27 Prill 2024, 08:04
Nga M.B
Ilir Meta dhe anëtarë dhe mbështetës të PL
TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00 nis Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.
Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:
Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)
Sot kreu i PL-së, Ilir Meta postoi një mesazh në “Facebook”, ku ka treguar se ka marrë përshëndetjen e parë nga Vlora për organizimin e Konventës. Pas Vlorës, një tjetër postim tregon dhe përshëndetjen e 'delegatëve' Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Pak orë para kësaj ngjarjeje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë. Konventën e nesërme ai e ka cilësuar si historike. Meta tha dje se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ai shtoi se kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.
Kreu i PL tha se delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do t'i ndjekin.
koventa e partise se lirise
Politike
27 Prill 2024, 07:37
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese ndaj ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zba...
Politike
26 Prill 2024, 23:26
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas një artikulli në ...
Politike
26 Prill 2024, 23:06
I.A
Edi Rama
BELGJIKË- Emri i Kryeministrit Edi Rama është përmendur nga mediat belge në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë...
Politike
26 Prill 2024, 21:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e nesërme në orën 10:00 nis Konvent e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Pak...
Politike
26 Prill 2024, 21:16
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë teksa kanë mbetur pak or...
Politike
26 Prill 2024, 21:08
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i mi...
Politike
26 Prill 2024, 20:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prej katër ditësh, kryeministri...
Politike
26 Prill 2024, 20:49
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha, duke iu referuar protestave para Bashkis&eu...
Politike
26 Prill 2024, 20:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti protestuesit që morën...
Politike
26 Prill 2024, 20:30
M.B
Belind Këlliçi
LEZHA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokr...