në linjë më shumë përdorues dhe për një kohë më të gjatë.

Ata që kanë shumë burime në dispozicion, si, fjala vjen, kryeministri Edi Rama, përpiqen të dominojnë, dhe me shumë raste ia dalin të domonojnë median sociale përmes një fenomeni që ekspertët e njohin si saturizim. Ndërsa një kritik i qeverisë mund të bëjë një postim, qeveria ka ushtri të tëra me propagandistë që janë në gjendje të prodhojnë një volum të stërmadh materialesh, të cilat, duke pasur cilësi grafike më të lartë, dhe duke shfrytëzuar burime financiare të stërmëdha, arrijnë të dominojnë median sociale duke lënë zërat kritikë të izoluar nëpër oborre të ngushta.

Metodat që Facebook dhe rrjete të tjera sociale përdorin për të mbajtur përdoruesit, individë apo reklamues, të varur prej vetes, janë përshkruar nga ekspertët si metoda të huazuara nga industria e bixhozit dhe kanë ngritur shqetësime se kanë krijuar varësi te njerëzit. Në industrinë e bixhozit, njësia matëse e suksesit nuk është sa para ka shpenzuar kumarxhiu në kazino, por sa orë ka kaluar duke luajtur. Kohëzgjatja e shpenzuar në lojë është treguesi i suksesit. Paratë e fituara janë rrjedhojë e kësaj dhe jo objektivi primar. E njëjta gjë ndodh me Facebook, interesi i së cilës është të mbajë njerëzit sa më gjatë në platformë.

Algoritmet kanë krijuar “ishuj” apo “oborre të brendshme”, në të cilat, grupe të caktuara përdoruesish ndërveprojnë me njëri-tjetrin, ndërsa algoritmi mënjanon çfarëdolloj informacioni për të cilin grupi nuk ka shprehur interes. Kjo është mënyra  se si Facebook ka funksionuar tashmë prej vitesh, duke krijuar “dhoma të jehonave” (echo chamber) apo grupe të izoluara njerëzish të cilët rrotullohen me njëri-tjetrin pa parë më tutje.

Por më 31 maj, ky sistem duket se u thye. Orteku i reagimeve të qytetarëve ndaj ngjarjes së shëmtuar të dhunimit dhe rrëmbimit të një qytetari nga rojat private të sigurisë në Zvërnec  ishte origjina e gjithë kësaj. Nëse e mbani mend, ngjarja në Zvërnec ndodhi më 30 maj, ditë e shtunë, dhe deri të dielën, kur disa qytetarë në Tiranë thirrën një protestë ku morën pjesë mijëra vetë, algoritmi i Facebook u trondit, jo se pati ndonjë komplot, jo se pati ndonjë “luftë hibride”, por për shkak se, për fatin e keq të qeverisë, qytetarët u zemëruan në atë masë sa reagimi në rrjetet sociale theu muret e oborreve tradicionale, kapërceu ishujt e izolimit apo dhomat e jehonës dhe u derdh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa media tradicionale heshti, qytetarët vunë re fytyrën e oligarkisë: kontroll i sferës mediatike tradicionale përmes injorimit të lajmit të vërtetë dhe bombardimit me emisione spektakli dhe saturimit të medias sociale nga qeveria.

Zemërimi i qytetarëve natyrisht që nuk u krijua në mënyrë artificiale as nga algoritmi dhe as nga ndonjë informacion i rremë. Zemërimi qytetar thjesht sa arriti pikën e shpërthimit me ngjarjen në Zvërnec. Ishte zemërimi ai që theu algoritmin dhe jo algoritmi ai që shkaktoi zemërimin./BIRN

edi rama


Sondazh

Poll

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama