LIVE UPDATES
Politike

“Një shtet pa brekë!” Lubonja: Drejtuesit e KMSH, të tredhur nga Rama dhe Erdogan! Kemi një president që shkoi i kërkoi zyra

Ai ka shtuar se ky nuk është vasalitet vetëm nga Erdogani sepse kemi edhe nga amerikanët dhe nga italianët.

11 Tetor 2024, 07:53 Nga M.B
“Një shtet pa brekë!” Lubonja: Drejtuesit e KMSH, të
Fatos Lubonja

TIRANA- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja tha mbrëmjen e shkuar se mënyra se si flasin drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar tregon se janë të tredhur nga pushteti i Edi Ramës dhe Erdogan. Lubonja tha se nuk është puna që janë këta diktatorë apo janë këta autoritarë, por tregon se sa i dobët është Komuniteti. I ftuar emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se politika ka hyrë në autonominë e komuniteteve fetare. Ai ka shtuar se ky nuk është vasalitet vetëm nga Erdogani sepse kemi edhe nga amerikanët dhe nga italianët.

“Duhet parë çfarë autonomie kanë këto komunitete, myslimanët apo katolikët, apo shteti po i përdor këto si leva për interesat e veta politike. Është më i fortë pushteti politik mbi këta. Mënyra si flet zotëria (Taulant Bici, nënkryetar i KMSH-së) tregon se është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit.

Kjo tregon se nuk ka autonomi një komunitet kaq i rëndësishëm. Ky është thelbi. Kjo tregon mungesën e autonomisë nën një regjim siç është ndërtuar ky. Po vendos Edi Rama dhe Erdogani për komunitetin mysliman shqiptar. Çështja gylenist dhe erdoganist tregon se Komuniteti ynë është i dobët. Nuk është puna që janë këta diktatorë apo janë këta autoritarë, por tregon se sa i dobët është Komuniteti.

Një komunitet, që doli nga komunizmi dhe që ishte i paformuar, por gjithsesi me gjithë këto kulla milionëshe, kjo xhamia ka kushtuar 40 milionë euro mesa di unë. Si ka mundësi që ky komunitet nuk gjen dot me gjithë këto besimtarë fondin për ta ndërtuar vetë këtë xhami. Kemi një president që sot shkoi i kërkoi zyra Erdos. A është shtet ky? Ky është thelbi i bisedës. A jemi në një shtet që ka dinjitet, ku kanë dinjitet njerëzit e vendit të tij dhe kanë liderë që punojnë për ta apo jemi në një vasalitet, madje multivasalitet.

Nuk është vasalitet vetëm nga Erdogani sepse kemi edhe këtej nga amerikanët, këtej nga italianët… një shtet pa brekë. Unë them se kjo është çështja. Çfarë shteti kemi dhe çfarë komunitetesh fetare kemi. Kemi premtuar që do të ndërtojmë demokraci, por nuk kemi autonomi gjëkundi. Dalin aty dy politikanë që nuk duhet të ishin fare pasi kjo xhami duhet të ishte ndërtuar nga shqiptarët”, tha Lubonja. 

fatos lubonja edi rama

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më