LIVE UPDATES
Politike

Non-Grata, Anglia si SHBA-ja/ VOA: Sanksionet angleze për politikanët shqiptarë që bashkëpunojnë me krimin

Një nga problemet që ai vë në dukje në Shqipëri është “mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre”, për të cilin tha se mbyt zërin e popullit shqiptar. Ai e vuri theksin veçanërisht tek ndikimi i këtyre lidhjeve tek zgjedhjet.

21 Korrik 2022, 20:19 Nga k.m.
Non-Grata, Anglia si SHBA-ja/ VOA: Sanksionet angleze për politikanët
Stuart Peach

I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur të enjten se qeveria britanike mori masa kundër disa individëve shqiptarë "me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin", duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

“Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t'i japin fund mosndëshkimit. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të frenuar individët me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha ai, duke shtuar se detajet e këtyre veprimeve mund të mos bëhen gjithmonë publike.

Zoti Peach e bëri njoftimin në një artikull botuar në faqen e qeverisë britanike, ku shprehu angazhimin e Britanisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon dhe për të ndëshkuar përmes mekanizmave të ndryshëm ata që nxisin apo mbështesin krimin dhe korrupsionin.

“Së bashku do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, thotë ai.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu mbështetjen për masat e fundit të qeverisë britanike, duke shkruar në Twitter:

“Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t'u pasuruar dhe shkelin shtetin ligjor, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe kanë sabotuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shprehet ajo.

Megjithëse vlerësoi disa nga masat e marra nga Shqipëria si pozitive, përfshirë reformën në drejtësi dhe ngritjen e Agjencisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti Peach tha se ka ende persona “që veprojnë sikur janë të paprekshëm, sikur sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

Një nga problemet që ai vë në dukje në Shqipëri është “mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre”, për të cilin tha se mbyt zërin e popullit shqiptar. Ai e vuri theksin veçanërisht tek ndikimi i këtyre lidhjeve tek zgjedhjet.

“Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, tha ai.

Në artikull, zoti Peach i cili sapo është kthyer nga Tirana, Shkupi dhe Podgorica, tha se në të gjitha vendet ka dëgjuar të njëjtin mesazh:

“Të rinjtë po largohen, të detyruar nga mungesa e mundësive, duke kuptuar se nuk mund të kenë sukses nëse nuk kanë lidhje politike dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur”, thotë ai, duke shtuar se ata kërkojnë ndihmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe për t’u kërkuar llogari udhëheqësve të tyre.

I dërguari britanik për Ballkanin tha se vendi i tij mbështet ata që përpiqen për reforma në Shqipëri dhe rajon:

“Ne do t'ju mbështesim në reformat tuaja në drejtësi, të cilat kanë ndihmuar në eliminimin e zyrtarëve të korruptuar dhe kanë çuar në ndjekjen penale të figurave të fuqishme. Ne do t'ju mbështesim në reformimin e zgjedhjeve dhe në të gjitha përpjekjet për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për të kërkuar llogari nga qeveria”, shkruan ai.

Zoti Peach përshëndeti gjithashtu gazetarët investigativë që kanë ekspozuar korrupsionin dhe lidhjet midis politikës, biznesit dhe krimit – shpesh përballë dhunës dhe frikësimit nga kriminelët.

“Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë me mbrojtjen e plotë të qeverive dhe agjencive të zbatimit të ligjit dhe me mbështetjen e atyre që e vlerësojnë lirinë”, tha ai./VOA

stuart peach

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj