LIVE UPDATES
Politike

Ngecja e konstituimit të Kuvendit/ Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat për t’u zgjedhur kryeparlamentare, hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

7 Qershor 2025, 10:54 Nga r.ll
Ngecja e konstituimit të Kuvendit/ Analiza: Çfarë do të
albin kurti

KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike.

“E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është vetëm një tentim për vonimin e zgjidhjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i zhvillimeve politike.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Dhjetëra tentativat për të konstituar Kuvendin nuk sollën asnjë rezultat. Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat për t’u zgjedhur kryeparlamentare, hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

Albert Krasniqi, nga organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+), vlerëson se zgjedhjet mund të jenë e vetmja rrugëdalje, në rast se mungon kompromisi për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, ai nuk pret që ato të sjellin ndryshime të mëdha në përfaqësimin e partive në Kuvend.

“Në termin e numrave mund të ketë lëvizje, e cila partitë politike mund t’i forcojë ose dobësojë, por, natyrisht, nuk mund të ketë ndryshime të mëdha për një kohë kaq të shkurtër”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Opozita me dyshime për efektin e zgjedhjeve të reja

Nëse për Lëvizjen Vetëvendosje - e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por jo me mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë - zgjedhjet e reja janë zgjidhje, për pjesën më të madhe të opozitës, ato nuk do ta ndryshojnë situatën në mënyrë thelbësore. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se nëse zgjedhjet e reja mbahen, ato nuk duhet të mbahen së bashku me lokalet.

“...pse duhet pritur afati i zgjedhjeve lokale, që i bie diku në mesin e tetorit? Duhet të shkojmë shumë më herët”, thotë Tahiri. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjedhjet e reja nuk do të zgjidhnin asgjë. Deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se ato do të ishin thjesht një “përsëritje e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, sa u përket rezultateve që do të dilnin prej tyre.

“Për LDK-në, zgjedhjet tani janë të papranueshme. Nuk besoj që zgjidhin diçka, përveçse mund ta përmirësojnë fjalorin e partisë së parë [LVV-së], sepse në procesin [e kaluar] zgjedhor ka pasur fushatë negative, fjalor denigrues - gjë e cila është bërë problem”, thotë Haziri.

Ai shton se edhe nëse Vetëvendosje e përmirëson fjalorin ndaj partive të tjera, kjo me shumë gjasa nuk do ta ndryshojë qëndrimin e LDK-së për bashkëpunim me të. Por, ai nuk e përjashton mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në të ardhmen, nëse rrethanat, siç shprehet, bëhen më favorizuese.

Fjalori që është përdorur, nuk duhet të përdoret më, thotë edhe Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke theksuar se kjo është thelbësore për të kapërcyer krizën politike që po shtyn drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“[Zgjedhjet] nuk do të ndryshonin asgjë [në rezultatin e partive]. Por, më e mira do të ishte sikur ne të kuptonim - të gjitha partitë politike dhe aktorët e partive politike - se duhet ta ndalim armiqësinë... Nuk kemi lënë vend as të ulemi, as të bisedojmë”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe pas, gjuhë denigruese është përdorur nga disa përfaqësues politikë - përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjuha e përmbajtur si shans për bashkëpunim

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se, nëse vendi shkon në zgjedhje, një nga përfitimet e pakta mund të jetë pikërisht pastrimi i këtij diskursi. Muhaxhiri thotë se fjalori aktual ndërmjet partive politike po i largon ato gjithnjë e më shumë nga mundësia e bashkëpunimit.

“Nuk ka ndonjë sens që kjo gjuhë të ashpërsohet kaq shumë, në qoftë se në prapaskenë janë duke biseduar për ndonjë koalicion. Mirëpo, në politikën kosovare, nuk i dihet kurrë”, thotë Muhaxhiri.

Në të njëjtën linjë është edhe Krasniqi. Ai thotë se gjuha përçarëse është kthyer në pengesë serioze për ndërtimin e çdo lloj bashkëpunimi paszgjedhor. Zgjedhjet e reja mund të përcillen me retorikë më të përmbajtur politike dhe, në këtë mënyrë, të hapin rrugën për një rifillim të raporteve ndërmjet partive, sipas tij.

“Unë besoj që partitë, me zgjedhje [të parakohshme], më shumë duan t’i japin shans mundësisë për të bashkëpunuar. E kanë kuptuar që, me rezultatet aktuale, një parti e vetme nuk mund ta formojë [qeverinë]. Patjetër duhet ta kenë një kompromis më të gjerë”, thotë Krasniqi.

Të dy analistët kujtojnë se pa një marrëveshje kompromisi që do të çonte në konstituimin dhe më pas shpërndarjen e Kuvendit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare është e pamundur të realizohen ligjërisht./REL

zgjedhjet parlamentare ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet