LIVE UPDATES
Politike

Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Sektori i betonit dhe i pastrimit të parave i vetmi sektor që hap vende pune!

Më tej ai tha se Tirana sot duhet të kishte sipërmarrje të fortë dhe jo qepena të mbyllur. Teliti më tej u shprej se Veliaj e sheh shumë mirë atë gjoja tendën e Adriana Kalasë, por nuk shikon dot këto shtatë kalle këtu pa leje.

22 Gusht 2024, 11:43 Nga N.F
Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Sektori i betonit
Teliti

TIRANË- Ka nisur protesta e 22-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt.  Ndërkohë i pranishëm në protestë është edhe eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti. Teliti gjatë fjalës e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se ata nuk do t’i falin asnjë qindarkë, asnjë abuzim, asnjë shkelje.

Më tej ai tha se Tirana sot duhet të kishte sipërmarrje të fortë dhe jo qepena të mbyllur. Teliti më tej u shprej se Veliaj e sheh shumë mirë atë gjoja tendën e Adriana Kalasë, por nuk shikon dot këto shtatë kalle këtu pa leje.

Ai theksoi se ky është qyteti ynë, por jo për fajin e qytetarëve ose të PD-së, por për faj të një grushti rilindas që kanë marrë peng këtë godinë prej 9 vitesh dhe vazhdojnë ta përkeqësojnë jetesën në Tiranë dhe fatkeqësisht, sot nuk ka as drejtësi.

“Por ne nuk do t’i falim asnjë qindarkë, asnjë abuzim, asnjë shkelje. Në gjyqin popullor do t’ia bëjmë një më një dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë derisa ata të largohen nga zyrat e tyre. Tirana sot duhet të kishte sipërmarrje të fortë dhe jo qepena të mbyllur. Duhet të kishte sipërmarrës që do të zhvillonin veten e tyre, do të ecnin përpara, do të hapnin vende pune, ndërkohë që i vetmi vend sektor që hap vende pune është sektori i betonit, sektori i pastrimit të parave me kulla. Erion Veliaj e sheh shumë mirë atë gjoja tendën e Adriana Kalasë, por nuk shikon dot këto shtatë kalle këtu pa leje....

Nëse ti “nuk di gjë”, atëherë për çfarë je?! Pse ekziston?! Pse vazhdon ta marrësh në qafë këtë qytet dhe më keq akoma, pse vazhdon ta vjedhësh këtë qytet?! Tirana ka një buxhet të konsiderueshëm. Një milion euro në vit menaxhon ky qytet, kjo bashki.  Po a ka shërbime më të mira, infrastrukturë më të mirë, shërbime publike më të mira?! Jo! Përkundrazi! 

A ka një transport më të mirë urban?! A keni më shumë ujë në çezmat tuaja? Jo! Përkundrazi!  A keni ndonjë ajër më të shëndetshëm për të thithur? A është ky një qytet i jetueshëm? Jo!  Ashtu siç e tha edhe raporti ndërkombëtar i NUMBEO-s, katër javë më parë, Tirana është qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës në Ballkan dhe në Europë!

Ky është qyteti ynë, por jo për fatin tonë, jo të qytetarëve, jo të PD, por për faj të një grushti rilindas që kanë marrë peng këtë godinë prej 9 vitesh dhe vazhdojnë ta përkeqësojnë jetesën në Tiranë dhe fatkeqësisht, sot nuk ka as drejtësi!” tha Teliti.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara