LIVE UPDATES
Politike

Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale (EMRAT)

Kapllani do të kandidojë përball kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve ku do të votojnë demokratët se kush do duhet të jetë.

29 Nëntor 2022, 16:06 Nga I.A
Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në fundjavën që lamë pas, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Mallakastër Agron Kapllanin për kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllani do të kandidojë përball kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve ku do të votojnë demokratët se kush do duhet të jetë. Në prezantimin e tij, Alibeaj tha se kandidati përball socialistëve duhet të jetë i lirë.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para, njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit”, tha Alibeaj, ndërkohë që më herët Kapllani është akuzuar nga Berisha se mbahet peng nga mazhoranca, pasi është përfitues i tenderëve nga qeveria.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit që zhvilloi Alibeaj me kryetarët e degëve të grupimit të tij në Fier miratoi edhe 6 kandidatura të tjera. Në Kamzë Alibeaj ka vendosur të kandidojë përball Rakip Sulit, kryetarin e Degës së PD-së të rrymës që drejton ai, Bilbil Bajraktarin. Por, përveç Rakip Sulit, Bajraktari do të sfidojë edhe një prej kandidatëve që do të dalë nga primaret. Në Kamzë në primare marrin pjesë kryetari i Degës së PD-së së rrymës së Berishës, Arjan Hoxha, ish-deputetit Asllan Dogjani, i cili edhe në zgjedhjet e 25 prillit mori një numër të konsiderueshëm votash dhe Shemsi Premçit. Të gjithë këta janë në garën brenda në PD-së në primare dhe më 4 dhjetor pritet të votohet.

KUSH JANË KANDIDATËT E TJERË

Sakaq, gazeta “Panorama” ka mësuar se në Bashkinë Poliçan nga grupimi i Alibeajt do të kandidojë Florian Qamo, i cili në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor të vitit 2021 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Në Kuçovë, ish-këshilltari Bashkiak përfaqësues i opozitës, Ilirjan Koxhaj, ka marrë përsipër të sfidojë Partinë Socialiste, por edhe aleancën Partia Demokratike e grupimit Berisha dhe Partinë e Lirisë. Koxhaj është me profesion ekonomist. Ndërkohë në Lezhë, Alibeaj ka vendosur të kandidojë mjekun Sandër Marku.

E fortë duket gara në Bashkinë Krujë. Në grupimin e z. Berisha janë 11 kandidatë që garojnë në primare, por kryetari i Degës i rrymës së Alibeajt, Sabah Sheta, ka vendosur të sfidojë kandidatin e PS-së, por edhe Ndriçim Babasin dhe garuesit e tjerë të primareve. Kujtojmë që Sheta ishte një nga mbrojtësit më të ekspozuar të Lulzim Bashës pas muajit shtator 2021 kur ishkryedemokrati përjashtoi Berishën nga PD-ja. Në një nga mbledhjet me kryetarët e degëve të zhvilluara në selinë blu, Sabah Sheta ka deklaruar se deputetët po i zhgënjejnë demokratët, duke i dalë kundër liderit Lulzim Basha.

Sheta është shprehur në atë kohë se ka ikur koha e servilëve dhe se duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD-në. Në vijim, ai tha se ata që bëjnë “selfie” duhet të largohen, pasi të gjithë të pranishmit në mbledhje janë të përkushtuar. “Deputetët janë pjesa jonë, por po na zhgënjejnë. Ka ikur koha e servilëve. Duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD-në, tani të kërkoj diçka, je pjesë e këtyre burrave që t’i rrimë deri në fund kësaj pune? E shoh që të gjithë këtu jemi të përkushtuar, prandaj ata të ‘selfie’-ve të na hiqen sysh”.

Marrë nga Panorama.al

enkelejd alibeaj agron kapllani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës