LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ “Nisma Thurje” nis fushatën: Kryetarët janë kthyer në pronarë të partive, të ulet mosha e votimit deri në 16-vjeç

Kreu i "Nismës Thurje", Endrit Shabani u shpreh se “Nisma Thurje” kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16-vjeç. Ndërsa Pano Soko tha se sistemi aktual zgjedhor lufton partitë e vogla.

29 Qershor 2023, 11:29 Nga m.s
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ “Nisma Thurje” nis fushatën:
Nisma Thurje

TIRANE- "Nisma Thurje" ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu i "Nismës Thurje", Endrit Shabani u shpreh se “Nisma Thurje” kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16-vjeç. Shabani tha se në ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve, për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.

Ndërsa Pano Soko tha se sistemi aktual zgjedhor lufton partitë e vogla.

Atë që është e vogël nuk ka sens ta copëtosh në copa edhe më të vogla. Nëpërmjet rajonalizimit, partia në pushtet ka një mundësi kontrolli më të mirë të votës. Baronët lokal janë padronët e rajoneve, që arrin përsipër vota për të ndihmuar partitë në pushtet”, tha Soko.

"Ndarja territoriale. Në 2008 pati dy efekte, rriti fuqinë e kryetarit brenda partisë, dhe luftë brenda partive të vogla. Të pasurit autokraci dëmton edhe sistemin e menaxhimit të shtetit. Rajonalizimi ishte një ndër arsyet. Ne kemi qënë vetë viktima të kësaj strategji të mbrapshtë të 2008, votat tona duhet të kishin një përfaqësues, në 2021 nuk patëm përfaqësues për shkak të rajonalizimit. 

Spanja ka rajone, sepse janë disa popuj që duhet të jetojnë në një ombrellë, marrëdhënien mes tyre nuk e kanë shumë të mirë. Për të rregulluar një marrëdhënie, ata kanë ndërtuar një sistem rajonal dhe e çon në Parlament. Dhe aty bën sens ndarja rajonale, dhe në Zvicër, të cilët kërkojnë përfaqësimin në Parlament. Edhe në Gjermani. Po në Shqipëri çfarë kemi? Jemi një popull. Kush është sensi rajonalizimit? Ky është shtet i vogël, kjo u bë për një arsye. Nuk u bë për të mirë, 1- goditja e forcave të vogla, nëpërmjet rajonalizimit, partia në pushtet kontrollon votën. Dhe e dimë që ik në Shkodër do flasësh me filanin. Arsyeja e tretë: Përfitimi nga ndarja e padrejtë. Duhet eleminuar rajonalizimi. Kërkesa jonë kryesore është heqja e rajoneve, mundësisht kombëtarë. Mundësisht dy, por në 12 rajone, a thua jemi SHBA. Kjo është një ndër sfidat që do ti hedhin në publik. Aksioni do vijojë të shtunën në Durrës, për të rinisur një diskutim me mbarë qytetarët për të shkuar drejt referendumit për të zgjedhur populli".

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me këtë ndryshim synohet që t’i jepet fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Sipas tij, të dyja partitë përfituan numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare, vetëm si pasojë e ndarjes rajonale që kanë bërë me reformën territoriale.

“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetarëve. Vërtet këtë rradhë fitoi PS, 7 deputetë më tepër se sa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë”, tha Shehi.

12 PROPOZIMET e 4 partive opozitare për ndryshimin e sistemit zgjedhor:

1. Aplkimi i një Sistemi Zgjedhor Proporcional me katër ose më pak zona zgjedhore, duke respektuar ndarjen politike dhe ekonomike të rajoneve në Shqipëri.

2. Formula e shpërndarjes së mandateve të ndryshojë nga D’Hondt, ku pjesëtimi shkon në favor të partive të mëdha, në Saint Lague ku pjesëtimi me numra tek garanton një përfaqësim më të drejtë duke minimizuar deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

3. Subjektet zgjedhore të garojnë me me lista plotësisht të hapura, pa kufizuar preferencat e votuesit (i.e. shfuzimi i herësit në shpërndarjen e mandateve)

4. Zgjedhësi të ketë mundësi të zgjedhë brenda të njëjtës listë deri në 5 kandidatë preferencial (sipas modelit të vendeve të tjera psh Kosovës)

5. Fleta e votimit të përmbajë detyrimisht emrat e kandidatëve garues në listat garuese të subjekteve zgjedhore

6. Zëvendësimi i pragut kombëtar me pragun ligjor rajonal, i cili nuk mund të jetë më shumë se 1% e votave të marrë në rang rajoni

7. Aplikimi i sistemit proporcional preferencial, me dy preferenca, për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë

8. Aplikimi i sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura për këshillat bashkiak (njësoj si për zgjedhjet e përgjithshme)

9. Votimi i shqiptarëve të diasporës përmes postës, sipas modelit të aplikuar në vendet e zhvilluara.

10. Votimi elektronik pranë vendbanimit të përkohshëm, ose me postë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë përkohësisht brenda Shqipërisë por larg rezidencës së tyre të përhershme

11. Ulja e moshës minimale për të ushtruar të drejtën e votës që në moshën 16 vjeçare, e cila është mosha e përgjegjësisë ligjore

12. Aplikimi i kufizimeve proporcionale në organizmin e fushatës zgjedhore edhe në sektorin privat, përveç kufizimeve që aktualisht aplikohen në sektorin publik (si psh hapësira mediatike, reklamat dhe billboardet)

nisma thurje

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!