Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Taulant Balla tha se Partia Socialiste përshëndet çdo veprim të policisë dhe Drejtësisë, teksa tha se kjo tregon që ligji vepron mbi çdo kënd.
TIRANË- Koncepti kohë është realtiv! Kështu të paktën beson edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili u pyetur sot për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua pak ditë më Itali me 20 kg kokainë. Balla tha se Partia Socialiste përshëndet çdo veprim të policisë dhe Drejtësisë, teksa tha se kjo tregon që ligji vepron mbi çdo kënd.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e e policisë dhe të drejtësisë. Qëndrimi i PS është që ligji duhet të godasë mbi këdo. Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, tha Balla ndër të tjera.
Madje dhe theksoi që prej kohësh nuk është pjesë e tyre. Por sa kohë? Sa është koha për Ballën? Jo për gjë por më 7 Nëntor 2021, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e mori me vete fshehurazi në fushatë. Në fotot e hedhura në rrjetet sociale, një prej fotove, ku tregohen pjesëmarrësit, qëndronte dikush me kokën ulur. Aty fshihej i gjithi dhe i famshmi Agim Kajmaku.
I lumtur në krah të Lali Erit, më shpresë se në zgjedhjet që priten të shpallen për 5 bashkitë, do ishte sërish kandidat. Ndryshe planin B për Itali e kishte gati. Nga nëntori në qershor, i thonë 8 muaj, që për Ballën janë shumë kohë. Tek e fundit relative është, ndoshta për të janë shumë.
Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Po ashtu, përmendej se në Greqi njihej me emrin Jorgo Toto.
Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e kishte ditur për dënimin në vendin fqinj.
Por përveç se shkeli ligjin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe u kap më 7 korrik 2020, pasi përfundoi në spital nga diabeti. Ai akuzohej për falsifikim dokumentash. Fillimisht akuzat kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai kishte marrë vendime edhe pse KQZ kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, socialisti shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi të besuarin e tij.
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Kievit me homologun e tij në Malin e Zi, Dritan Aba...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Numri i deputetëve që ka shkuar në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike, ka pësuar së...
Erion Brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ngriti shqetësimin se si mund të jepet kredia për 7 minuta. ...
Mira Rakacolli TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se projektligji i ri &lsqu...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Në Komisionin për Çështjet Ligjore, zëvendësministrja e Shëndetësisë M...
Joe Biden TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendim për zgjerimin e masave të e...
Artan Lame TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaroi ditën e sotme se në institucionin që ai drejton ka problematika mirë...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla deklaroi nga selia e Kuvendit këtë të martë opinionin e t...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se misioni i reformës territ...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për medi...